• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

TVSH-së i bien me 67% të ardhurat nga reklamat, Rama i jep më shumë lekë prej taksave

17:02 : 10/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Raporti vjetor i Radiotelevizionit Publik Shqiptar i dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë së fundmi, tregon se të ardhurat nga shitja e reklamave ranë me 67% vitin e kaluar, gjë që shtyu qeverinë të japë më shumë para nga taksat. Administrata ndërkohë mburret me rritjen e ndjekësve në Instagram dhe TikTok.

Të ardhurat e televizionit publik shqiptar nga shitja e reklamave ranë në vetëm 72 milionë lekë, (720 mijë euro) gjatë vitit 2023, në krahasim me 217 milionë lekë që patën qenë në vitin 2022, një rënie dramatike kjo me 67% si dhe niveli më i ulët i të ardhurave në së paku tre vjet. Të dhënat janë publikuar në raportin vjetor të këtij institucioni, i depozituar për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë. Raporti nuk mbart shpjegime se pse ka ndodhur kjo rënie e të ardhurave përveç konkluzionit të thatë se ato kanë qenë sa 48% e planit vjetor.

“Planifikimi është bërë mbi bazën e parashikimeve nga Drejtoria e Shitjes dhe Promocionit, por gjatë vitit 2023 realizimi nuk qëndron në nivelet e parashikuara nga kjo Drejtori,” shkruhet në raport.

Ndryshe nga të ardhurat nga shitja e reklamave, financimi i drejtpërdrejtë nga taksapaguesit përmes buxhetit të shtetit u rrit me 50 milionë lekë, bëhet e ditur nga raporti.

Shqiptarët e financojnë televizionin publik kryesisht përmes një takse që paguhet nga çdo familje në vend me vlerën 100 lekë në muaj, pagesë që bëhet bashkë me faturën e energjisë elektrike. Kjo taksë përbën 60% të të ardhurave të transmetuesit publik ndërsa taksapaguesit paguan vitin e kaluar përmes buxhetit të shtetit edhe rreth 618 milionë lekë të tjera. Shpenzimet nga buxheti kanë për qëllim mbulimin e aktiviteteve jofitimprurëse, të tilla si transmetimi satelitor për diasporën apo financimin e orkestrës simfonike.

Lexo edhe:

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

Lindja e populizmit të shëndetshëm

Të ardhurat nga shitja e shërbimeve të ndryshme, përfshirë reklamat, mbulojnë më pak se 10% të shpenzimeve.

Televizioni publik është televizioni me buxhetin më të madh në vend. Gjatë vitit të kaluar, shpenzimet e përgjithshme ishin 2.1 miliardë lekë ose gati 20 milionë euro, shifër kjo konsiderueshëm më e lartë se sa shpenzimet e televizioneve të mëdha kombëtare si Klan apo Top Channel. Megjithatë, ndonëse operon në të njëjtin treg, TVSH nxjerr një pjesë fare të vogël të të ardhurave nga reklamat, pjesë që është bërë edhe më e vogël në vitin e kaluar. Kështu, të ardhurat nga reklama përbënin 9.7% të shpenzimeve në vitin 2022 ndërsa ranë në vetëm 3.4% në vitin 2023.

Televizioni publik numëron zakonisht rreth 1 mijë të punësuar ndërsa shpenzimet për paga u rritën vitin e kaluar duke arritur në 1.1 miliardë lekë, thuhet në raport.

Të ardhurat kryesore të transmetuesit publikë vijnë nga e ashtuquajtura “taksë e televizorit”, e cila paguhet nga të gjithë pronarët e shtëpive që ekzistojnë në vend dhe që kanë një kontratë furnizimi me energji elektrike. Këto të ardhura kanë qenë në stanjacion gjatë vitit të kaluar, duke reflektuar mosarritjen e numrit të kontratave të furnizimit të OSHEE.

Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur. Bordi i saj drejtues zgjidhet nga parlamenti ndërsa drejtori ekzekutiv zgjidhet nga bordi. Bordi aktual është zgjedhur kryesisht nga Partia Socialiste ndërsa drejtori aktual është një ish-deputet dhe funksionar i Partisë Socialiste./BIRN

Etiketa: bienqeveriartshsponsoratTaksatte ardhurat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
AKTUALITET

Lindja e populizmit të shëndetshëm

12:09 : 11/07/2026
AKTUALITET

Administratë dhe nxënës shkollash/ Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

09:34 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga “asnjë qindarkë” te 4 mln euro, si mashtroi qeveria për koncertin e Kanye West

11:14 : 09/07/2026
AKTUALITET

Kanye West, mes Ramës dhe protestuesve

10:00 : 09/07/2026
AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

08:11 : 09/07/2026
Para

Golashënuesit e Europianit, Cristiano Ronaldo kryeson i shkëputur nga rivalët

TË GJITHA

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş