• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK minuta shtesë dhe një dërgesë 6 milionë euro Veliajve

14:08 : 26/06/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Dikur janë nisur 6 milionë euro nga Bullgaria në adresë të Arbër Veliajt, vëllait të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj nga kompania EM Group?! Zhvillimet në sinoret e akuzës, ngjajnë pak me ndeshjet e europianit në këto javë të nxehta, kur në shtesa shënohen gola e pëmbysen rezultate. Skedina gjithnjë befasuese. Kjo me sa duket ka bërë vaki edhe me lajmin qarkullues prej afro dhjetë ditëve se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar Gjykatës së Posaçme, masa sigurie për afro 20 persona, pushtet, politikë, medie, bashki, për inceneratorët.

Në korridoret mediatike me burime nga institucionet e drejtësisë, kishin dalë e përfliteshin forma dhe përmbajtja e shumë emrave e masat e kërkuara për gjithësecilin. Interesi kulmonte me emrin e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, për të cilin pohohej, se është në mes arrestite lirisë, detyrimit të paraqitjes, shoqëruar edhe me bllokim pasaporte, për moslargim nga vendi. Masa të cilat sipas rastit të ish-ministrit Ilir Beqja do të sillnin dhe një largim me hir e pahir nga detyra. Në mos një kërkesë të tillë do ta bënte Prokuroria në Gjykatë, për të mos dëmtuar e penguar hetimin. Prokuroria e Posaçme njoftoi se ende nuk ka konkretisht veprime, nuk ka një aksion të natës së të martës, për një sërë hetimesh, për të cilat ata konfirmuan se do të bëjnë me dije kur të ndodhin operacionet.

Nuk përmendi asnjë emër. As pohoi. As mohoi. Ku ka gjë, nuk është pa zë, po përmbysim urtinë popullore. Por realisht dosjet po vlojnë. Drejtuesi, zoti Dumani, e di mjaft mirë se oficerët e lartë të përfshirë në inkriminime bandash, kanë dijeni për kërkesë-arrestet dhe ata dinë mirë të bëjnë njoftime nate. Siç ka ndodhur e mjaft nga të kërkuarit janë larguar nga Shqipëria. Besueshmërinë e masave të kërkuara e shtoi kryeministri Edi Rama, teksa mundohej të mbronte gazetarët e jo SPAK, për daljet informative delikate nga dosjet.

Ndonëse kur kjo ndodhi, që Prokuroria veproi paligjshëmrisht ndaj gazetarit Elton Qyno, ku shigjetohet konteksti i deklaratës së Ramës për shembullin e përdorur, kreu i qeverisë nuk mbante mend, nuk u duk, e nuk nxorri kokërr germe në korsinë e duhur, të mbështetjes së medies. Tani janë shumë histori veze afër dhe ai kërkon aleatë shtesë.

Lexo edhe:

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

Veliajt..“Kolegët” me sa duket po tejkalojnë pritshmëritë e bashkiakut në hetim. Për Erion Veliajn, Arbër Veliajn, Ajola Xoxen me nënën e saj, në bisneset e artit më përfitime befasuese, ka të dhëna hetimore të cilat kanë konkluduar me hetim pasuror. Pasojë vijuese e një procedimi penal për drejtuesin e pushtetit vendor të Tiranës. Arbër Veliaj “pa zhurmë” gjendet si sipërmarrës shpërthyes sa u përket financave, e bizneseve të tij.

Siç ka ngjarë me të gjithë familjarët e kryebashkiakëve të kryeqytetit në këto 25 vite. Lidhje me 5D, me inceneratorët, me kompani mediatike, me tendera e përfitime kontraktuale, me ndikimin e “të parit të fisit’, të gjitha, janë nën sitë hetimesh. Është në këtë prurje të rë të dhënash një kompani bullgare, EM Group, me ortakë në Shqipëri. Veprimet hetimore kanë zbuluar se nga kompania EM Group në Bullgari, është bërë një pagesë prej 6 milionë eurove, në adresë të Arbër Veliajt? Kjo ka ardhur me anë të një letërporosie dhe me të drejtë BKH e SPAK, kërkon kohë verpimesh e rakordimesh financiare, të detajojnë qarkullimet mes kompanive, për të mësuar se sa përfitues janë vëllezërit e familja Veliaj në skemë!!

Natyrisht kjo nuk mund të kapërcehet me një masë shtërnguese, bllokim pasaporte për të mos ikur jashtë vendit, e një detyrim paraqitje të Erion Veliajt, pranë agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. A janë këto derdhje nga ofshorë? A janë përfitime nga pafundësia e qarkullimeve financiare të inceneratorëve, ku firmëtari ka gjetur shtegun të marrë hisen e tij? A po digjen “Veliajt” në incinerator, veprën e munguar të djegies së mbetjeve? SPAK të marrë kohë të mjaftueshme për çdo veprim të domosdoshëm. E rëndësishme për opinionin publik, taksat e paratë e tyre, është që SPAK, të mos presë të vendosë VAR-i, pra Rama dhe Ambasadat, nëse duhet pranuar goli, apo ishte ofsait!!!! Sot u bë një check…

Etiketa: 6 milionë euroaferaBasir ÇollakubullgariakorupsionqeveriashendetesiaspakVeliajve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025
AKTUALITET

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025
AKTUALITET

Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

16:18 : 15/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

14:46 : 15/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
Para

PD kërkon interpelancë për Onkologjikun, Bardhi: Koçiu injoroi raportin e KLSH

TË GJITHA

Do të përfundonte në Izrael, kapet gjysmë drogë në Athinë! Ishte fshehur në…

11:26 : 17/08/2025

Zjarret/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike

11:20 : 17/08/2025

Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

11:08 : 17/08/2025

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

10:56 : 17/08/2025

“Përroi i Bufit”/ U kapën në serat me kanabis në malet e Spanjës, arrestohen 4 shqiptarët

10:43 : 17/08/2025

Ukraina pretendon përparim në fushëbetejë teksa Zelensky përgatitet për takim me Trump

10:24 : 17/08/2025

Përplasen dy makina në autostradën Fier–Vlorë, krijohet trafik i rënduar

10:15 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com