• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sondazhi: Joe Biden gëzon mbështetje më të madhe në botë se sa Donald Trump

22:36 : 12/06/2024
në BOTA

Sipas një ankete të re të qendrës ‘Pew’ Presidenti Joe Biden gëzon mbështeje më të madhe në vendet e tjera se ish Presidenti Donald Trump.

Anketa e kryer nga 5 janari deri në 21 maj, me 40 mijë e 500 individë në 34 shtete të ndryshme, jo në Shtetet e Bashkuara, tregon se 43 për qind besojnë se Presidenti Biden ‘do të bëjë gjënë e duhur për botën’, krahasuar me 28 për qind që besojnë tek ish Presidenti Trump.

Në 24 shtete, individët e anketuar kanë më shumë besim tek Presidenti Biden, ndërsa në Hungari dhe në Tunizi, kryeson ish Presidenti Trump. Në 8 shtetet e tjera, diferenca mes tyre nuk është domethënëse. Besimi më i lartë tek të dy u regjistrua në Filipine, me 77 për qind në favor të Presidentit Biden dhe 68 përqind për ish Presidentin Trump.

Megjithatë mbështetja për Presidentin Biden ka shënuar rënie nga viti i kaluar. 14 mes 21 vendeve kanë më pak besim tek Presidenti Biden këtë vit krahasuar me 2023.

Disa nga vlerësimet më negative për të kanë të bëjnë me konfliktin mes Izraelit dher Hamasit. Në të 34 vendet ku u kryue anketa, mos-miratimi i politikave të tij për luftën Izrael-Hamas ishte në nivelin 57 për qind. Anketimi i qendrës ‘Pew’ u krye përpara se Presidenti Biden të shpallte propozimin e tij për t’i dhënë fund luftimeve.

Lexo edhe:

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

Anketa po ashtu gjeti se burrat ishin më të prirur se gratë të shprehnin besim tek ish Presidenti Trump. Por anketa po ashtu vëren se “gratë janë më të prirura se burrat për të mos iu përgjigjur fare kësaj pyetjeje”.

Prirja e rënies së mbështetjes për të dy këto figura politike duket se është në përputhje me rënien e besimit tek Shtetet e Bashkuara si një shembull i demokracisë.

Në të gjitha vendet ky u krye anketa, rreth 40 për qind besojnë se, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë qënë më parë shembull i demokracisë në botë, sot nuk janë më të tilla”./ VOA

Etiketa: anketaBidenTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025
BOTA

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025
BOTA

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

20:31 : 12/11/2025
BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025
Para

Sa kontrata koncesionare janë aktive në Shqipëri? Ja sektorët që zënë peshën më të madhe

TË GJITHA

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja ndaj

22:02 : 14/11/2025

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve

21:55 : 14/11/2025

U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

21:44 : 14/11/2025

‘Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

21:30 : 14/11/2025

219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë edhe pas investimit të ri

21:22 : 14/11/2025

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025

Ndërtimi i portit të Vlorës/ Balluku i dha koncensionin 60 mln euro punëtorit pensionist të Salillarit

21:07 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com