• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Krizë legjitimiteti”/ Kuvendi miratoi ligje pa kuorumin e nevojshëm

21:48 : 24/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Mes mungesës së debatit parlamentar, Kuvendi ka kaluar një sërë ligjesh në mënyrë të paprecedentë, pa pasur kuorumin e nevojshëm. Ligjet e kaluara në shkelje të rregullores, vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tyre dhe shënojnë precedentë negativ në punën e Kuvendit.

Në seancën parlamentare të 7 marsit 2024, deputetët e mazhorancës vijuan të pashqetësuar votimin e projektligjeve, mes fishkëllimave të bilbilave dhe bllokimit të foltores nga opozita. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, që drejtonte seancën, hodhi në votim 5 projektligje, mes të cilëve edhe propozimi kontrovers për shtyrjen e afatit të ligjit për Investimet Strategjike.

“I ftoj kolegët të bëhen gati për procesin e votimit. Hapet votimi për prezencën. Mbyllet votimi”, – dëgjohet zv. kryetarja e Kuvendit, e cila pas mbylljes së votimit shton: “Vijojmë me votimin e akteve”.

Por votimi u bë në një seancë pa kuorum, vetëm me votat e ligjvënësve socialistë. Në procesverbalin e kësaj seance, rezulton se vetëm 68 deputetë socialistë ngritën kartonin për të provuar prezencën e tyre në sallë, kur rregullorja e Kuvendit përcakton se: “Kuorumi për çeljen e votimit parlamentar është të paktën me 71 deputetë”.

Nënkryetarja e Kuvendit “mbylli sytë” përballë rregullores dhe e realizoi procesin e votimit duke numëruar edhe deputetët e opozitës, që ishin në sallë, por nuk deklaruan pjesëmarrjen.

Lexo edhe:

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

Ekspertët e konsiderojnë shkelje flagrante këtë “ngatërrese” në numërimin e kartonave.

“Rregullorja e Kuvendit, në nenin 55, pika 4 thotë se “Për përcaktimin e kuorumit dhe të shumicës së deputetëve, Kryetari i Kuvendit i referohet vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar”, – shprehet Roden Hoxha, Doktor i Shkencave në Jurisprudencë.

Për Erjon Tasen, drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve politike, “gabimi në numërim” lidhet me nxitimin për të votuar me çdo kusht një ligj të debatueshëm, dhe jo me mungesën e eksperiencës nga drejtuesja e seancës apo këshilltarëve ligjorë të Kuvendit.

“Në të dyja rastet, është një shkelje e rregullores dhe shënohet një precedent negativ në punën e Kuvendit”, – sqaron Erjon Tase.

Me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për “Deklarimin e pavlefshëm/anulimin e votimeve të kryera në seancën plenare të datës 07.03.2024” votimi u ripërsërit 22 ditë më pas. Sekretariati për procedurat, votimet dhe etikën, e shpalli të pavlefshëm votimin në seancën e 7 marsit. Megjithatë mazhoranca arriti të votonte sërish ndryshimet për zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike deri më 2027.

Përsëritja e votimit konsiderohet e vonuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), që monitoron prej vitesh aktivitetin parlamentar, “por krijon një precedent pozitiv”.

Ky nuk është i vetmi rast, kur votimi i ligjeve apo akteve nënligjore bëhet duke shkelur rregulloren e Kuvendit nga vetë ligjvënësit.

Përjashtimi i 26 deputetëve të opozitës, për 10 ditë, në tetor të vitit 2023 po ashtu u bë në shkelje të procedurave të Kuvendit nga vetë organet e tij. Pas kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, vendimi u mor nga sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në mbledhjen e 19 tetor 2023 që drejtohej nga Klotilda Bushka.

Nga procesverbali,  duket se kjo mbledhje nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta, përmendet shpesh herë rregullorja  dhe “veprime të papajtueshme me rregulloren”. Por në asnjë rast deputetëve të përjashtuar nuk ju është dhënë mundësia, sipas parashikimeve të rregullores, për t’u pyetur, për t’u dëgjuar apo paraqitur shpjegimet e tyre.

“Shqyrtimi i çështjes kryhet nëpërmjet një procedure që i garanton të drejtën e deputetit për t’u informuar për kërkesën, për t’u pyetur, për t’u dëgjuar, për të paraqitur shpjegimet e tij, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, për t’u njohur me provat dhe dokumente të tjera”, – thuhet në rregulloren e Kuvendit, e cila u shkel nga sekretariati i Etikës.

Për juristin Roden Hoxha, ky parashikim specifik i rregullores i jep deputetit disa garanci procedurale në mënyrë që procesi të konsiderohet korrekt.

“Procedura të tilla bien ndesh jo vetëm me rregulloren e Parlamentit, por edhe me parimet kryesore të procedurave administrative dhe gjyqësore të mirë themeluara dhe mbrojtura nga vetë kushtetuta’, – shprehet Roden Hoxha.

Sipas tij është e pakonceptueshme që një institucion, në procese të Komisioneve Hetimore përcaktojnë procedura dhe afate specifikisht për të ruajtur këto parime, ndërkohë që përmes vendimmarrjes së organeve të tij të përhershme, shkel të drejtat procedurale të plotë 26 anëtarëve të tij.

“Kjo sjellje krijon një precedent të rrezikshëm për marrëdhëniet e ardhshme të kuvendit me anëtarët e tij”, – argumenton ai.

Të tjerë ekspertë sugjerojnë se shumica qeverisëse duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë për të siguruar qetësinë e nevojshme që edhe pakica të ushtrojë mandatin e saj.

“Këto demonstrime të forcës nga mazhoranca ishin një pasojë e krizës politike dhe bllokimeve të dhunshme të punimeve të kuvendit”, – shprehet Erjon Tase.

Viti 2023 përbën një “rekord” sa i përket përjashtimit të deputetëve me plot 85 raste. Asnjë prej tyre nuk ishte nga mazhoranca.

“Gjatë periudhës kur PS ishte në opozitë (2005-2013) ka pasur në total 23 përjashtime, ndërsa gjatë viteve të PS në qeveri janë shënuar 62 përjashtime. Edhe ndër legjislaturat e qeverisjes së PS-së ka ndryshime, pasi në legjislaturën e parë 2013-2017 ka pasur disa penalizime edhe për deputetë të mazhorancës, kryesisht ish-deputetë të larguar nga dekriminalizimi, por në 85 rastet e vitit të fundit asnjë nuk është nga pala e pushtetit”, – sqaron raporti i Instituti i Studimeve Politike për periudhën shtator- dhjetor 2023.

Shkeljeve nuk u kanë shpëtuar as ndryshimet e ligjeve. Më flagranti ishte ligji i propozuar për zgjatjen e mandatit dhe zgjedhjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave, ku u zbulua se ndryshimet e kërkuara në ligj nga dy deputetë socialistë, ishin shkruar nga vetë Skënder Gjinushi, që u rizgjodh mes debateve kryetar i Akademisë së Shkencave.

“Lobimi” dhe konflikti i interesit në rastin konkret është flagrant, si nga ana e draftuesit, ashtu edhe nga ana e deputetëve propozues dhe mbështetësve të projektligjit.

“Ndodhemi përpara një shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 21, të Kodit të Sjelljes, i cili parashikon qartazi se takimet, ndërveprimet, mbështetja dhe angazhimi me palë të treta nën efektin e lobimit, duhet të bëhen publike dhe duhet të jenë të dokumentuara. Në këtë rast kemi një shkelje të Kodit të Sjelljes, ndaj deputetëve të përfshirë duhet tu tërhiqet vëmendja”,  – shpjegon juristi Roden Hoxha.

Nga ana tjetër, për Erjon Tasen, ky rast është “një pasqyrë e mungesës së kulturës demokratike, që sjell mungesën e besimit ndaj institucioneve”.

Në kuvend, ligjet “domain” i mazhorancës

Në një Republikë Parlamentare, ligjvënësit kanë të drejtën të propozojnë projektligje në Kuvendin e Shqipërisë. Por propozimi i ligjeve është bërë “domain” i mazhorancës politike.

Nga 1 Janari i vitit 2020 deri në 31 dhjetor të 2023, në Kuvendin e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave ka propozuar 458 projektligje. Po ashtu deputetët, në po të njëjtën kohë kanë propozuar 124 nisma ligjore. Edhe në këtë rast, një pjesë e madhe e tyre e propozuesve i përkasin mazhorancës.

Në raportin e publikuar nga ISP për sezonin shtator- dhjetor 2023, ndër gjetjet kryesore renditet fakti se parlamenti miratoi një numër të konsiderueshëm aktesh, të gjitha inciativa nga qeveria.

“Nga 23 nisma ligjvënëse vetëm një numër i vogël ishin realisht nisma serioze dhe individuale. Disa prej akteve të qeverisë ndoqën procedurë të përshpejtuar dhe u pasuan me kritika serioze për qëllimet e tyre”, – thuhet në një nga gjetjet kryesore të raportit. Raporti po ashtu gjeti se “sesioni reflektoi më shumë ndikim nga interesat elektorale për zgjedhjet lokale sesa debate normale politike”.

Erjon Tase e sheh si diçka normale që ekzekutivi është hartuesi kryesor i ligjeve.

“Sepse ka detyrimin dhe kapacitetet për legjislacion”, – shprehet ai, duke shtuar se do të duhej që opozita të ishte më aktive me nisa ligjore, por për fat të keq në një klimë të egër mes dy krahëve “çdo nismë që nuk siguron mbështetjen nga mazhoranca do të rrëzohet”./Citizens

Etiketa: krizëkuorumKuvendilegjitimitetiligjemiraton

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

22:13 : 04/06/2025
BOTA

Dështon për të 26-n herë me radhë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

11:36 : 04/06/2025
RAJONI

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:38 : 31/05/2025
AKTUALITET

Shteti i Kosovës meriton shumë më tepër respekt, sesa rekorde botërore për të zgjedhur kreun e KUVENDIT

12:34 : 30/05/2025
BOTA

Bllokimi i Kuvendit/ Bislimi: LVV tani nuk ka nevojë për partnerë

14:49 : 29/05/2025
Para

Spanja kryeson pas 45 minutash ndaj Shqipërisë, vendos një gol

TË GJITHA

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com