• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Opozita thërret sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi: Ta çojmë Veliajn në burg

14:02 : 12/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka njoftuar një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës.

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha se demokratët do të protestojnë të premten në orën 11.00 para Bashkisë së Tiranës. Protesta e dytë brenda javës, pas asaj të ditës së hënë ku u shënuan edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Këlliçi shton më tej se “demokratët do protestojnë të premten me flamurin e PD të rikthyer në shtëpi”, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Le të na prijë kauza dhe besimi se me qëndresë, me përpjekje, fitohet cdo betejë. Asgjë nuk na ndal më në luftën e drejtë dhe fitimtare për ta kthyer edhe bashkinë në normalitet dhe legalitet. Forca juaj, besimi juaj, mbështetja juaj kanë qenë dhe janë motori i fitores që arritëm dje. Pa demokratët, pa qytetarët, asgjë nuk arrihet. Ju bëj thirrje edhe njëherë që, të premten me datë 14, në ora 11, të jemi të gjithë bashkë për ta çuar te shokët Erion Veliajn“, tha Këlliçi.

Deklarata e Belind Këlliçit:

Lexo edhe:

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, avokatët e Veliajt: Mund të burgosni një person, por jo të vërtetën e tij

“Të dashur demokratë, të nderuar qytetarë,

Kthimi në shtëpi i flamurit të Partisë Demokratike, rivendosja e legalitetit, pas një lufte të gjatë me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij, është një lajm i mire, jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët.

Por, kjo fitore as nuk e kthen plotësisht normalitetin dhe as u jep pauzë përpjekjeve tona për ta rivendosur deri në fund legalitetin, për të bërë sërish Shqipërinë një vend normal, një vend të të gjithëve, jo vetëm të ‘strategjikëve’ dhe të ‘drejtorëve’.

Prej 11 javësh ne tubohemi para Bashkisë së Tiranës, institucionit të dytë më të korruptuar në vend, që të dëgjohet zëri i së vërtetës, që të demaskohen hajdutët, që të dorëhiqet Erion Veliaj dhe bashkia t’u kthehet qytetarëve.

Asgjë nuk na ka ndalur këto javë: as vapa, as presioni, as helmet dhe dhuna policore.

Siç nuk na ndali asnjë kërcënim apo presion, edhe në betejën e gjatë për të rikthyer flamurin e Partisë Demokratike te demokratët.

Ju bëj thirrje që në këtë frymë të mblidhemi sërish të premten, ora 11:00, para bashkisë.

Le të na prijë flamuri i Partisë Demokratike i rikthyer në shtëpi, flamuri i opozitës së vërtetë.

Le të na prijë flamuri kuqezi i Shqipërisë.

Le të na prijë kauza dhe besimi se me qëndresë, me përpjekje, fitohet cdo betejë.

Asgjë nuk na ndal më në luftën e drejtë dhe fitimtare për ta kthyer edhe bashkinë në normalitet dhe legalitet.

Forca juaj, besimi juaj, mbështetja juaj kanë qenë dhe janë motori i fitores që arritëm dje.

Pa demokratët, pa qytetarët, asgjë nuk arrihet.

Ju bëj thirrje edhe njëherë që, të premten me datë 14, në ora 11, të jemi të gjithë bashkë për ta çuar te shokët Erion Veliajn.

Aksioni ynë vijon sepse kauzat fitohen me qëndresë.

O sot, o kurrë!”, tha Këlliçi.

Etiketa: Bashkia e TiranesBelind KëlliçiPartia Demokratike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

13:44 : 08/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, avokatët e Veliajt: Mund të burgosni një person, por jo të vërtetën e tij

13:17 : 08/11/2025
AKTUALITET

“U zhdukën dy ura në tunelin e Llogarasë”, denoncimi i Këlliçit: Ku shkuan 25 milionë euro?!

12:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

“S’mund të ketë identitet të shumëfishtë”/ Këlliçi: Pr.ligji për Barazinë Gjinore çmenduri

17:22 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Zoti Balluku”/ Peleshi ngatërron Këlliçin, demokrati: E keni mendjen tek “tuneli Palloshit”, s’keni faj!

12:19 : 06/11/2025
AKTUALITET

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca! Opozita kërkon përjashtimin e Ballës: Na fyeu

11:36 : 06/11/2025
Para

Pjesë e grupit kriminal, GJKKO dënon me 13 vite burg nipin e Nehat Kullës

TË GJITHA

Çfarë dihet deri më tani për votimin në Mitrovicë të Jugut

18:12 : 12/11/2025

Humbi vëllain në aksident, shoku i Gjestit tregon gjendjen e këngëtarit pas tragjedisë

18:04 : 12/11/2025

Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit

17:59 : 12/11/2025

Pas ndarjes, Sara Hoxha u përgjigjet ndjekësve në Instagram për Ledrin (Foto)

17:38 : 12/11/2025

Rinasi sërish në krye të Europës për rritjen e fluturimeve edhe për muajin tetor me 173% më shumë se para pandemisë

17:29 : 12/11/2025

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

17:22 : 12/11/2025

Emma Stone shpallet gruaja më e bukur në botë sipas “Raportit të Artë”

17:21 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com