• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Greqia ka probleme nga mungesa e fuqisë punëtore! Ç’pritet të ndodhë nga 1 korriku

Greqia ka probleme nga mungesa e fuqisë punëtore. Që nga industria e ndërtimit deri te turizmi, kudo mungojnë punëtorë. Zgjidhja: zgjatja e orarit të punës. Më 1 korrik 2024 hyn në fuqi java gjashtëditëshe e punës.

11:46 : 23/06/2024
në RAJONI

Pas pesëmbëdhjetë vitesh krize puna në Greqi nuk është më e rregulluar në mënyrë strikte. Marrëveshjet kolektive janë ngrirë prej vitesh dhe në shumë firma punonjësit punojnë me kontrata individuale pune. Megjithëse është në fuqi java 40-orëshe, punëdhënësit kanë të drejtë, që për një kohë të kufizuar të kërkojnë një deri në dy orë punë të papaguar në ditë jashtë orarit duke ofruar më shumë kohë të lirë si kompensim.

Teorikisht, kjo ndodh me dëshirë, por në shumë firma punonjësit detyrohen të punojnë më gjatë dhe pa asnjë kompensim. Zbatimi i ligjit të punës kontrollohet rrallë nga autoritetet, të cilat kanë gjithnjë e më pak personel. Puna efektive e autoriteteve të auditimit nuk është prioritet i qeverisë konservatore të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Grekët janë kampionët e Evropës

Ende pa hyrë në fuqi ligji për javën gjashtëditëshe grekët janë “heronjtë e punës” në Europë. Sipas të dhënave të Eurostatit grekët punojnë më gjatë se të gjithë qytetarët e tjerë të BE, me një mesatare prej 41 orësh në javë, dhe paguhen mjaft keq për këtë.

Lexo edhe:

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

Grabiti një makinë dhe disa banesa, arrestohet në plazhin grek shqiptari

Me një pagë minimale prej 830 eurosh Greqia zë vendin e 15-të në listën e vendeve të BE. Përsa i përket fuqisë blerëse Greqia është madje vendi i parafundit në Evropë.

E drejta e punëdhënësit për të vendosur

Duke filluar nga 1 korriku 2024 shumë njerëzve në industri, shitje me pakicë, ferma dhe disa shërbime do t’u kërkohet të punojnë gjashtë ditë në javë, nëse punëdhënësi vendos kështu. Për ditën e gjashtë paguhet një shtesë prej 40 për qind të pagës ditore. Turizmi dhe gastronomia janë të përjashtuar nga kjo rregullore, pasi java pesëditore në këta sektorë i përket të shkuarës që nga viti 2023.

“Me ligjin 5053/2023 java pesëditëshe merr fund përfundimisht”, thotë Aris Kazakos, profesor emeritus i së drejtës së punës në Selanik. Avokati i njohur paralajmëron nga rreziku i pushtetit absolut të punëdhënësit në marrëdhëniet me punonjësit e tij. Kazakos mbështet marrëveshjet kolektive, të cilat po nxirren gjithnjë e më shumë nga legjislacioni i qeverisë konservatore të krahut të djathtë të Demokracisë së Re (ND). Zyrtarisht java gjashtë-ditëshe u vendos me arsyen se në tregun grek të punës mungon personeli i kualifikuar. Kjo bën që puna jashtë orarit të jetë më e lirë për punëdhënësin dhe ai nuk detyrohet të punësojë më shumë punonjës.

Siguria në rrezik

Në shumicën e vendeve evropiane sindikatat luftojnë për shkurtimin e orarit të punës pa ulur pagat. Synimi është ndër të tjera, që të stimulohet punësimi. Sepse java 35-orëshe ose java katërditëshe kufizon numrin e orëve jashtë orarit dhe i detyron punëdhënësit të punësojnë personel shtesë. Në të njëjtën kohë studimet tregojnë se kjo rrit produktivitetin dhe përkushtimin e punonjësve. Rregulloret e reja greke për javën gjashtëditëshe nga ana tjetër e kthejnë kohën pas, siç thotë Kazakos për DW.

Jurisiti thotë, se sforcimi nga një ditë e gjashtë pune në javë rrit rreziqet për sigurinë e punëtorëve në industri. Numri i aksidenteve në punë në Greqi është tashmë i lartë. Në vitin 2023, 179 punëtorë pësuan aksidente me vdekje në punë. Një vit më parë ishin 104.

Skllavëri moderne?

Pagat e ulëta, mundësitë e kufizuara për karrierë dhe oraret e punës gjithnjë e më të gjata pa një kompensim të konsiderueshëm po i detyrojnë shumë grekë të largohen nga vendi. Dhe gjithnjë e më shumë njerëz refuzojnë të punojnë në turizëm, sepse kushtet e punës atje i ngjajnë një skllavërie moderne.

Në ishujt e famshëm të pushimeve si Mykonos dhe Santorini punëtorët sezonalë punojnë tashmë shtatë ditë në javë. Përveç kësaj ata shpesh strehohen në akomodime të mbipopulluara. Jo rrallë dhjetë punonjës ndajnë një dhomë të vetme për të fjetur dhe për të jetuar. Por të paktën në Mykonos paga është e mirë, gjë që nuk ndodh në vendet turisitike më pak të njohura. Për këtë arsye hotelierët në zona të preferuara nga pushuesit si gadishulli Halkidiki në Greqinë veriore, nuk mund të gjejnë fuqi punëtore të mjaftueshme. Shumë prej tyre këtë vëerë i hapën me vonëse hotelet dhe restorantet e tyre./DW

Etiketa: fuqi punetoreGreqi

Lajme të lidhura

RAJONI

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Grabiti një makinë dhe disa banesa, arrestohet në plazhin grek shqiptari

15:01 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga interesi për bizneset tek tokat në Shqipëri, zhduket pa gjurmë kinezja me pasaportë shqiptare

13:02 : 11/07/2026
RAJONI

Panik në ajër në Greqi, thyhet dritarja e avionit pas defektit në motor

18:00 : 10/07/2026
RAJONI

Panik gjatë një fluturimi në Greqi, thyhet xhami i avionit, era thith 61-vjeçarin

10:59 : 10/07/2026
RAJONI

Zjarr në një biznes riciklimi metalesh në Greqi, plagosen dhjetra persona

15:45 : 09/07/2026
Para

Xhaferri: Rama kërkon të jetë edhe Kryeministër edhe Kryebashkiak i Shqipërisë

TË GJITHA

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën

15:57 : 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş