• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasaporta/ Shqipëria “me qira”, 30 koncesionet me kosto investimi më të shtrenjta

11:59 : 17/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ministria e Financave numëron 224 kontrata koncesionare aktive deri në fund të vitit 2023, me një faturë miliarda euro që buxheti i shtetit u dorëzon kompanive private.

Numri më i madh i tyre ka si Autoritet Kontraktues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me 208 kontrata koncesionare/PPP.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është Autoritet Kontraktues në 4 kontrata koncesionare në fushën e shëndetësisë, ndërsa 12 të tjera janë shpërndarë në Ministritë e Bujqësisë, Turizmit, të asaj të Brendshme, si edhe në tre bashki (Tiranë, Kamës dhe Vorë).

Në foto: Tabela e shpërndarjes së kontratave koncesionare sipas autoriteteve kontraktore

“Boldnews.al” ka hartuar një “top listë” të kontratave koncesionare përsa i përket vlerës më të lartë të investimit. Në këtë listë, ka disa kontrata koncesionare, për të cilat pagesat nga Buxheti i Shtetit e tejkalon disa herë vlerën fillestare të investimit, për shkak të formulës së përzgjedhur “pay per use” (pagesë tarife shërbimi).

Lexo edhe:

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

Ndër kontratat tipike që e tejkalojnë shumëfish vlerën e investimit janë koncesionari i landfillit të Sharrës dhe shërbimi i Sterlizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Për ta konkretizuar me një shembull tipik. Koncesioni i Sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale ka vlerë investimi 1.5 miliardë lekë. Ndërkohë që, vetëm për vitin 2023, kompania koncesionare “Sani Service” është paguar nga buxheti i shtetit 1.75 miliardë lekë, pra më shumë se vetë vlera e investimit.

Më poshtë është pasaporta e 30 kontratave koncesionare me kosto investimi më të lartë:.

  1. Kontrata Koncesionare/PPP “Për projektimin financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Subjekti privat:  “Devoll Hydropower” sh.a
Vlera e Investimit: 590 milionë Euro
Data e fillimit të kontratës: 17 Mars 2009
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet

  1. Kontrata e koncesionit/partneritetit publik privat “Për dhënien me Koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA)”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Subjekti privat: “Vlora International Airport” sh.p.k
Vlera e Investimit: 104.3 milionë Euro
Data e fillimit të kontratës: 2021
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vite

  1. Kontrata Koncesionare/PPP “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Subjekti privat: “Gjoka 87 sh.p.k”
Vlera e Investimit: 26.5 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 11 Korrik 2018
Kohëzgjatja e kontratës: 13 vjet

  1. Kontrata Koncesionare/PPP “Për projektimin, financimin, ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Hidrocentralit Ashta”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Subjekti privat: “Energji Ashta” sh.p.k
Vlera e Investimit: 19,5 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 22 Tetor 2008
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet

  1. Kontrata e koncesionit/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor “Milot Balldren”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: Bardh Konstruksion sh.p.k
Vlera e Investimit: 17.7 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 27.03.2019
Kohëzgjatja e kontratës: 13 vjet

  1. Kontrata Koncesionare/PPP “Për Ndërtim Landfilli, Inceneratori dhe Rehabilitim i Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimin e Energjisё Elektrike”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Autoritet i Përfshirë: Bashkia e Tiranës dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore Qarku Tiranë
Subjekti privat: “Integrated Energy BV SPV”
Vlera e Investimit: 17,1 miliardë Lekë
Data e fillimit të kontratës: 31 Gusht 2017
Kohëzgjatja e kontratës: 30 vjet

  1. Kontratë Koncesioni/PPP “Ndërtim, operim, transferim e Hidrocentraleve Gojan, Gjegjan, Peshqesh, Ura e Fanit, Fangu”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Subjekti privat: “Ayen As Energy” sh.p.k
Vlera e Investimit: 16.3 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 02 Maj 2011
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet

– Kontratë Koncesioni/PPP “Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Subjekti privat: SICPA Security Solutions Albania sh.p.k
Vlera e Investimit: 10 milionë Euro
Data e fillimit të kontratës: 24 Shkurt 2011
Kohëzgjatja e kontratës: 10 vjet

(Me Urdhrin nr. 28 datë 27.02.2024 të Ministrit të Financave “Për ngritjen e grupit të punës për menaxhimin e periudhës dalëse së kontratës së koncesionit të funksionimit të sistemit të pullave fiskale dhe marrjen e masave për transferimin e këtij shërbimi te shoqëria “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë” sh.a” kanë vijuar veprimet procedurale për përmbylljen e kontratës koncesionare).

  1. Kontrata Koncesionare/PPP “Ndërtimi, vënia në punë, operimi dhe mirëmbajtja e Aeroportit ‘Nënë Tereza”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Subjekti privat: “Tirana International Airport” sh.p.k
Vlera e Investimit: 9.1 miliardë Lekë
Data e fillimit të kontratës: 23 Prill 2005
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vite

  1. Kontrata e koncesionit/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i Jahteve- By Pass Orikum Dukat (Ura e Shën Elizës)”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Rruga Orikum-Llogara” sh.p.k
Vlera e Investimit: 5.81 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 18.07.2019
Kohëzgjatja e kontratës: 13 vjet

  1. Kontrata Koncesionare/PPP “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Albania Highway Concession Company”
Vlera e Investimit: 5.3 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 09 Mars 2017
Kohëzgjatja e kontratës: 30 vjet

  1. Kontratë Koncesioni/PPP “Ndërtimi, operimi dhe transferimi i hidrocentralit Lumi Zalli i Okshtunit”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “DITEKO” sh.p.k
Vlera e Investimit: 4.4 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 03 Qershor 2009
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet

  1. Kontrata Koncesionare/PPP “Për Ndërtimin e Administrimin e Impjantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Subjekti privat: “Integrated Technology Waste Treatment Fier” Sh.p.k
Vlera e Investimit: 3.72 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 30 Nёntor 2016
Kohëzgjatja e kontratës: 6 vjet

  1. Kontrata Koncesionare/PPP “Pёr Ndërtimin dhe Administrimin e Impiantit tё Pёrpunimit tё Mbetjeve Urbane të Qarkut tё Elbasanit”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (zbatues Bashkia Elbasan).
Subjekti privat: “AlbTek Energy” sh.p.k
Vlera e Investimit: 3 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 16 dhjetor 2014
Kohëzgjatja e kontratës: 7 vjet

  1. Kontrata Koncesionare/PPP “Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerëve e automjeteve të tjera në RSH”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Subjekti privat: “S2 Albania” sh.p.k
Vlera e Investimit: 2.83 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: Nënshkruar 10 prilli 2013, fillimi i operimeve më datë 07.09.2015, kontrata e rinegociuar më 28 Prill 2015, kontrata e rinegociuar në 2021
Kohëzgjatja e kontratës: 15 vjet

  1. Kontratë Koncesioni/PPP “Për përmirësimin e infrastrukturës Arsimore në Bashkinë Tiranë – Loti 1”

Autoriteti Kontraktues: Bashkia Tiranë dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Subjekti privat: “Z.M.A” sh.p.k
Vlera e Investimit: 2.8 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 17 Shtator 2018
Kohëzgjatja e kontratës: 7 vjet

  1. Kontratë Koncesioni/PPP “Për Rehabilitimin, Operimin dhe Transferimin e Infrastrukturës Hekurudhore Fier-Ballsh, Fier Vlorë”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “ALBRAIL” sh.p.k
Vlera e Investimit: 2.4 miliard Lek
Data e fillimit të kontratës:11 Prill 2017
Kohëzgjatja e kontratës: 25 vjet

  1. Kontratë Koncesioni/PPP “Për përmirësimin e infrastrukturës Arsimore në Bashkinë Tiranë – Loti 4”

Autoriteti Kontraktues: Bashkia Tiranë dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Subjekti privat: “Shoqëria Tirana 4” sh.p.k
Vlera e Investimit: 2.08 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 08 Shtator 2020
Kohëzgjatja e kontratës: 7 vjet

  1. Kontratë Koncesioni/PPP “Ndërtimi i hidrocentralit, operim dhe transferim i hidrocentralit Lengarica 1 dhe 2”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Lengarica & Energy” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.9 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 17 Prill 2008
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet

  1. Kontratë koncesioni/PPP “Për dhënien me koncesion të sipërfaqes deri në 1000 ha, në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gosë, Kavajë për kultivimin e ullirit”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Subjekti privat: “Agrotal-1” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.9 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 07 Janar 2009
Kohëzgjatja e kontratës: 99 vjet

  1. Kontratë Koncesioni/PPP “Ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e hidrocentralit Vlushë”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “HEC Vlushë” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1,7 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 19 Maj 2008
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet

  1. Kontratë koncesioni/PPP “Ndërtim, operim dhe transferim hidrocentraleve Prellë 1 dhe Prellë 2”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Prell Energy” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.51 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës:4 Gusht 2008
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet

  1. Kontratë Koncesioni/PPP “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të përsonalizuar të instrumenteve kirurgjikal, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Subjekti privat: “Sani Service” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.5 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 10 Dhjetor 2015
Kohëzgjatja e kontratës: 10 vjet

  1. Kontratë Koncesioni/PPP “Për dhënien me koncesion të aktivitetit të prodhimit të kripës në Nartë, Vlorë”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
Subjekti privat: “Alb-Sale Vlora” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.4 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 15 Qershor 2009
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet

  1. Kontrata Koncesionare/PPP “Për dhënien me konçesion/PPP të shërbimit të pastrimit, grumbullimit, transportimit, dhe seleksionimit të mbetjeve urbane të Bashkisë Kamëz”

Autoriteti Kontraktues: Bashkia Kamëz
Subjekti privat: “Eco Cleaning” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.35 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 12 Maj 2018
Kohëzgjatja e kontratës: 12 vjet

  1. Kontratë Koncesioni/PPP “Për ofrimin e shërbimeve laboratorike mjekësore”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Subjekti privat: “Labopharma” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1,31 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 10 Prill 2019
Kohëzgjatja e kontratës: 10 vjet

  1. Kontratë koncesioni/PPP “Ndërtim, shfrytëzim dhe transferim të Hidrocentraleve Lura 1, 2 dhe 3”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Erdat Lura sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.3 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 09 Maj 2008
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet

  1. Kontratë Koncesioni/PPP “Ndërtimi, operimi dhe transferimi i hidrocentralit Sllabinjë”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Power Elektrik Slabinjë” sh.p.k
Vlera e Investimit : 1.29 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 11 Prill 2008
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet

  1. Kontratë Koncesioni/PPP “Për ofrimin e shërbimit të hemodializës”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Subjekti privat: “Dia Vita” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.17 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 10 Shkurt 2016
Kohëzgjatja e kontratës: 10 vjet

  1. Kontratë Koncensioni /PPP “Për rehabilitimin, operimin, transferimin e aeroportit të Kukësit”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Kukës International Airport” sh.p.k
Vlera e Investimit: 987,9 milionë Lek
Data e fillimit të kontratës: 20 Mars 2019
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet

  1. Kontratë Koncesioni/PPP “Kontratën e Koncesionit, për ndërtimin e hidrocentralit “Sasaj”

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Subjekti privat: “Engro – Sas” sh.p.k
Vlera e Investimit: 9. 4 milionë Dollarë (940 milionë lekë)
Data e fillimit të kontratës: 18 Shtator 2004
Kohëzgjatja e kontratës: 30 vjet

Etiketa: 30 koncesionetinvestimikostome qirame te shtrenjtapasaportaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:22 : 14/05/2025
SHOW BIZ

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

08:13 : 14/05/2025
AKTUALITET

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

17:59 : 13/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 12:00

12:37 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 10:00

10:53 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

09:20 : 11/05/2025
Para

EMRI/ Kush është shqiptari që plagosi familjen siriane në Greqi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

E ngritën për ta nderuar, e hoqën në heshtje, zhduket statuja e Melania Trump në Slloveni

19:50 : 15/05/2025

Berisha: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD për votën e lirë

19:45 : 15/05/2025

EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

19:40 : 15/05/2025

Barcelona sonte synon titullin kampion, mungon Ferran Torres, kthehet Pablo Torre

19:40 : 15/05/2025

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025

“Sherri” për numërimin e votës së Greqisë, KQZ nesër nis shqyrtimin e ankesës së PS

19:22 : 15/05/2025

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com