• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Informaliteti në ekonomi është rritur, mos marrja e përfitimeve mbrapsht “zhgënjen” shqiptarët

09:02 : 25/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Bizneset dhe individët perceptojnë se informaliteti në ekonomi është rritur gjatë vitit të fundit, sipas një sondazhi që “Monitor” zhvilloi në faqen e vet të internetit përmes aplikacionit ECR (Engaged Citizens Reporting).

Sondazhi u plotësua nga 404 anketues (30% biznese dhe 70% individë) nga i gjithë vendi. 94% e të anketuarve ishin me arsim të lartë e pasuniversitar.

61% të anketuarve thanë se informaliteti në ekonomi është rritur gjatë vitit të fundit, përkundrejt 29% që pohuan se nuk ka ndryshuar dhe vetëm 9% që pohuan se është ulur (shiko grafikun: Gjatë vitit të fundit, informaliteti në ekonomi).

Bizneset perceptojnë se informaliteti është rritur më shumë, në raport me individët. 75% e të anketuarve biznese thanë se informaliteti është rritur vitin e fundit, përkundrejt 56% që raportuan individët.

Gjetjet e sondazhit u prezantuan Konferencën Ekonomike me temën “Ristrukturimi Ekonomik për një Perspektivë të Re”, një bashkëpunim i Dhomës Amerikane të Tregtisë me Revistën Monitor.

Lexo edhe:

Berisha: Paratë e drogës në ekonomi, do të ndalen me dorë të hekurt

Sipërmarrja kriminale dhe politika e investimeve në Shqipëri

Arsyet kryesore që dhanë individët për përhapjen e punësimit informal ishin: Nuk shohim përfitime në formë shërbimesh nga shteti përkundrejt kontributeve të sigurimeve dhe tatimeve; Shërbimi shëndetësor na ofrohet kundrejt pagesës dhe nuk është me leverdi të paguhen sigurimet shëndetësore; Pensionet janë të vogla dhe nuk është me leverdi të paguhen sigurimet shoqërore (shiko grafikun: Cilat janë arsyet kryesore për përhapjen e punësimit informal sipas jush).

“Gjetjet e sondazhit tregojnë qartë se individët perceptojnë se taksat që ata paguajnë nuk u kthehen mbrapsht dhe si rrjedhojë nuk janë të prirur të ushtrojnë presion ndaj punëdhënësve të tyre për të deklaruar pagat e plota”, tha Ornela Liperi, kryeredaktore e Revistës “Monitor”.

Diana Leka, Drejtore e Sektorit të Këshillit të Investimeve tha gjatë konferencës se nuk ka një strategji të saktë dhe të qëndrueshme kundër informalizimit. “Duhet të fokusohemi në zgjerimin e bazës së tatimpaguesve dhe edukimin. Ne duhet të kemi institucione të qëndrueshme që duhet të japin zgjidhje dhe jo modele”.

“Sistemi i taksimit te ne është i komplikuar, duke sjellë informalitet të lartë. Sistemi duhet të jetë i thjeshtë për tu kuptuar dhe aplikuar, me qëllim kapjen e shkeljeve, jo vendosjen e gjobave të larta”, tha Adrian Shehu, kryetar i komunitetit të tregtisë dhe investimeve i Dhomës Amerikanë të Tregtisë. “Për të luftuar informalitetin, duhet të vendosim mekanizma dhe të shohim si i tërë, jo vetëm elementët. Një problem madhor është korrupsioni, që ndikon në rritjen e informalitetit”.

Presidenti i AMCHAM, Grant Van Cleve tha se ne jemi duke konkurruar me shtete që kanë nivele taksash më të ulëta dhe të drejta, dhe kjo duhet të ndodhë edhe në Shqipëri.

Pse ka informalitet dhe si mund të ulet ai?

Në sondazh bizneset raportuan se konkurrenca nga bizneset informale dhe konkurrenca e padrejtë nga subjektet që favorizon administrata shtetërore janë pengesat kryesore që i nxisin subjektet drejt informalitetit. (shiko grafikun: BIZNESET- Cilat janë pengesat kryesore që ju nxisin drejt informalitetit?) Faktor i rëndësishëm mbeten taksat e larta, me tatim fitimin që konsiderohet si detyrimi që ka barrën më të lartë. (grafiku: Cilat detyrime fiskale konsideroni që nxisin më shumë informalitetin?)

Individët mendojnë që lufta kundër korrupsionit do të ishte masa kryesore që do të ndihmonte në uljen e informalitetit, ndërsa bizneset pohojnë se ulja e nivelit të taksave dhe kontributeve do të kishte më shumë efekt. (shiko grafikun: BIZNESET – Cilat masa mendoni se do të ndihmonin në uljen e informalitetit?)

Aplikacioni ECR mundëson dhe marrjen e opinioneve nga bizneset dhe individët, duke ruajtur anonimatin. Krahas alternativave me zgjedhje, të anketuarit u pyetën lidhur me propozimet e tyre për masat që do të ndikonin në uljen e informalitetit në ekonomi.

“Asnjë masë e veçuar nuk do jepte rezultatet e pritshme. Kërkohet një analizë e mirëfilltë në nivel ekspertësh dhe që kanë gjithë informacionin e nevojshëm. Duhen dhe ligje më cilësore dhe reforma”, thotë L.B, që ka një biznes të vogël në Tiranë.

“Problemi nuk është te informaliteti, por te sistemi ekonomik totalisht anormal dhe i dëmshëm, i cili nga gjeneza ka incentivuar pa masë investimin në pasuri të patundshme, në kurriz dhe në dëm të sipërmarrjes prodhuese, aq sa sot të investosh në sipërmarrje prodhimi është pothuajse me zero interes”, pohon I.S, financier në disa firma në kryeqytet.

“Duhet thjeshtësimi i procedurave administrative për formalizimin, luftë kundër korrupsionit, duhet të aprovohen rregullore dhe ligje për të shmangur apo për të hequr cash-in në qarkullim”, thotë A.S, individ, i punësuar me kohë të plotë.

“Mendoj që fjalë si “lufta kundër korrupsionit” etj janë klishe. Forcimi i kontrolleve nga institucionet përgjegjës si psh AKU etj është sfidë dhe do një sistem të fortë monitorimi”, pohon A.D, sipërmarrëse e një biznesi të vogël në Tiranë.

“Duhet që taksat të na kthehen nga shteti në formën e shërbimeve formën e shërbimeve”, thotë një i vetëpunësuar në Tiranë.

“Një masë nxitëse do të ishte rimbursimi i TVSH-së edhe për Individët, ofrim shërbimi cilësor dhe pa korrupsion në shërbimin shëndetësor, liberalizim të tregut të pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore që të paguhen në institucionet private ose publike sipas ofertës së shërbimit”, thotë E.L, individ në Tiranë.

“Do të ishte më i përshtatshëm taksim i sheshtë në kushtet e Shqipërisë për të mos pasur devijim të bazës së taksueshme”, shkruan një i anketuar që ka biznes të vogël në Tiranë.

“Klientët nuk duan faturë. Praktikisht ose duhet tu shesësh e të mos u bësh faturë, ose të mos u shesësh fare. Nga ana tjetër furnitorët lokalë duan të rrinë poshtë pragut të pagesës se Tatim fitimit dhe për rrjedhojë duk duan të deklarojnë”, thotë përfaqësuesi i një biznesi të madh në Lezhë.

‘Niveli i lartë i informalitetit lidhet edhe me kulturën tonë si shoqëri për të bërë biznes. Të bësh evazion shpeshherë është si një detyrë ku nuk perceptojnë dot të kundërt edhe pse mund të jenë në kushtet që formalizimi nuk shkakton ngarkesë tatimore”, thotë përfaqësuesi i një biznesi të vogël në Tiranë.

“Shërbimet eAlb/eGov janë komplet jashtë kontrollit dhe po kthehen në pengesë shumë të madhe dhe po amplifikojnë e po i shërbejnë korrupsionit. Çdo aplikim aty refuzohet dhe si rrjedhojë duhet të gjesh personat përkatës e të paguash ryshfet për të mbaruar punë”, thotë përfaqësuesi i një biznesi të vogël në Tiranë./ MONITOR

 

1 nga 7
- +
Etiketa: ekonomiinformalitetipagesarritetshqipatret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Paratë e drogës në ekonomi, do të ndalen me dorë të hekurt

21:46 : 05/05/2025
AKTUALITET

Sipërmarrja kriminale dhe politika e investimeve në Shqipëri

15:41 : 03/05/2025
BOTA

Ekonomia amerikane tkurret me 0.3% në tre mujorin e parë të 2025

15:49 : 30/04/2025
AKTUALITET

Paga minimale u rrit në të gjitha vendet e Rajonit, përveç Shqipërisë, mbetet më e ulëta

10:00 : 29/04/2025
AKTUALITET

Emigrantët mes burokracive dhe informalitetit për të investuar në Shqipëri

17:27 : 24/04/2025
BOTA

Ekonomia e Kalifornisë kalon Japoninë, renditet e katërta në botë

16:40 : 24/04/2025
Para

Franca me Anglinë zbresin në fushë, njihuni me përballjet e ditës së sotme

TË GJITHA

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com