• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U dhunua brutalisht, avokati Sokol Mëngjesi del nga koma

20:17 : 13/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë zbardhur detaje të reja nga gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua brutalisht mëngjesin e 29 Majit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se ai ka dalë nga gjendja e komës ku ndodhej që pas dhunimit dhe mësohet se ka reaguar mirë, duke bërë që mjekët të jenë optimistë.

Avokat Mëngjesi ndodhej prej disa ditësh në një spital privat në Athinë, ku ishte nën kujdesin e mjekëve. Ai është nën monitorim intensiv ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij.

Sokol Mëngjesi po trajtohet që prej 3 Qershorit në Greqi, ku u dërgua për mjekim më të specializuar. Para se të dërgohej në Greqi, avokati Mëngjesi ndodhej nën kujdesin intensiv të mjekëve të Spitalit të Traumës, për shkak të dëmtimeve të pësuara si pasojë e sulmit fizik.

Ngjarja:

Lexo edhe:

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

“Kumbaro s’më përgjigjej”/ Biznesmeni që u dhunua: Si Bashkia Sarandë u vu në shërbim të Agim Tarajt

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua në mënyrë barbare me sende të forta mëngjesin e 29 Majit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sapo kishte lënë djalin e vogël në kopësht.

Tre autorët e sulmit, të identifikuar nga kamerat e sigurisë janë shtetasit Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç dhe Elton Kasaj, 33 vjeç, teksa pas krimit, janë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Romario Tabaku, 26 vjeç me automjetin tip “Audi” me targa “AB696JT”. Aktualisht ndodhet në qeli vetëm Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua, teksa tre të tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim.

Sipas hetimeve të autoriteteve policore, avokati Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës, teksa si organizator i dhunimit të tij dyshohet se është shtetasi Dritan Nano 58 vjeç, i cili është ndaluar nga Policia.

Avokati Sokol Mëngjesi përfaqësonte në një proces gjyqësor 8 trashëgimtarë të një prone, proces gjyqësor i cili është fituar prej tyre në të dy shkallët e gjyqësorit.

Paraprakisht, të 8 trashëgimtarët kishin firmosur një kontratë për pagesat që do i jepnin avokatit Sokol Mëngjesi në rast se gjyqi do të fitohej. Pas gjyqi është fituar, 7 prej palëve kanë zbatuar kontratën me studion ligjore “ALTERUM SHPK” të Sokol Mëngjesit, përveç Dritan Nanos.

Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Dritan Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Fillimisht raportohet se kanë pasur një takim rreth një muaj më parë, por nuk kanë rënë dakord pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pronë tek Diga e Liqenit Artificial në Tiranë, ku janë ndërtuar kulla.

Sokol Mëngjesi është avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, i Mirel Mërtirit në çështjen e Inceneratorit të Tiranës, teksa më herët ka qenë edhe avokat në çështjen e shtetasit turk Faruk Ozer, i arrestuar për mashtrim me kriptomonedha.

Sokol Mëngjesi ka dhe një karrierë akademike në Universitetin e Tiranës, ku momentalisht është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.

Etiketa: athineavokatideldhunimikomaSokol Mëngjesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

21:50 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Kumbaro s’më përgjigjej”/ Biznesmeni që u dhunua: Si Bashkia Sarandë u vu në shërbim të Agim Tarajt

17:07 : 20/07/2025
AKTUALITET

Lirimi nga arresti shtëpiak, avokati i Malltezit dorëzon në SPAK vërtetimin për garancinë pasurore

10:53 : 08/07/2025
RAJONI

Temperatura mbi 40°C, mbyllet Akropoli në Athinë

10:02 : 08/07/2025
RAJONI

Tmerr mbi qiellin e Athinës, kabina e avionit me 150 pasagjerë mbushet me tym pak pas nisjes

15:39 : 19/06/2025
Lajmet e Dites

Meta kërkon lirinë! Avokati depoziton kërkesën për zëvendësimin e masës në GJKKO

12:36 : 13/06/2025
Para

Mijëra peshq të ngordhur mbulojnë lagunën e tharë në Meksikë

TË GJITHA

Dosja “Buka”/ GJKKO kalon në gjykim në themel çështjen e Arben Ahmetajt

15:46 : 25/07/2025

Lezhë/ Qëlloi me armë dhe frikësoi banorët, 21-vjeçari shpallet në kërkim nga policia

15:45 : 25/07/2025

Tre skuadrat e Superiores luajnë paralelisht të enjten, mësoni oraret e sfidave të kthimit

15:41 : 25/07/2025

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

15:34 : 25/07/2025

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

15:28 : 25/07/2025

Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4 të arrestuar

15:27 : 25/07/2025

Maserati shpërthen në flakë pranë tunelit të Skërficës/ PAMJE

15:19 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com