• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

Pesë vjet pas nisjes së hetimeve për rrugën Kardhiq-Delvinë, në Gjykatën e Posaçme u zbulua se prokuroria kishte kontraktuar një ekspert të dënuar për “ekspertim të rremë” për të vlerësuar tenderin. Gjykata urdhëroi kryerjen e një ekspertimi të ri, që u kundërshtua nga të pandehurit.

19:49 : 11/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Pesë vjet më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kontraktoi një ekspert të dënuar me vendim të formës së prerë për “ekspertim të rremë” dhe pa të drejtë ushtrimi profesioni për të vlerësuar tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, që po hetohej për favorizimin e një kompanie private në procedurat prokuruese.

Pesë vjet më vonë, ky fakt u zbulua në procesin gjyqësor kundër ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato dhe zyrtarëve të tjerë në Gjykatën e Posaçme, duke sjellë shtyrjen e procesit deri në kryerjen e një akt-ekspertimi të ri.

Gjykata e Posaçme deklaroi paligjshmërinë dhe papërdorshmërinë e aktit të ekspertimit të kryer në vitin 2019 në seancën paraardhëse, pasi të pandehurit ngritën pretendime se ekspertët e caktuar në atë kohë nga prokuroria kanë qenë të palicensuar dhe njëri prej tyre, i dënuar.

Gjykata vendosi gjithashtu që të kryhet një ekspertim i ri. Të pandehurit dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë e kontestuan këtë vendim, duke e cilësuar të padrejtë kryerjen e një ekpsertimi të ri pas pesë vitesh.

Lexo edhe:

Hapet tuneli i Murrizit, shkurtohet distanca mes Dibrës dhe Tiranës

Tenderi 23 mln euro i tunelit Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon 1 vit burg për Sonila Qaton

Të martën, ekspertët e pranishëm në seancë kërkuan dy muaj kohë për kryerjen e ekspertimit të ri. Për rrjedhojë, gjykata e shtyu seancën afër afatit maksimal të mundshëm, për më datë 9 korrik, në orën 13:00.

Sonila Qato dhe vartësit e saj akuzohen nga SPAK se favorizuan një shoqëri në hije për tenderin e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në 2019-ën – që solli dhe dorëheqjen e Qatos në shtator të atij viti. ARRSH ngriti grup pune në vitin 2019 për të verifikuar punimet e kryera nga kompania “Gjoka…” në tunelet e rrugës së Arbrit, që i ishin dhënë me koncesion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kontrolli erdhi pasi kjo shoqëri garoi për tenderin 19 milionë euro në rrugën Kardhiq – Delvinë, duke pretenduar se ishte skualifikuar me të padrejtë.

Sipas SPAK, ARRSH ka iniciuar një hetim administrativ për zbatimin e kontratës koncesionare të rrugës së Arbrit, duke prodhuar të dhëna të rreme për të argumentuar skualifikim e kompanisë “Gjoka” nga tenderi”. Prokuroria i akuzon anëtarët e grupit të punës për “Falsifikim të dokumenteve”, me argumentin se kanë përgatitur në të njëjtën ditë dy raporte që ndryshojnë nga përmbajtja.

Gjithashtu, pretendohet se përmbajtja e këtyre raporteve ka rezultuar në kundërshtim edhe me dokumentacionin e dorëzuar nga ana e bashkimit të operatorëve “Gjoka Konstruksion”, si dhe janë vlerësuar prej prokurorisë tërësisht të ndryshme nga të dhënat e përftuara nga procesverbali i këqyrjes së realizuar nga Policia Gjyqësore apo dhe aktit të ekspertimit të kryer nga ana e ekspertëve të caktuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda – akt ekspertimi që u vlerësua i pavlefshëm në seancën parardhëse./Reporter.al

Etiketa: Gjoka Konstruksionkardhiq delvineSonila Qato

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hapet tuneli i Murrizit, shkurtohet distanca mes Dibrës dhe Tiranës

16:13 : 14/03/2025
AKTUALITET

Tenderi 23 mln euro i tunelit Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon 1 vit burg për Sonila Qaton

11:25 : 21/01/2025
AKTUALITET

Kompani fiktive për “Kardhiq-Delvinë/ “Agroni më tha…”, ja dëshmitë që nxorën zbuluar “Vëllezërit Hysa”

17:08 : 02/10/2024
AKTUALITET

Detaje hetimi/ “Vëllezërit Hysa” sajuan kompani fiktive për tenderin Kardhiq-Delvinë

14:48 : 29/09/2024
AKTUALITET

Përplasen dy makina në Kardhiq-Delvinë/ Plagoset 8-vjeçarja, niset me urgjencë drejt Traumës

16:47 : 19/08/2024
AKTUALITET

Seanca në GJKKO/ Si po tenton Sonila Qato t’i shpëtojë aferës së tunelit Kardhiq-Delvinë

21:15 : 22/04/2024
Para

Ujësjellësi do rrisë çmimin në Qarkun Elbasan, do të shkojë në 60 lekë për m3 për të 6 bashkitë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com