• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama mbron komisonin “Xhafaj”: Padrejtësisht u parapërfytyra si përpjekje për kontrollin e drejtësisë

17:03 : 26/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ka marrë në mbrojtje të ashtuquajturin, Komisionin e Posaçëm AntiKorrupsion, ku në krye të tij ka vendosur Fatmir Xhafajn, vëllain e trafikantit të drogës, Geron Xhafaj.

Sipas kreut të qeverisë, u përfytyrua padrejtësisht si një përpjekje e tij për të vënë në kontroll drejtësinë. Rama tha se ky është një hap në procesin e integrimit që vjen pas hapjes së negociatave.

Kryeministri tha më tej se Kuvendi, duke shfrytëzuar kapacitetin që i jep kushtetuta duhet ta koordinojë këtë proces. Rama tha më tej se Qeveria nuk mund ta bëjë këtë gjë, pasu Kuvendi është i vetmi institucion sipas Kushtetutës ku mund të kërkohet llogari.

Edi Rama: Padrejtësisht u parapërfytyra si përpjekje e PS për të vënë në kontroll drejtësinë. Dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha për pse e ngritjes së komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash që nuk lodhet vetëm dhe drejtpërdrejtë me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura. E gjithë lënda për të kuptuar nismën gjendet në dokumentet e formulara gjatë dhe në fund të procesit të diagnostikimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave, një proces që në gjuhën e BE, quhet screening. Mundëson leximin deri në qelizë të gjendjes së organizimit të shtetit. Sigurisht pasohet nga recetat për të kuruar deri në fund atë organizëm duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e shtetit, të Shqipërisë në BE të përfundojë me një diagnozë plotësisht të qartë dhe të suksesshme. Ka qenë një proces që ka zgjatur për 14 muaj dhe janë përfshirë 157 institucione.

Janë 761 rekomandime të KE, po ti shihni ndahen në rekomandime për shtetin e së drejtës, për mirëqeverisjen dhe pastaj ndahen në pjesë të tjera për kriterin ekonomik, tregun e brendshëm. Ajo që ne kemi bërë duke ngritur komisionin Antikorrupsion, duke parë institucionet që kanë pjesën e tyre të peshës për të mbajtur në zbatimin e rekomandimeve dhe masave. Po të shohim te pjesa e masave, institucionet zbatuese fillojnë nga Kuvendi, Kryeministrinë, departamentin e administratës publike e me radhe dhe shkojnë me tutje të shkolla e Magjistraturës, avokati i popullit etj.

Lexo edhe:

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

Ndërsa po të vijmë tek drejtësia, meqë sa herë trajtohet çështja e kësaj nisme ngrihen antenat e atyre që s’dinë se ç’flasin, shikoni se sa pjesë zë drejtësia në këtë bllok. 59% të punës. Sot që flasim. Shikoni reformën në drejtësi, sa rekomandime në këtë proces nga BE, jo nga PS, për reformën në drejtësi 32 rekomandime. Nëse këtu lexohen si konsolidimi, dhënia e pavarësisë më tutje përkthehen në masa. Që do të thotë që ky proces është jo thjesht i nevojshëm por i domosdoshëm. Vetëm fakti që ne e morë përsipër dhe askush tjetër nuk e kupton dhe prandaj e keqinterpretojnë.

Ky fakt tregon sa i rëndësishëm është roli ynë dhe sa e domosdoshme që kjo punë të bëhet duke pasur në Kuvend një sy që është sot komisioni i posaçëm, nesër çfarëdo qoftë propozimi i cili me fuqinë që ka Kuvendi të mund të shoh këtë proces duke shfrytëzuar kapacitetin që i jep kushtetuta ta koordinojë këtë proces. Institucionet zbatuese këtu janë shumë qartë lidhen me ekzekutivi dhe një pjesë shumë e madhe janë të pavarura. Që nga KPK, KLGJ, SPAK, GJKKO, KLP, Gjykata e Lartë, ILD, Avokati i popullit, BSH, INSTAT, ERE, AMA, SHISH deri tek Universiteti Bujqësor. Thënë të gjitha këto pyetja është: kush e garanton popullin shqiptar, kush e garanton shtetin shqiptar që gjithë kjo masë institucionesh që është detyrimisht pjesë e kësaj skuadre do luajë si skuadër.

Kush ia jep garancisë Shqipërisë që në tryezën e negociatave nuk do ketë disa lojtarë që do shkëlqejnë, disa lojtarë që do ia hedhin fajin shokëve dhe disa lojtarëve që do paraqesin raport për mos paraqitje në ndeshje. Kush i kërkon llogaria? Qeveria, e pamundur. Ka vetëm një institucion, sipas Kushtetutës të RSH ku mund të kërkohet llogari. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Mbi ç’bazë mund ta kërkojë llogarinë për paraqitjen e Shqipërisë në këtë ndeshje që zgjat disa vite? Më the të thashë? Dua unë apo s’dua unë? Këtë duhet të bëjë ky proces. Në fund duhet t’i japi Kuvendi dhe të gjitha pjesëve të skuadrës sonë kombëtare një plan, një udhërrëfyes të kalendarizuar. Ajo që nuk dihet dhe ajo që nuk mundte ta bëjë askush përveç nesh, është si dhe kur, se çfarë dihet. Si dhe kur? Këtë duhet ta bëjmë ne. Për këtë arsye progresi i bërë është shumë i rëndësishëm të shihet edhe në shpejtësinë e vet, duhet të rrisim shpejtësinë e progresit. Progresi i bërë është i rëndësishëm të kuptohet dhe të përqafohet në përmbajtjen e tij nga të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë skuadër kombëtare. Nuk duhet të lejojmë që të jetë një proces i pakoordinuar mes të gjithë përbërësve të kësaj skuadre. Në fund në tryezën e negociatave ne jemi Shqipëria të gjithë. Nevoja për të pasur uniformitet, cila është strategjia, taktika, pozicioni në fushë e secilit, mund të bëhet e plotë vetëm përmes bashkëveprimit. Nevojë për të garantuar një shtet që është mekanizëm i harmonizuar antikorrupsion, në mënyrë që antikorrupsioni të jetë i shtrirë në të gjitha segmentet e funksionimit të shtetit në mënyrën e funksionimit te institucioneve. Subjektiviteti njerëzor të gjejë më pak hapësirë për të ndërhyrë dhe për ta ofruar korrupsionin si alternativë për ata që duan të marrë shërbimin nga shteti

Etiketa: anti-korrupsiondrejtesiaEdi Ramafatmir xhafajintegrimikomisioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

17:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

Nga njohja në burg me Lulzim Arapin, te takimi me Laert Haxhiun, “zbërthehet” në gjyq Artan Tafani

12:15 : 04/06/2025
AKTUALITET

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

10:53 : 04/06/2025
AKTUALITET

Bujqësia në mëshirën e qiellit

20:39 : 03/06/2025
Para

Ekuilibër i plotë në Grupin E, publikohen formacionet zyrtare të dy sfidave

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com