• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Euro 2024

Ngërç me Brojën, Silvinjo nuk gjeti “formulën” për të çliruar sulmuesin

20:50 : 26/06/2024
në Euro 2024, SPORT

Futbolli është lojë kolektive, ku gjithçka funksionon si një orkestër.

Pastaj janë yjet që bëjnë “violinat e para” të orkestrës. Ata udhëheqin skuadrat e tyre dhe këto të fundit logjikisht ndërtohen rreth tyre. Sepse jo çdo skuadër e ka një yll, apo shumë yje.

Shqipëria ka një skuadër kompakte me dy yje në gjirin e saj, Kristjan Asllanin dhe Armando Brojën. I pari ia ka dalë të bëhet një nga “violinat e para” të Kombëtares, i dyti ende jo, sigurisht edhe për shkak të dëmtimit që kaloi.

Për të qenë sa më të qartë, Broja nuk është një çështje e mirëfilltë në Kombëtare: nuk ka polemika as prej tij pas Europianit dhe as nga trajneri Silvinjo. Por diçka nuk shkon, s’ka sintoni dhe “feeling” mes tyre.

Deklaratat që të dy kanë dhënë ditët e fundit nuk janë sulme ndaj njëri-tjetrit, por e kanë një mesazh brenda. Sulmuesi ka dashur më shumë minuta, ndërsa trajneri ka “justifikuar” zgjedhjet e tij me qëllimin që skuadra të marrë më të mirën në varësi të situatave dhe kundërshtarit.

Lexo edhe:

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

Pas barazimit me Kroacinë, trajneri Silvinjo e argumentoi kështu mungesën e Brojës: “Broja është një lojtar për fushë të hapur, i jashtëzakonshëm, të mbyt, sepse ka fuqi. Por ata po fitonin dhe luajti Daku për të bërë rrëmujë, lufton fort për gjithçka. Prandaj 10 minutat e fundit e zgjodhëm për këtë qëllim”.

Pas ndeshjes së fundit Broja u shpreh hapur se do të luajë më shumë: “Ky turne vjen një herë në 4 vjet. Ndoshta do ta luash vetëm një herë në jetë. Kisha dashur të luaj më shumë, por jam lojtar dhe duhet të respektoj çfarë thotë trajneri. Mund të bëja më mirë në ndeshjen e parë, me Kroacinë mund të më fuste, do kisha pasur shumë dëshirë”.

Fakt është që Shqipëria nuk mundi t’i marrë më të mirën Brojës në “Gjermani 2024”. Silvinjo nuk e vuri në diskutim përfshirjen e sulmuesit në listë, edhe pse vinte nga dëmtimi, i dha minuta në ndeshjet testuese, e aktivizoi titullar kundër Italisë, e la në stol kundër Kroacisë dhe e futi si zëvendësues kundër Spanjës. Një strategji pak çorientuese kjo e trajnerit për Brojën.

Në anën tjetër, sulmuesi u mjaftua vetëm me disa shkëndija në ndeshjen e parë me Italinë, ndërsa me Spanjën pati dy mundësi të arta për të barazuar që nuk i shfrytëzoi. Mbase Broja nuk është në formën më të mirë, por është detyra e trajnerit ta çojë në këtë pikë, duke punuar teknikisht, taktikisht, por edhe duke bërë psikologun.

Mund të ketë faj Silvinjo dhe stafi i tij, mund të ketë faj edhe vetë Broja, apo edhe të dyja palët bashkë. Vështirë të nxjerrësh një konkluzion të qartë në këtë moment, që më pas do të ditonte zgjidhjen.

Ajo që na intereson të gjithëve ka të bëjë me faktin se Broja është ylli ynë dhe duhet të ndriçojë me fanellën kuqezi. Talenti është i padiskutueshëm, por “karakteri vlen më shumë sesa talenti”. Silvinjo, ose më mirë Kombëtarja, duhet të shpëtojë “ushtarin” Broja./Panoramasport

Etiketa: armando brojaEURO 2024ShqiperiaSilvinjo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025
AKTUALITET

Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj! 12 mijë të pajisur me leje pune

20:45 : 25/08/2025
AKTUALITET

Modeli i republikës tonë

16:53 : 24/08/2025
AKTUALITET

Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

22:51 : 22/08/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare

15:12 : 21/08/2025
Para

Vrau me thikë kuzhine Alfons Doçin në burg, Xhuliano Halili merr përsipër krimin

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com