• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau me grushte ndërtuesin, Apeli i ul dënimin djalit të Nurihanit të KLP-së

17:27 : 10/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Apelit i ka ulur dënimin Rei Metas, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seiti (Meta), i cili akuzohet për rrahjen deri në vdekje të ndërtuesit Armando Meshau në Vlorë.

Ai ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Vlorës për kryerjen e veprës penale “Vrasja  nga pakujdesia”, duke u dënuar me 3 vite burgim, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulej në 2 vite burgim.

Por, vendimi Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, është rrëzuar nga Gjykata e Apelit, e cila ka vendosur ta dënojë përfundimisht Rei Metan me vetëm 18 muaj burgim, duke i ulur 6 muaj burgim nga dënimi i parë.

Vendimi është marrë këtë të hënë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët, relatore Diamela Goxha dhe anëtarë Valdete Hoxha dhe Qemal Zaimi.

Vlen të theksohet fakti se familjarët e viktimës Armando Meshau, kishin kërkuar që të Rei Meta të dënohej për veprën penale “Vrasje me dashje”, por kjo kërkesë ishte rrëzuar nga Gjykata e Vlorës.

Lexo edhe:

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

Misteri i vrasjes së Martin Çeços, dëshmia e motrës: Policia po fsheh të vërtetën

Ngjarja ndodhi më 7 Gusht të vitit 2023 në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ku shkaku i sherrit mes tyre është bërë një apartament.

Pas arrestimit, Rei Meta deklaroi se kishte një debat me ndërtuesin Meshau, pasi ai nuk po i përmbahej një kontrate mes të dyve, ku djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë kishte marrë përsipër që të ndihmonte Meshaun (të bënte rolin e sekserit) për një tokë në Radhimë.

Sipas dosjes hetimore, në dëshminë e tij Rei Meta ka treguar se ditën e krimit ndodhej në Vlorë për të takuar një mikun e tij, por kishte hasur me viktimën, për të cilin pretendonte se prej 7-8 muajsh nuk i hapte telefonin, edhe pse kishin për të diskutuar për pronën që u bë “mollë sherri” mes tyre.

Meta ka rrëfyer se pasi është takuar rastësisht me 55-vjeçarin, e ka ftuar atë për kafe, por Meshau kishte refuzuar duke i thënë se “kishte punë”. Më pas Armando Meshau ka hyrë në kancelarinë ku ndodhi përplasja fizike.

Rei Meta ka zbuluar më tej se me viktimën kishte lidhur një kontratë sipërmarrjeje në vitin 2020 si komision për gjetjen e një trualli në fshatin Radhimë.

“Kam nënshkruar një kontratë sipërmarrje si komision për gjetjen e një trualli në Radhimë, ku do të ndërtonte Armando, ndërkohë që unë do të shpërblehesha me 60 m2 apartament dhe në këmbim do i jepja Armandos 7000 euro“, ka dëshmuar Meta.

Pasi është bërë ndërtimi ai sqaron se ka kërkuar të merrte pjesën e tij por nuk ka mundur, pasi Meshau i kishte ndërprerë komunikimin edhe pse kishte marrë 7 mijë euro prej Metës.

Referuar dosjes, pasi kanë hyrë në kancelari dyshja kanë debatuar sërish po për pronën në Radhimë dhe kjo konfirmohet edhe një prej dëshmitarëve në vendin e ngjarjes.

Siç u pa dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, pas një debati verbal mes tyre, Armando Meshau çohet në një moment nga karrigia ku ishte ulur para kompjuterit dhe e godet i pari me grusht Rei Metan. Më pas, ky i fundit e godet disa herë rresht me grushte në kokë deri sa e lë të vdekur në vend. Fillimisht, Meshau bie në karrige dhe më pas në tokë, teksa një djalë i afrohet t’i japë ndihmë.

Meta pasi e ka qëlluar me grusht është larguar nga vendi i ngjarjes, por ishte dorëzuar në polici, pasi kishte mësuar se Meshau kishte ndërruar jetë.

Rei Meta rezultonte punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe nuk ushtronte aspak funksionin e agjentit të autorizuar imobiliar, pasi nuk i lejohet diçka e tillë përsa kohë është pjesë e administratës publike.

Nurihan Seiti (Metaj) nëna e autorit të krimit, një zyrtare shumë e lartë e “Drejtësisë së Re”, jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por nuk gjeti aspak kohën që të kërkonte një ndjesë publike familjes së viktimës dhe opinionit publik.

Etiketa: apeliArmando MeshauNurihan SeitiRei Metaul deniminvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Misteri i vrasjes së Martin Çeços, dëshmia e motrës: Policia po fsheh të vërtetën

22:42 : 10/05/2026
AKTUALITET

Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, GJKKO konfirmon “arrest me burg” për 4 të ndaluarit

16:33 : 13/04/2026
AKTUALITET

Misteri Ervis Martinaj/ “Lufta” për pasurinë, i gjallë në dosje, i zhdukur në jetë

11:48 : 06/04/2026
AKTUALITET

I biri akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, babai i Sabah Nuzit e mohon: S’ka gisht, zotohem sipas Kanunit!

14:55 : 23/03/2026
RAJONI

Grushti i shtetit në Greqi, Apeli shpall fajtorë 45 të pandehurit e “Agimit të Artë”

15:07 : 04/03/2026
Para

Fredi Beleri u zgjodh deputet i Parlamentit Evropian, Ramës i 'mbarojnë fjalët'

TË GJITHA

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom