• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Studentët votojnë, por nuk zgjedhin! Në 7 universitete nga 1 kandidat për rektor

18:19 : 11/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

33 vite më parë, Shqipëria realizoi zgjedhjet e para pluraliste demokratike, por sot një Shqipëri në miniaturë brenda strukturave të universiteteve po përballet me procesin e votimit. Universitetet shqiptare këtë vit janë larg konceptit të procesit të zgjedhjeve, ku dy a më shumë kandidatë garojnë me njëri-tjetrin për pozicionin e rektorit, dekanit, shefit të katedres.

Sipas të dhënave të bëra publike në faqet zyrtare të universiteteve, rezulton se në 7 prej 12 universiteteve publike të vendit është shpallur vetëm një kandidat për rektor.

Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik, Universiteti Bujqësor, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Mjesësisë, Universiteti i Elbasanit kanë vetëm një kandidat për pozicionin e rektorit, ndërkohë që mungojnë informacionet për shpalljen e kandidaturës në faqen zyrtare të Universitetit të Sporteve.

Migen Qiraxhiu, përfaqësues i Qëndresës Qytetare thotë për “Sinjalizo” se mungesa e alternativës së zgjedhjes është kthyer në problem madhor kur kemi të bëjmë me faktin se universitetet shqiptare rankohen ulët në vlerësimin e cilësisë në rang botëror apo evropian.

“Të njëjtat emra, të njëjtët individë që duket që kanë një pozitë të fortë brenda universiteteve. Rektorë, dekanë që fillojnë dhe shkëmbejnë, bëjnë rotacion mes njëri-tjetrit”- thotë Qiraxhiu.

Lexo edhe:

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

Gazeta austriake: Shqipëria po bëhet gjithmonë e më autokratike, Rama kontrollon mediat

Shqipëria është përfshirë në rankimet e bëra nga Cybermetrics Lab. Grupi spanjoll prej 20 vitesh rendit universitetet në rang botëror, duke u bazuar në punimet akademike dhe shkencore te universiteteve, publikimin e tyre dhe qasja nga studentët ose nga palë të tjera të interesit.

Sipas rankimit të 2023-shit, Universiteti i Tiranës ishte më i miri në Shqipëri por në vendin e 3 972 në botë, duke u ndjekur më pas nga Universiteti Bujqësor që rankohej në vendin e 4379-të.

Universiteti i Elbasanit, vendimi në Apelim

Universitetet e Shqipërisë në rankim qëndrojnë shumë mbrapa edhe universiteteve të tjera të rajonit, siç është ai i Beogradit, Nishit, Prishtinës etj. Megjithatë, “lufta” për t’i drejtuar nuk mungon.

Në faqen zyrtare të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan është shpallur kandidatura për rektor e Elvira Fetahut, e cila aktualisht mban postin e zëvendësrektorit. Fetahu është kandidatja e vetme për këtë post pas mospranimit të kandidaturës së Majlinda Perriut (Peza) në vendimin e 26 majit, me argumentin se deri më datën 20 të muajit të kaluar Perriu ushtronte detyrën e Prefektit të Qarkut Elbasan.

Perriu apeloi vendimin e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve pranë Komisionit të Apelimit në Universitetin e Elbasanit, ku ndër të tjera thuhet se më datë 24 të muajit të kaluar Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin nga detyra e Prefektit.

“Ndaj nga ajo date, pra 24.05.2024 nuk ekziston me asnje pengese ligjore per miratimin e kandidatures sime per rolin e Rektorit ne UE”,- shkruhet në apelimin e bërë nga Perriu.

Megjithatë më 3 Qershor kur Komisioni Institucional i Zgjedhjeve duhet të merrte një vendim për apelimin, kryetarja e Komisionit të Apelimit, Aida Llozana dha dorëheqjen.

Të heshtur, pedagogë dhe studentë

Mbajtja e prozicionit të rektorit apo dekanit për një hark të gjatë kohor duke bërë rokade, shihet me skepticizëm nga hulumtuesit e veprimtarive të universiteteve.

“Nëse një individ, rektor apo dekan, ka mbajtur pozicionet drejtuese për 20 vjet, për 10 vjet , ai pothuajse ka rekrutuar pjesën më të madhe të stafit, të pedagogëve, të cilët kur vijnë zgjedhjet gjejnë rastin për t’ja shpërblyer”, – thotë Migen Qiraxhiu nga Qëndresa Qytetare.

Ndërkohë, Redi Muçi, pedagog prej 13 vitesh në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në Universitetin Politeknik të Tiranës thotë për “Sinjalizo” se pedagogët “nën ombrellën e lirisë akademike” kryejnë shkelje që lidhen me mungesën totale të llogaridhënies duke përfshirë edhe korrupsionin, për të cilat rektorët “mbyllin sytë”.

“Pra, në vetvete përdoret e njëjta logjikë e asaj ‘unë të mora në punë rrjedhimisht ti do më votosh mua, ose atë që të them unë dhe nga ana tjetër unë do të mbyll një sy’, për plotë mangësi që mund të kenë pedagogët, qoftë nga formimi i tyre, qoftë nga mënyra se si e zhvillojnë orën mësimit”,- thotë Muçi.

Për vitin akademik 2023-2024, në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë kanë ushtruar veprimtarinë akademike me titull “Profesor” 915 pedagogë, ndërkohë që 3 248 prej tyre mbajnë me gradën shkencore “Doktor”, sipas informacioneve që Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka vendosur në dispoziocion të “Sinjalizo” në kërkesën për informacion.

Nga informacionet e dhena nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe ai i Tiranës rezulton se numri i stafit dhe pedagogëve qe janë bërë pjesë e shkëmbimeve Erasmus+ gjatë periudhës parazgjedhore në këto universitete ka qenë më i lartë se në 4-mujorin e pare të vitit të kaluar.

Gjatë periudhës 1 janar 2023- 31 dhjetor 2023 janë bërë pjesë e shkëmbimeve “Erasmus+” 180 personel akademik të Universitetit të Tiranës, ndërkohë vetëm në periudhën 1 janar 2024-16 maj 2024 janë përfshirë në këto shkëmbime 108 personelë të UT-së.

Prej këtij personeli 92 janë pedagogë dhe 16 personel ndihmës akademik me karakter administrative, sipas përgjigjes që Universiteti Tiranës ka dhënë për “Sinjalizo”.

Në universitetin “Aleksandër Xhuvani” janë përfshirë në shkëmbimet e “Erasmus+” gjatë periudhës 1 janar 2023- 31 dhjetor 2023 vetëm 44 pedagogë, ndërsa gjatë periudhës 1 janar 2024-16 maj 2024 38 pedagogë dhe 15 staf administrative dhe ndihmësakademik.

Probleme që në… fushatë

Në këtë vit problematikat e zgjedhjeve kanë nisur që në fushatë, nisja e së cilës nuk është e qartë.

“Vetëm pak ditë më parë universiteti i Gjirokastrës doli me kandidatët e vet, ndërkohë që disa universitete dalin katër javë para, për disa universitete 3 javë para, duke bërë të kuptohet kush është periudha e fushatës zgjedhore, sa ditë është fushata”- thotë Qiraxhiu, sipas të cilit krahas këtyre paqartësive dhe mungesës së alternativave për zgjedhjeve, pesha e votës së studentëve e përcaktuar në ligjin e ri të reformës mbetet gati e papërfillshme, vetëm 10%.

“Ne mendojmë se është shumë pak dhe do të duhet të jetë 20%-30%. Në qëndrimin tonë duhet të jetë më i madh për dy arsye: rrit angazhimin e studentëve brenda universiteteve dhe studentët kuptojnë që kanë një peshë të caktuar në universitet”,- përfundon Qiraxhiu.

Redi Muçi, thotë se pesha e votës së studentëve është vetëm simbolike, por megjithatë organizimi studentor ka ende shumë rrugë për të bërë.

“Organizimi studentor do të duhej të bazohej mbi kërkesën e llogaridhënies, jo vetëm me tarifat e larta, por edhe me abuzimet që pedagogët kryejnë me orën e mësimit, me shumëçka që ka të bëjë me jetën universitare”,- thotë Muçi, sipas të cilit heshtja e studentëve përgjason me atë të gjithë shoqërisë shqiptare, ku njerëzit që përballen me vështirësi vendosin të largohen nga vendi dhe jo të ngrejnë zërin.

“Studentët po i braktisin masivisht për fat të keq sallat e universiteteve dhe zgjedhin ose të largohen jashtë shtetit për të studjuar, që është edhe e logjikshme duke parë edhe tarifat, edhe cilësinë në Shqipëri. Ose pastaj zgjedhin thjesht të hyjnë në universitet vetëm me shpresën për të marrë një diplomë, pa u shqetësuar për formimin e tyre profesional”- thotë  Muçi.

Procesi aktual i zgjedhjeve universitare në Shqipëri është larg nga standardet demokratike dhe transparente të cilat duhet të karakterizojnë institucionet akademike. Mungesa e konkurrencës reale, me kandidatë të vetëm në shumë universitete, nxjerr në pah problemet strukturore dhe kulturore që pengojnë zhvillimin e një mjedisi akademik të shëndetshëm. Për më tepër, rankimi i ulët i universiteteve shqiptare në nivel ndërkombëtar reflekton pasojat e kësaj situate, duke treguar se cilësia e arsimit mbetet problem i madh.

/Qëndra për Gazetari Cilësore (ACQJ)

Etiketa: dekangarënuk zgjedhinrektorstudentetuniversitetevetëm një kandidatvotojnëZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

10:29 : 14/07/2025
AKTUALITET

Gazeta austriake: Shqipëria po bëhet gjithmonë e më autokratike, Rama kontrollon mediat

10:12 : 14/07/2025
AKTUALITET

Nis sot faza e parë e aplikimit për në universitete

11:02 : 08/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Masakra elektorale ndodhi ditën e zgjedhjeve në zonat e karteleve! Aty nuk ka pasur komisionerë

21:19 : 07/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 4 qarqe

18:49 : 07/07/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje

08:34 : 05/07/2025
Para

Zyrtare/ Marco Baroni trajneri i ri i Lacios

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com