• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata e Apelit shtyn dhënien e vendimit për Fredi Belerin, ja kur do të jepet

14:14 : 14/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites, POLITIKE

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin, të cilët kanë ankimuar dënimin e marrë nga GJKKO për krime zgjedhore.

Mësohet se seanca për dhënien e vendimit do të mbahet më 25 Qershor në orën 13:00. Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimitër Lara. E pranishme në seancën e sotme gjyqësore kla qenë ambasadorja greke në Tiranë si dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Gjatë seancës, avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari ka akuzuar trupën gjykuese se nuk janë caktuar me short, por janë përzgjedhur për këtë çështje. Relatorja Daniela Shirka ka mohuar duke thënë se caktimi i trupës gjykuese me short elektronik. Po ashtu avokatja Gjyzari ka kërkuar përjashtimin e Shirkës me pretendimin se është e njëanshme.

Ndërkohë, gjyqtarja Daniela Shirka ka mohuar pretendimet e avokates duke thënë se caktimi i trupës gjykuese është bërë me short elektronik.

Më tej, avokatja e Blerit Klodiana Gjyzari tha se nuk ka asnjë provë që dëshmon se Beleri ka kryer katin e blerjes së votave, ndërsa shtoi se përgjimet e paligjshme nuk mund të konsiderohen prova.

Lexo edhe:

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin ndaj Fredi Belerit

“Prokuroria Vlorë duhet të ishte më e përgjegjshme. Në 6 maj, emri i Belerit ka qenë më i lakuari nga kryeministri. Prokuroria duhet të ishte më e kujdesshme nga dhënia e informacionit policor. Beleri ishte kandidat i opozitës. Nuk ka patur te dhëna qe i pandehuri po kryente vepër penale. Arsen Rama nuk ka qenë në Vlorë dhe nuk e dimë nga e dinte prokuroria që Arsen Rama do jepte një deklarim. Nuk ka asnjë gjurme te pajisjes me te cilën pretendohet se është kryer përgjimi. Si merret pajisja? Ku merret pajisja? Etj. Ne këtë nuk e dimë, nuk ka procesverbal. Veprimet duhet të ishin kryer nga prokurori, kështu thotë ligji, nuk e themi ne. Pajisja jepet nga prokurori.

Arsen Rama nuk ka firmosur marrëveshjen e simulimit, sepse nuk ka qene ne Vlore. Arsen Rama në atë moment qe pretendohet nga prokuroria, ka qene duke folur ne telefon ne Bashkinë Himare. Nuk është detyra e te pandehurit te vërtetoje pafajësinë. Prokuroria duhet te paraqiste disqet, regjistrimi është një dokument i rrethanave qe ndodhin. Disku nuk është regjistrimi origjinal, por është një kopje. Mungon dokumenti origjinal. Ne kemi kërkuar aktet e ekspertimit, por pritëm që prokuroria të paraqiste disqet, por nuk i paraqiti. Në ketë dosje ka transkriptim të bërë nga prokuroria Vlorë dhe ritranskrimtip të kryer nga Prokuroria e Posaçme. Një përgjim i paligjshëm, nuk mund te prodhoje asnjë lloj prove”, – tha avokatja.

Gjithashtu, edhe Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli prej 12 Majt 2023, ka deklaruar para togave të zeza se është arrestuar në emër të kryeministrit Edi Rama dhe se provat janë manipuluar.

“Në emër të kryeministrit jam arrestuar dhe provat janë manipuluar. Unë ndërgjegjen e kam të qetë dhe ju kur të shpallni vendimin ta keni të qetë ndërgjegjen tuaj”, tha Fredi Beleri.

Veç si kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është zgjedhur edhe deputet i Parlamentitn Europian nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai arriti të merrte 237 mijë vota, eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, është dënuar me dy vite burgim nga GJKKO, ndërsa Pandeli Kokaveshi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg që i janë konvertua me 3 vite shërbim prove, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Gjatë çdo seance, Fredi Beleri e ka konsideruar arrestimin dhe dënimin e tij si politik, teksa ka akuzuar Prokurorinë se ka sajuar faktet dhe provat kundër tij.

Ai u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, pasi më herët një banor i Himarës, Arsen Rama i ishte ofruar Policisë të rregjistronte bisedat dhe veprimet me të, për blerje të votave në favor të tij. Sipas Prokurorisë, Ramës i janë dhënë shuma monetare prej 5 mijë lekësh për 8 persona, emrat e të cilëve ishin në një listë që ai ia kishte dorëzuar Belerit. Vetë Rama do të përfitonte një shpërblim prej 300 eurosh. Paratë për personat që do duhej të votonin në emër të zotit Beleri janë dhënë nga bashkëpunëtori i këtij të fundit, Pandeli Kokaveshi.

Burgosja e Belerit u parapri nga sulme të forta nga kryeministri Rama në fushatë, ku ai paralajmëroi se do të merrej personalisht me kandidatin e PBDNJ-së në Himarë. Për të çuar para porosinë e Ramës u angazhuan forcat operacionale të policisë, prokuroria dhe gjykata e Vlorës dhe më vonë SPAK dhe GJKKO që e mbajtën në burg kandidatin e opozitës, edhe pse i infiltruari pranoi se ishte paguar nga policia për të përgjuar Belerin.

Arrestimi i Fredi Belerit shkaktoi tensione të ashpra mes Athinës dhe Tiranës, ku Greqia e ka konsideruar si një arrestim politik, po ashtu edhe si opozita në vendin tonë. Fredi Beleri u bë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Etiketa: 25 qershorapeliFredi Belerivendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

14:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin ndaj Fredi Belerit

12:11 : 27/03/2026
RAJONI

Grushti i shtetit në Greqi, Apeli shpall fajtorë 45 të pandehurit e “Agimit të Artë”

15:07 : 04/03/2026
AKTUALITET

Kushtetuesja zbardh vendimin që “rrëzoi” Ramën, por që i dha mundësinë e artë ta shpëtojë Ballukun nga arresti

13:26 : 03/03/2026
AKTUALITET

U dënua nga GJKKO me 2 vite burg për blerje votash, Fredi Beleri dërgon çështjen në Kushtetuese

17:00 : 16/02/2026
AKTUALITET

Vodhën 15 mln euro me Call Center, Apeli prish vendimin e GJKKO dhe çon çështjen për rigjykim

14:56 : 22/01/2026
Para

Denoncimi i Qorit: Erion Veliaj ka blerë 3.5 milion lekë biletë avioni për Gjermani

TË GJITHA

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom