• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Monstrat” e Onkologjikut/ Sejamini: Grup i strukturuar kriminal, kanë bërë tregti me jetën dhe vdekjen

21:50 : 27/06/2024
në AKTUALITET

Analisti Neritan Sejamini thotë se skandali që ka shpërthyer në spitalin Onkologjik dhe mjekët e vendosur në qendër të tij, nuk mund të justifikohen me asgjë, duke përfshirë korruptimin e sistemit, sepse vendimet e tyre kanë qenë individuale dhe mund të kenë çuar deri në vdekje të pacientëve, duke bërë kështu tregti me jetën dhe vdekjen.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” , Sejamini tha se kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, të pajustifikueshëm nga asgjë, që meriton ndëshkim maksimal.

“Ky është një diskutim i vështirë. Sistemi dhe individi janë e njëjta gjë. Ky debati, jo sistemi dhe jo individi më duket pa ndonjë the. Në fund të ditës, kemi një mjek që ka një pacient dhe vendosë ti japë gjysmën e dozës këtij pacienti. Ky nuk mund të thotë më detyroi sistemi që të mos ja jap dozën njeriut që po vdes. Këta njerëz janë kriminelë si indivië. Nuk ka justifikim. Në fund të ditës vendimi që ka marrë ky individ është i tillë, ka një njeri që lufton për jetën me vdekjen dhe një mjek të cilit ky njeri i ka besuar jetën, ia përgjysmon ilaçin që duhet ti japë. Kur ky mjek merr këtë vendim, nuk e ka fajin Edi Rama, Sali Berisha, kapitalizmi apo komunizmi. E ka ky mjek, është vendimi i tij personal.

Çdo lloj zbehje e kësaj përgjegjësie personale është kriminale. Këta njerëz janë jo vetëm kriminelë, por janë grup i organizuar kriminal dhe duhet të hetohen si grup kriminal, sepse janë bërë bashkë për të bërë krimin më të rëndë në botë, për të bërë tregëti me jetën dhe vdekjen e pacientëve, në një sistem që prej mijëra vitesh i beson mjekut shërimin dhe jetën, përballë personave që janë betuar që do të bëjnë çdo gjë për të shpëtuar një njeri që ka nëvojë për ta. Është tradhtia më e madhe që i bëhet jetës dhe dinjitetit nga këta njerëz. Ta themi pra që janë kriminelë dhe janë përgjegjës personalisht për këtë gjë. Për veprimet e tyre nuk e ka fajin askush.

A mundet të flasim për këtë rast pa e zbehur? Ke mjek që kanë vrarë njerëz. A mund ta lëmë sistemin, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Enver Hoxhën? A mund të flasim për këtë rast? Mjekët duhet të dinë një gjë, të bësh tregëti me jetën e njerëzve është krim.

Lexo edhe:

Temperaturat e larta/ Mjekja: Fluks pacientësh në urgjencë, kush janë më të rrezikuarit

Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, mjekët: Si të veproni këto ditë përvëluese

Do të tregoj një histori, që nuk kam dashur ta tregojë se është banale dhe nuk kam dashur të dalë mesazhi i gabuar por po e tregoj. Duke qenë se kemi folur shpesh për krimin dhe drogën, më merr nje trafikant shqiptar drogE, që jeton në Evropë dhe trafikon nga Amerika Latine në Evropë. Në bisedat që kemi bërë në studio, i jemi referuar indirekt. Më mori dhe gjysëm kërcënim, gjysëm me shaka, gjysëm me respekt, por gjysëm kërcënim, më tha pak a shumë, çfarë pune kë ti vëlla me mua? Unë e marr drogën nga Amerika Latine dhe e sjell në Evropë, ua shes Europianëve, rrezikoj jetën time, vëllain ma kanë vrarë, bëj pare këtej, në Shqipëri sjell pare, ndërtoj dhe hap punë. Shko merru me ata të Bashkisë së Tiranës, që vjedhin paratë e tua, që janë për kalamajtë e tu, për çerdhet dhe spitalet, ata janë kriminelët, unë nuk jam kriminel. Tani, ai është kriminel, por po them diçka, këta mjekët janë më kriminelë se ai që merr drogën nga Argjentina apo Kolumbia dhe e çon në Spanjë.

Para këtij fakti duhet ta qepim gojën dhe të mos e relativizojmë, të mos themi që është dikush tjetër fajtor për vendimin e këtyre mjekëve. Për vendimin e tyre janë ata përgjegjës dhe duhet të hetohen dhe të mbajnë përgjegjësi totalisht si grupi i strukturuar kriminal”, tha Sejamini.

Etiketa: grup i strukturuar kriminalmjeketmonstratNeritan Sejaminionkologjiku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Temperaturat e larta/ Mjekja: Fluks pacientësh në urgjencë, kush janë më të rrezikuarit

22:00 : 11/07/2025
AKTUALITET

Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, mjekët: Si të veproni këto ditë përvëluese

20:35 : 27/06/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Gazetari: Shifrat tronditëse, 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

10:10 : 21/06/2025
AKTUALITET

“Skandal te Onkologjiku”/ Gazetari denoncon sërish: Pacientët me kancer sorollaten për një skaner

11:10 : 17/06/2025
AKTUALITET

“6 mln euro për satelitët, 4.3 për kopshtin Eden”/ Gazetari-Ramës: Gratë me kancer presin të ndizet pajisja

22:04 : 16/06/2025
SPORT

Vdekja e Davide Astorit, Gjykata dënon me burg tre mjekë

20:08 : 13/06/2025
Para

Onkologjiku/ Abilekaj: Skemë hajdutërie-kriminale që e kontrollon qeveria Rama

TË GJITHA

VIDEO/ Pamjet e sherrit të dhunshëm në Tushemisht, ‘i forti’ i hotel Drilonit dhunon kryeplakun

17:01 : 19/07/2025

Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij

16:58 : 19/07/2025

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

16:45 : 19/07/2025

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

16:38 : 19/07/2025

Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£

16:24 : 19/07/2025

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

16:07 : 19/07/2025

SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

15:58 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com