• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta pas skandalit te Onkologjiku, REL: Operacionet u garantonin pushimet në Maldive

21:46 : 26/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE
Fotografitë dhe emrat e punonjësve shëndetësorë që po hetohen.

Fotografitë dhe emrat e punonjësve shëndetësorë që po hetohen.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë më 26 qershor, duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu. Kërkesa për dorëheqje vjen një ditë pasi Prokuroria e Tiranës bëri të ditur se ka nisur hetimet ndaj disa mjekëve dhe punonjësve të spitalit të Onkologjisë, pasi dyshohen se ka krijuar një skemë abuzive duke transferuar pacientë nga spitali shtetëror në një klinikë private në Tiranë. Një ditë më parë shtatë persona, mes të cilëve edhe dy mjekë të spitalit të Onkologjisë dhe zëvendësdrejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë vënë nën hetim dhe janë shkarkuar.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin e Onkologjisë”, u tha në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë thanë se përgjegjës për këtë rast, por edhe për mjaft denoncime të tjera të ngjashme në media, nuk janë vetëm mjekët e vënë nën hetim, por edhe drejtues të Qendrës “Nënë Tereza” dhe të Ministrisë së Shëndetësisë. Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Ç’u bë me betimin e Hipokratit?” apo “Ministria e Vdekjes”, referuar Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kërkojmë dorëheqjen e ministres Koçiu, dorëheqje edhe të zinxhirit drejtues të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Të klasifikohet vrasje me dashje mungesa e mjekimit në spitale dhe lënia e pacientëve pa mjekim. T’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit për mjekët dhe infermierët që nuk ofrojnë shërbime për të sëmurët”, ishin disa prej kërkesave të protestuesve.

Lexo edhe:

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

Protestë te Kryeministria, durrsakët kundër projektit TID: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

Protestuesit bënë thirrje që hetimet për këtë rast të vazhdojnë dhe të vihen para përgjegjësisë të gjithë ata persona që janë të përfshirë në këtë skemë. Në disa prej pankartave që mbanin protestuesit, shkruhej “Devijim destinacioni”, apo “Si të duken Maldivet” kjo për faktin se në përgjimet e bëra publike në media, mjekët diskutonin për numrin e operacioneve që duhet të bënin për të garantuar pushime në Maldive. Për këtë çështje opozita ka kërkuar interpelancë urgjente në Kuvend me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Sipas autoriteteve shqiptare, shtatë punonjësit e spitalit shtetëror bashkëpunonin me administratorin e një klinike private, duke dërguar atje pacientët me sëmundje tumorale, që detyroheshin të paguanin deri në 3.000 euro për shërbimin që e përfitojnë falas në qendrën “Nënë Tereza”. Ata kanë bashkëpunuar edhe me administratorin e një farmacie. Sipas prokurorisë dyshohet se “disa prej barnave që janë medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e Onkologjisë, janë dërguar në farmaci dhe u janë shitur pacientëve”.

Gjatë hetimeve, prokuroria tha se gjeti se aparatura e kobalto-terapisë, që ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2021 nuk është shfrytëzuar dhe nuk është vendosur në funksionim. Aparatura e kobalto-terapisë përdoret për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, sidomos për ata me kancer të lëkurës. Që kjo aparaturë të funksionojë duhej krijuar një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sipas kushteve të përcaktuara ndërkombëtarisht.

“Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike. Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar, por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje”, u tha në dosjen e Prokurorisë.

Me urdhër të Prokurorisë në Tiranë është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore private ku dërgoheshin pacientët. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në disa farmaci, në njërën prej tyre janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë prej 10.000 eurosh.

Skema e transferimit të pacientëve nga Onkologjia te klinika private është zbuluar përmes personave të infiltruar dhe përgjimit të bisedave. Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës theksohet se përgjimet kanë zbuluar se si punonjës të Onkologjisë u afroheshin të afërmve të pacientëve dhe u sugjeronin që të kryenin operacione në klinikën private, pasi në atë shtetërore radha ishte shumë e gjatë. Gjithashtu ata siguronin medikamente për kimioterapi, duke u shitur deri në 1.500 euro ilaçe që ishin për përdorim spitalor./REL

Etiketa: onkologjikuproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

11:14 : 08/11/2025
AKTUALITET

Protestë te Kryeministria, durrsakët kundër projektit TID: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

13:58 : 07/11/2025
RAJONI

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

13:04 : 07/11/2025
AKTUALITET

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025
AKTUALITET

Rama kërkon të shuajë konceptin e familjes, shqiptarët thirrje Trumpit: Ndihmoje popullin tonë

20:44 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kundër projektligjit të Barazisë Gjinore, tjetër protestë sot para Parlamentit

15:34 : 06/11/2025
Para

Skandali i Onkologjikut/ Lapaj: Maskarallëk kolektiv

TË GJITHA

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025

Kryemadhi kritike: PL nuk ka struktura, deputetët s’paguajnë as kuotën mujore

18:16 : 08/11/2025

Zjarr në një fabrikë parfumesh në Turqi, shënohen 6 viktima

18:01 : 08/11/2025

Një kontrabandist në krye të Antikontrabandës së Gazhelit

17:50 : 08/11/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Shiten të gjitha biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

17:38 : 08/11/2025

Makina përplaset me motorin në Shkodër, plagoset një 19-vjeçar

17:33 : 08/11/2025

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com