• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama sulmon median rumune, mbron këshilltarin e tij Florian Coldea të akuzuar për korrupsion

Zyra e shtypit të kryeministrit shqiptar sulmoi median rumune dhe cilësoi akuzat ndaj këshilltarit rumun të Ramës Florian Coldea “çështje ujërash të zeza politike e mediatike”. Coldea, ish-drejtues i lartë i shërbimit sekret rumun, akuzohet për korrupsion.

19:09 : 14/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një prej këshilltarëve të jashtëm të kryeministrit Edi Rama, ish-zëvendësdrejtori i parë i shërbimit sekret të Rumanisë, Florian Coldea, po hetohet nga Drejtoria Kombëtare e Antikorrupsionit në Rumani për korrupsion.

Coldea  është marrë nën hetim në 24 maj dhe bazuar në njoftimin prokurorisë rumune akuzohet se bashkë me 2 persona të tjerë “i kanë kërkuar një biznesmeni (kallëzuesit) shumën prej 700,000 euro plus TVSH-në, në këmbim të së cilës i kanë lënë të besojë se ai do të kishte ndikim tek disa magjistratë në disa gjykata dhe se do t’i bënte ata të jepnin vendime të favorshme për kallëzuesin në një çështje penale në të cilën ai po gjykohej” (Njoftimi për shtyp).

Prokuroria në Rumani nuk e identifikon Coldean, por mediat atje e kanë identifikuar atë si një nga të akuzuarit. Ndaj Coldeas u morë masë për ndalimin e largimit nga Rumania, ndërsa sipas prokurorisë nga 700 mijë dollarët e kërkuar, vetëm 100 mijë ishin transferuar.

Por e pyetur nga BIRN Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë shqiptare e mori në mbrojtje Coldean dhe sulmoi kallëzuesin. Sipas MIA-s, kallëzuesi është pronar i një televizioni i cili është dënuar për korrupsion. “Ai është një i dënuar për korrupsion në Rumani dhe aktualisht ka një tjetër proces të hapur po për korrupsion”, thuhet në përgjigjen e MIA.

Lexo edhe:

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

Në përgjigje nuk sqarohet kur Coldea filloi të punonte për kryeministrin Rama dhe as nëse ai vijon ta ketë këtë pozicion, por ai lavdërohet se “ka dhënë një ndihmë të çmuar me këshillat e tij për forcimin e institucioneve të sigurisë”.

Sipas një dokumenti të publikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, Coldea ishte këshilltarë i kryeministrit Edi Rama në vitin 2023. Berisha, i cili ndodhet me masë arresti shtëpiak, akuzoi Ramën për lidhje të dyshimta me Coldean dhe e cilësoi ata “McGonigal-i rumun”, duke iu referuar rastit të ish-agjentit të FBI-së që akuzohet se mori para nga qeveria shqiptare e Ramës, për të lobuar kundër opozitës.

Berisha po ashtu përsëriti akuzat e mediave Rumune se Coldea kishte lidhje me klane mafioze meksikane. “Sot shtypi rumun i tëri zien më Edi Ramën e Sinalon. A do të pranojmë më tutje këtë kryeministër”, tha ai në një nga daljet para një grupi mbështetësish.

Ndër të tjera mediat në Rumani kanë publikuar edhe foto mes Coldeas dhe Dorian Duçkës, një tjetër këshilltar i kryeministrit Rama. Duçka, ish-zëvendësministër i qeverisë shqiptare, u përmend edhe në hetimin e FBI në çështjen ndaj ish-agjentit Charles McGonigal, i cili u dënua me 2 vjet burg se mori 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve informative shqiptare. Në Shqipëri kryeministri është akuzuar nga opozita se pagoi Mcgonigal për të sulmuar Partinë Demokratike dhe opozitën.

Në përgjigjen për BIRN, kryeministria i mohoi dhe i ironizoi akuzat për lidhjet e Coldea me kartelet të trafikut të narkotikëve. “Po ne jemi mësuar me këto estrada dhe s’kemi asnjë lloj shqetësimi për budallallëqet që lidhin rolin e zotit Coldea si këshilltar i jashtëm me telenovelën meksikane të kanalit të ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës që është derdhur së fundmi edhe në gotën mediatike rumune”, thuhet në reagim.

Ndërkohë sipas Agjencisë Kombëtare të Shtypit në Rumani Agerpress, kryeministri aktual Marcel Ciolacu, u shpreh i shqetësuar që Coldea pas punës në shërbimin e inteligjencës Rumune, kishte punuar si konsulent për të tretë. Kryeministri i Rumanisë, citohet të ketë premtuar ndryshime ligjore, për të ndaluar situata të ngjashme.

Nga ana e saj MIA nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN nëse kjo përbënte shqetësim për sigurinë e vendit. Në përgjigje theksohet se Coldea kishte punuar si konsulent për disa qeveri dhe lavdërohet si një “faktor kyç për kalimin e SRI-së nga Sherbimi Sekret Komunist në një nga shërbimet më prestigjozë të inteligjencës në Europën Lindore dhe NATO”./Reporter.al

Etiketa: Edi RamaFlorian Coldeakorrupsionmedia rumune

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

17:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025
Lajmet e Dites

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

18:37 : 13/08/2025
Para

Gruaja e plagosë me thikë, burri e vret dhe e hedh nga ballkoni

TË GJITHA

U takuan për sqarim me shokë me vete? Zbardhet EMRI i autorit që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

20:10 : 14/08/2025

Egnatia me mision kualifikimin, formacionet zyrtare ndaj Olimpija Ljubljanës

20:07 : 14/08/2025

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

19:57 : 14/08/2025

Erik Lamela prish kontratën me ekipin e Strakoshës, tërhiqet nga futbolli

19:55 : 14/08/2025

Dinamo-Hajduk Split/ Daja me zgjedhje të detyruara në mbrojtje, formacionet zyrtare

19:42 : 14/08/2025

Familja mbetet në “qiell të hapur”, shkrumbohet banesa në Lushnjë

19:39 : 14/08/2025

Chelsea dhuron bonusin e Kupës së Botës për familjen e Diogo Jotës

19:29 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com