• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Apple në shkelje të rregullave të BE-së për teknologjinë

19:11 : 24/06/2024
në BOTA, Teknologji

Rregullat e platformës së aplikacioneve “App Store” të kompanisë Apple shkelin rregullat e Bashkimit Evropian për teknologjinë, sepse ato pengojnë pronarët e aplikacioneve që t’i drejtojnë konsumatorët drejt ofertave alternative, thanë të hënën rregullatorët e BE-së. Ky vendim mund të rezultojë në një gjobë të lartë për prodhuesin amerikan të telofonave inteligjentë iPhone.

Komisioni Evropian, i cili merret edhe me zbatimin e ligjeve kundër monopolit dhe rregullatori për teknologjinë i Bashkimit Evropian, thanë se i kishin dërguar kompanisë Apple gjetjet paraprake pas një hetimi të nisur në mars.

Kjo është akuza e parë e këtij lloji nga BE bazuar në Ligjin e Tregjeve Dixhitale, i cili synon të frenojë fuqinë dhe monopolin e kompanive të mëdha teknologjike dhe të sigurojë një konkurrencë të barabartë për rivalët më të vegjël. BE ka afat deri në mars të vitit të ardhshëm për të nxjerrë një vendim përfundimtar për akuzat ndaj kompanisë Apple.

Shefja e BE-së për ligjet anti-monopol, Margrethe Vestager shpjegoi problemet me kushtet e reja të kompanisë Apple.

“Ne mendojmë se këto kushte të reja nuk i lejojnë krijuesit e aplikacioneve të komunikojnë lirshëm me përdoruesit e tyre dhe të lidhin kontrata me ta”, tha ajo në një konferencë për shtypin.

Lexo edhe:

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

Komisioni Evropian tha se në shumicën e kushteve të përdorimit të platformave të saj, kompania Apple lejon daljen jashtë platformës vetëm nëse krijuesit e aplikacioneve përfshijnë një lidhje në aplikacionin e tyre, që i drejton klientët në një faqe interneti, ku ata mund të lidhin një kontratë biznesi.

Në hetimin e BE-së kritikohen gjithashtu tarifat e kompanisë Apple për krijuesit e aplikacioneve, që përdorin platformën e saj “App Store”, kur ata sigurojnë shërbimet e një klienti të ri, duke thënë se ato shkojnë përtej asaj që ishte rreptësisht e nevojshme për një kosto të tillë.

Apple tha se kishte bërë një sërë ndryshimesh në muajt e fundit për të qenë në përputhje me Ligjin mbi Tregjet Dixhitale të BE-së, pas reagimeve që kishte marrë nga prodhuesit e aplikacioneve dhe Komisioni Evropian.

“Ne jemi të sigurt se plani ynë është në përputhje me ligjin dhe vlerësojmë se më shumë se 99% e krijuesve të aplikacioneve do të paguajnë tarifa të njëjta ose më të vogla bazuar në rregullat e reja, që kompania Apple ka krijuar për shfrytëzimin e platformave të saj nga bizneset”, thanë zyrtarë të kompanisë përmes një emaili.

Zyrtarja e BE-së Margrethe Vestager tha se po hapte gjithashtu një hetim ndaj prodhuesit të telefonave iPhone lidhur me kërkesat e tij të reja kontraktuale për krijuesit e aplikacioneve të palëve të treta dhe dyqanet e aplikacioneve për të parë nëse ato janë të nevojshme dhe proporcionale.

Gjobat për shkeljen e Ligjit për Tregjet Dixhitale mund t’u kushtojnë kompanive deri në 10% të të ardhurave të tyre vjetore në nivel global./VOA

Etiketa: appleBEteknologji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
BOTA

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Samiti i BE-së/ Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

11:55 : 24/10/2025
BOTA

BE dështon të arrijë marrëveshje për përdorimin e aseteve ruse të ngrira, Belgjika bllokon planin

10:07 : 24/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

20:59 : 23/10/2025
Para

Kroaci-Itali, “orakulli” parashikon rezultatin e saktë të ndeshjes

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com