• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për Sofia Zhillën

17:28 : 14/06/2024
në AKTUALITET, VETTING

Komisionerja Publike Irena Nino ka ankimuar këtë të premte (14 maj) në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për Sofia Zhillën, ish-inspektore pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kujtojmë se KPK, më datë 29 maj, vendosi të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Sofia Zhilla pa një vendim përfundimtar, për shkak se ajo ka humbur statusin e subjektit të
rivlerësimit.

Vendimi i KPK për Zhillën u mor me shumicë votash nga relatori Lulzim Hamitaj dhe anëtarja Firdes Shuli, që konkluduan se Zhilla e ka humbur statusin e subjektit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së saj. Kryesuesja Etleda Çiftja doli në pakicë duke çmuar se Zhilla nuk e kishte humbur statusin e subjektit të rivlerësimit, pasi kishte qenë e emëruar nga kategoria e inspektorëve jomagjistratë; se nuk ka shprehur vullnetin për t’u dorëhequr nga procesi vetingut; si dhe ka shprehur vullnetin të qëndrojë në detyrë nëpërmjet proceseve gjyqësore që janë ende në shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Komisionerja Nino vëren se Zhilla është emëruar në ish-KLD në mars të vitit 2013, me mandate 5-vjeçar dhe në 2018-ën i është zgjatur mandati i inspektorit deri në krijimin e zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Duke qenë në cilësinë e subjektit të rivlerësimit, ajo ka plotësuar deklaratat përkatëse në kuadër të procesit të vetingut.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

Me vendim të tetorit të vitit 2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka deklaruar mospasjen e statusit “Magjistrat” nga Zhilla, por kjo vendimmarrje është ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit nga subjekti. në vitin 2020, Apeli Administrativ e ka rrëzuar këtë kërkesë që pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë pasi Zhilla ka ushtruar rekurs.

Gjithashtu, ka rezultuar se KLGJ-ja, në nëntor të vitit 2019 e ka liruar Zhillën nga detyra e inspektores mospasjes së statusit të magjistratit. Zhilla e ka ankimuar dhe Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, ka pranuar kërkesën e saj duke shfuqizuar urdhrin për lirimin nga detyra. Ky vendim është apeluar nga KLGJ-ja dhe është në pritje për t’u shqyrtuar në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Komisionerja Nino vlerëson se nuk qëndron arsyetimi përmbyllës i Komisionit se askujt prej atyre që mund ta kenë humbur statusin e subjektit të rivlerësimit jo për vullnetin e tyre, nuk mund t’i aplikohet ndalimi i parashikuar nga neni G, pika 2 e aneksit të Kushtetutës, që ndalon riemërimin e këtyre subjekteve në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Nino vëren se nga aktet rezulton se vullneti i Zhillës për qëndrimin e saj në detyrë, i shprehur nëpërmjet padive, paralelisht përkon me shprehjen e vullnetit të saj të pavesuar për mos t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit. Komisionerja parashtron në ankim kërkesën e subjektit, e cila ka shpjeguar për Komisionin se është liruar padrejtësisht nga detyra që prej vitit 2019 dhe se ka kërkuar ndërprerjen e vetingut dhe pushimin e çështjes. Po ashtu, është shprehur se nuk do të merrte pjesë në seancën dëgjimore.

“Komisioneri Publik, bazuar në aktet në dosje, konstaton se subjekti i rivlerësimit, znj. Zhilla, ka shprehur një vullnet të plotë, të pavesuar, të shkruar dhe të formalizuar për të pasur statusin e magjistratit apo/dhe inspektorit dhe kthimin në vendin e mëparshëm të punës, duke kundërshtuar në rrugë gjyqësore deri në Gjykatën e Lartë vendimet e KLGJ-së. Ndërkohë, në kushtet kur sipas legjislacionit të zbatueshëm, në të dyja rastet, pasja e statusit të magjistratit dhe qëndrimi në detyrë si inspektor, shoqërohet ngushtësisht me kalimin e procesit të rivlerësimit, ka kërkuar në Komision ndërprerjen e procedurave të hetimit administrativ, për subjektin Sofia Zhilla dhe pushimin e çështjes, duke e bazuar kërkesën e saj në faktin se është liruar nga kjo detyrë”, konstaton Nino dhe thekson se Zhilla ka kërkuar të mos i nënshtrohet procesit të rivlerësimit, edhe ndërsa ajo vetë ka pretenduar gjyqësisht se e gëzonte statusin e magjistratit apo të inspektorit që e bënte atë subjekt rivlerësimi.

Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, çmon se vendimi i Komisionit nuk është i drejtë dhe i bazuar në situatën faktike të dokumentuar nga aktet në fashikull dhe nuk gjen mbështetje në kuadrin kushtetues e ligjor të zbatueshëm.

“Në përfundim, Komisioneri Publik, në analizë të rrethanave të faktit, kuadrit ligjor të zbatueshëm si dhe jurisprudencës së Kolegjit, thekson se zbatimi i nenit G, pika 2 e aneksit të Kushtetutës është pasojë ligjore e drejtpërdrejtë e ndërprerjes së procesit të rivlerësimit për të gjithë subjektet e rivlerësimit, të cilët me vullnetin e tyre nuk i nënshtrohen procesit të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit të aftësive profesionale, në funksion të kthimit të besimit të publikut te sistemi i drejtësisë. Për rrjedhojë, Komisioneri Publik, në rrethanat konkrete dhe provat e administruara, vlerëson se vendimi i Komisionit është i pabazuar në ligj dhe në prova dhe, si i tillë, duhet të ndryshohet.”-citohet në ankim.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, të ndryshojë vendimin nr. 767, datë 29.5.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit të rivlerësimit, znj. Sofia Zhilla dhe ndalimin e emërimit të saj gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare.

Etiketa: komisioneri publikkpksofia zhilla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

Dështoi të provonte burimet e një apartamenti, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Merlika

18:48 : 10/04/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Artan Hajredinaj

21:29 : 07/04/2025
AKTUALITET

SPAK heq dorë nga kërkimi për shkarkimin e prokurorit Hysni Mulaj

18:31 : 07/04/2025
AKTUALITET

Ishte shkarkuar për probleme me pasurinë, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Ermira Dedja

17:45 : 25/03/2025
Para

Sa vlen Euro 2024, të ardhurat, kostot dhe ndikimi në vendin pritës

TË GJITHA

Manipulimi i votave/ Noka përplaset me militantin e PS: Do të të zvarris, horr!

12:54 : 11/05/2025
Foto ilustruese

Fier/ Bombola e gazit shpërtheu dy herë, plagosen pronari i banesës dhe 3 persona të tjerë

12:44 : 11/05/2025

VIDEO/ Esat Gjura, babai i kandidatit të PS u la i lirë edhe pasi qëlloi me armë

12:43 : 11/05/2025

Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 12:00

12:37 : 11/05/2025

Me vello në kokë, nusja në Elbasan voton në ditën e saj të dasmës (VIDEO)

12:37 : 11/05/2025

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë. Nën hetim edhe 2 të tjerë

12:30 : 11/05/2025

Ministria e Brendshme: Zyrat e IdentiTek të hapura edhe sot deri në orën 16:00

12:25 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com