• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Zero siguri në punë/ Numri më i lartë i aksidenteve me vdekje në sektorin e ndërtimit

20:26 : 20/06/2024
në Lajmet e Dites

Pesë punëtorë humbën jetën brenda majit në vendin e punës

Çështja e sigurisë në punë u rikthye në qendër të vëmendjes së publikut në muajin e fundit. Shkak u bë humbja e disa jetëve, duke rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë, sidomos në ndërtim.

Një 28 vjeçar humbi jetën në një kantier ndërtimi në Tiranë 27 maj 2024, pasi ra nga kati i 7 -të i një pallati që po ndërtohej.

Ky është aksidenti i pestë me humbje jete që ka ndodhur gjatë muajit maj. Ndërsa arsyet e aksidenteve janë kryesisht mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë.

Në 21 maj humbi jetën në minierën e Krastë-Martaneshit Armand Peshku, në të njëjtën ditë 24-vjeçari Jurgen Veshaj, humbi jetën në një gurore në Vlorë.

Lexo edhe:

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

Në 9 maj në Shëngjin, ra nga lartësia Emiljano Frroku, punëtor në ndërtim dhe vetëm dy ditë më pas, më 11 maj, po në Shëngjin, u regjistrua një tjetër aksident ku humbi jetën punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni.

Aksidentet në punë në sektorin e ndërtimit

Kushtet e punës për punëtorët e sektorëve të ndërtimit dhe jo vetëm, vijojnë të mbeten shqetësuese. Të reflektuara këto edhe me numrin e aksidenteve në punë.

Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore (ISHPSSH), të marra me kërkesë për informacion, numri i aksidenteve në sektorin e ndërtimit vijon të mbetet i lartë, krahasuar me vitet më herët.

Numri më i lartë i aksidenteve fatale regjistrohet në sektorin e ndërtimit. Në vitin 2023, pati 32 punëtorë të aksidentuar në sektorin e ndërtimit, 8 prej të cilëve humbën jetën. Në vitin 2022, u aksidentuan 29 punëtorë e humbën jetën 10 prej tyre. Në vitin 2021 pati 36 punëtorë të aksidentuar, prej të cilëve 6 humbën jetën.

Në 2020-ën, 10 punëtorë humbën jetën, në 39 aksidente të regjistruara. Në vitin 2019 numri i aksidenteve ishte më i lartë, duke numëruar 45 aksidente, nga të cila u shënuan 17 humbje jete. Ndërsa në vitin 2018 numri i aksidenteve ishte 26, prej të cilëve 5 persona humbën jetën.

Në total, aksidentet e punëtorëve për vitin 2023 kanë qenë 168, nga të cilët 30 me humbje jete. Shifër kjo në ulje krahasuar me vitin 2022, ku numri i aksidenteve shkoi në 184, prej të cilave 32 ishin me humbje jete.

Në vitin 2021, numri i aksidenteve në punë ishte 187, ndërsa 31 prej tyre humbën jetën. Në vitin 2020 pati 182 aksidente të punëtorëve, ku 36 humbën jetën. Në vitin 2019 pati 176 punëtorë të aksidentuar, nga të cilët 38 humbën jetën.  Ndërsa në vitin 2018, u regjistruan 195 aksidente në punë, ku 27 persona humbën jetën.

Kësisoj në pesë vitet e fundit (pa përfshirë vitin 2024) kanë humbur jetën në vendin e punës 194 punëtorë e janë aksidentuar 1092 të tjerë. Sipas ekspertëve, problemi qëndron në respektimin e jetës së punonjësi

“Në Shqipëri punonjësi apo punëtori klasifikohet si një mjet për të plotësuar një qëllim të caktuar fitimin e asaj ndërmarrjeje. Sot sipërmarrësi është i përqendruar më shumë në logjikën e fitimit të përftimit të sa më shumë të shpejtë dhe të realizimit të objektivave që kanë për të realizuar një proces pune.  Për të sjelle një produkt apo kontakt brenda një kohë të shkurtër se sa faktit të ruajtjes së një punonjësit nga rreziku i lëndimit apo humbjes së jetës në punë. Punonjësit nuk trajnohen për mbrojtjen e jetës apo shëndetit në punë. E thënë ndryshe, punonjësi është mjetë  sipërmarrësi ka objektiv përfitimin jo sigurinë në punë”, tha eksperti Erion Muça.

Sipas Inspektoratit të Punës në vitin 2023 janë pezulluar 179 subjekte për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore dhe shëndetit në punë, dhe janë marrë 936 masa urgjente për shkelje për shkelje të dispozitave ligjore të marrëdhënieve të punës./ EMISIONI VETTING

Etiketa: ndertimpunesiguriavdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

11:34 : 16/08/2025
AKTUALITET

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

11:17 : 16/08/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT

11:41 : 13/08/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën shqiptari, makina i mori flakë pas përplasjes/ EMRI

10:57 : 13/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

14:35 : 12/08/2025
AKTUALITET

Zjarret në Gramsh jashtë kontrollit, humb jetën i moshuari

13:57 : 12/08/2025
Para

VIDEO/ Si u komentua goli dramatik i Klaus Gjasulës në 14 gjuhë të ndryshme

TË GJITHA

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

09:00 : 17/08/2025

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025

CNN: Trump dëshiron të mbajë një samit me Putin dhe Zelenskyn të premten

08:42 : 17/08/2025

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025

Reshje shiu në të gjithë territorin, ja parashikimi i motit për sot

08:10 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com