• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Sylvinho për “The Guardian”: Po kaloj netë pa gjumë, duam kualifikimin nga grupi!

22:01 : 12/06/2024
në SPORT

Shqipëria ia doli të kualifikohej për në Europian, për herë të dytë në histori. Një nga më të më merituarit për këtë sukses është edhe trajneri Sylvinho , i cili së fundmi dha një intervistë për “The Guardian”.

Trajneri i Shqipërisë ka folur për të kaluarën, etikën e tij të punës dhe grupin më të vështirë të Euro 2024, teksa kuqezinjtë do të përballen kundër Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.

“Unë asnjëherë nuk jam i qetë. Lojtarë e dinë, federata e di, presidenti e di. Mbrëmja e Krishtlindjeve, fundi i vitit, normalisht ti e rifillon punën në janar. Por gjatë gjithë kohës, nuk po gjej rehat, unë jam duke menduar se si mund të kalojmë grupin. Si mund të luajmë ndaj Italisë? Si mund të luajmë kundër Kroacisë?

Çfarë do të bëjmë kundër Spanjës? Duhet të gjesh një mënyrë se si të shkurtosh distancën mes tyre dhe nesh. Si? Duhet të punosh”, tregon fillimisht Silvinjo, i cili pranon se sa i rëndësishëm kishte qenë ky “bast” për të, pas eksperiencave aspak të suksesshme të Korinthians dhe Lion.

“I thashë asistentit tim, Doriva “Unë duhet të tregohem i zgjuar, nuk mund të bëj një gabim, pasi nëse bëj një zgjedhje të gabuar, do të jem në telashe””, shpjegoi ai, duke zbuluar pse insistoi që të jetonte në Tiranë me stafin e tij. “Duhet të njohësh njerëzit, unë nuk më të vij e thjesht të shfaqem këtu 10 ditë para një ndeshje. Llojin e atmosferës që e sheh këtu, jam absolutisht i sigurt që transmetohet në fushë”.

Lexo edhe:

Shqipëria e “dënuar” të fitojë, mësohet numri i biletave të shitura ndaj Letonisë

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

Silvinjo tregoi se lojtarët e Shqipërisë janë të jashtëzakonshëm në aspektin e mësimit dhe dëshirës për të punuar taktikisht. “Teknikisht janë të shkëlqyer, ata kanë diçka ndryshe dhe mund ta tregojnë në fushë. Ata nuk janë lojtarë të tipit që dalin aty në fushë, rreshtohen 4-4-2 dhe kur nuk kemi topin nuk kemi pse të bëjmë diçka speciale. Ata e pëlqejnë anën taktike, ata e kuptojnë punë e lodhshme, por ata gjithashtu pëlqejnë që të kenë hapësira për të krijuar dhe duhet t’i lejosh ta bëjnë këtë.

Punohet çdo ditë, 10 apo 12 orë, pastaj ndoshta del për darkë dhe sheh një ndeshje më pas,. Edhe për mua ka qenë një sfidë e madhe. Por ti beson te taktika, te hapësira për lojtarët e mirë, te lojtarët e U21 dhe të brezi i vjetër. Të jep me të vërtetë kënaqësi” tha braziliani.

Suksesin e tij ai ia vendos faktit se ka qenë i sinqertë me lojtarët, duke u prezantuar si trajner dhe jo si ish-lojtari i famshëm.

“Nuk mund të ketë gjëra si “unë jam Silvinjo, fitova “Triplete” në 2009, punova për Guardiolën, tani di gjithçka”. Ajo q ë kam bërë më përpara është e rëndësishme për mua dhe mund ta përdor, por nuk mund të vij këtu dhe t’u flas lojtarëve në një nivel tjetër. Nuk mund të futesh në dhomat e zhveshjeve dhe të thuash thjesht “Liga e Kampioneve”.

Diçka e vogël, në një stërvitje në ditët e para, një nga lojtarët më pasoi topin. “Ta shohim si e gjuan trajneri pra”. Unë e kapa topin me duar, që është gjëja e parë që na mësohet të mos bëjmë kur jemi fëmijë. Unë mund të kem një teknikë të mirë, por kishte një mesazh më të madh. “Po, e kam bërë, por tani duhet ta bësh ti, pasi unë nuk mundem më. Nuk është koha ime, është e jotja”. Ndoshta kam qenë i rëndësishëm si lojtar, por jo më. Më është dashur të tërhiqem, të punoj dhe edukoj veten”, thotë Silvinjo, i cili më pas fokusohet te puna për Europianin duke kujtuar mësimet, si ato të Guardiolës nga i cili kishte mësuar të punonte me video.

“Lojtarët janë inteligjentë, nëse ti i tregon budallallëqe dhe nuk ke të drejtë, ata do ta marrin vesh. Duhet të jesh preciz dhe t’i bindësh. Mançini? Shumë inteligjent dhe shumë i aftë në promovimin e lojtarëve të rinj.

Ndeshja e parë me Italinë? Një ndeshje mbresëlënëse, një sfidë e madhe dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Nuk ke pse e fillon turneun duke u shqetësuar për 3, 4, 5 apo 6 pikë, pasi ka të bëjë me çdo ndeshje. Ndeshja e parë do të jetë shumë e rëndësishme, por kështu do të jenë edhe të tjerat.

Janë tre ndeshje, 90 minuta secila dhe çdo gjë mund të ndodhë në atë periudhë. Mund të ndryshosh jetën tënde në atë kohë, mund ta bësh me të vërtetë. Njerëzit thonë “Mister, qetësohu, qetësohu”. Por unë nuk mundem. Është detyra ime të sigurohem që do të mundohemi në maksimum që të bëjmë diçka speciale” – tha ai.

Etiketa: EURO 2024ShqiperiaSylvinho

Lajme të lidhura

SPORT

Shqipëria e “dënuar” të fitojë, mësohet numri i biletave të shitura ndaj Letonisë

19:01 : 07/09/2025
AKTUALITET

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

12:53 : 07/09/2025
BOTA

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025
SPORT

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

17:30 : 06/09/2025
AKTUALITET

Sllovenia tërheq nga tregu specat nga Shqipëria: Nivelet e pesticideve jashtë normave

19:29 : 05/09/2025
Para

Çfarë po ndodh me Flor Mumajesin? Fifi: Ka një vit që s’më kthen përgjigje!

TË GJITHA

EMRAT/ Sherri me thika mes dy familjeve në Durrës, arrestohen dy djemtë që plagosën baballarët

11:51 : 08/09/2025

Apeli lë në burg Ilir Metën, avokati: Do vazhdojmë me kërkesën për zëvendësim mase

11:36 : 08/09/2025

Shkodër/ Masakër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, në shënjestër anëtari i Bajrave, prangoset autori

11:23 : 08/09/2025

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

10:48 : 08/09/2025

VIDEO/ Momenti kur Policia rrethon dhe kap autorin e masakrës në Shkodër, anëtar i grupeve kriminale

10:41 : 08/09/2025

Masakra në Shkodër/ Reagon Policia: Ja kush janë viktimat dhe të plagosurit, arrestuam autorin (EMRAT)

10:26 : 08/09/2025
Në foto: Motori i përdoru nga autori

EMRI/ Ky është autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, si u kap nga Policia

10:10 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com