• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mark Rutte zgjidhet në krye të NATO-s

15:53 : 26/06/2024
në BOTA

32 vendet anëtare të aleancës së NATO-s zgjodhën të mërkurën kryeministrin Holandez Mark Rutte në krye të organizatës më të madhe të sigurisë në botë, në një kohë kritike për sigurinë evropiane ndërsa vazhdon agresioni rus në Ukrainë. Presidenti Joe Biden dhe homologët e tij do ta mirëpresin zotin Rutte zyrtarisht si shefin e ardhshëm të NATO-s në takimin e nivelit të lartë që zhvillohet në Uashington në fillim të korrikut. Shefi i ri i NATO-s do ta marrë zyrtarisht detyrën më 1 tetor nga zoti Stoltenberg i cili e drejtoi aleancën perëndimore për më shumë se një dekadë.

Vendet aleate të NATO-s zgjodhën të mërkurën kryeministrin holandez Mark Rutte në postin e shefit të ardhshëm të aleancës perëndimore mes agresionit rus në Ukrainë dhe pasigurisë së qëndrimit të Shteteve të Bashkuara në të ardhmen ndaj aleancës transatlantike.

Kandidati tjetër për postin drejtues të aleancës, Presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar se po hiqte dorë nga gara pasi nuk kishte arritur të siguronte mbështetjen e duhur.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut tha në një deklaratë se: “Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke zëvendësuar zotin Jens Stoltenberg”.

“Zoti Rutte do të marrë zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm nga 1 tetori 2024, kur përfundon mandati i zotit Stoltenberg, pas dhjetë vitesh në krye të aleancës”, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe:

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

Avionët rusë shkelin hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse paraqesin kërcënim

Pasi bëri të njohur interesin e tij për postin vitin e kaluar, zoti Rutte fitoi mbështetje të hershme nga anëtarët kryesorë të aleancës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë. Zoti Rutte e ka shprehur qartë qëndrimin e tij në të kaluarën.

“Ne duhet ta ndalojmë agresionin rus, agresionin e Putinit. Së bashku me partnerët dhe aleatët tanë, të bashkuar, të vendosur dhe në solidaritet. Kjo është e vetmja rrugë”, tha kryeministri holandez, Mark Rutte.

Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se e mirëpriti ngrohtësisht zgjedhjen e zotit Rutte si pasardhësin e tij.

“Mark është një mbështetës i fortë i marrëdhënieve transatlantike, një udhëheqës i fortë dhe ndërtues i konsensusit. E di që po e lë NATO-n në duar të sigurta”, tha zoti Stoltenberg.

NATO-ja i merr vendimet me konsensusin e 32 vendeve anëtare. Shefi i ri i aleancës do të përballet me sfidën e ruajtjes së mbështetjes për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus, pa përfshirë drejtpërdrejt aleancën në një luftë me Rusinë.

Zoti Rutte gjithashtu do të përballet me mundësinë e fitores së zotit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, skeptik ndaj NATO-s.

Kthimi i mundshëm i zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë i ka nervozuar udhëheqësit e aleancës perëndimore, ndërsa ish presidenti ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë amerikane për të mbështetur vendet anëtare të NATO-s në rast se ato sulmohen./VOA

Etiketa: mark ruttenato

Lajme të lidhura

RAJONI

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025
BOTA

Avionët rusë shkelin hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse paraqesin kërcënim

17:51 : 24/10/2025
BOTA

Dy avionë rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë

19:50 : 23/10/2025
BOTA

Trump paralajmëron Putin: Nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë, do ndërhyjë SHBA

19:51 : 15/10/2025
BOTA

Rutte: Po punojmë me BE-në për mburojën evropiane kundër dronëve

12:39 : 15/10/2025
BOTA

NATO nis stërvitjet bërthamore

21:31 : 13/10/2025
Para

Trajneri i Zvicrës kërcënon Italinë: Duhet të na e këtë frikën

TË GJITHA

Krim brenda familjes në Durrës! Djali vret me thikë babain

14:41 : 28/10/2025

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025

Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja

14:38 : 28/10/2025

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025

Trafik kokaine në Zvicër, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

14:22 : 28/10/2025

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025

Rrahu rojen e Gjykatës së Vlorës, lirohet nga burgu për 5 mln lekë avokati i Monika Kryemadhit

14:07 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com