• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Thellohen ndarjet mbi Ukrainën në Evropën Qendrore

18:27 : 08/06/2024
në BOTA

Përpjekja për të vrarë kryeministrin populist të Sllovakisë muajin e kaluar ka nxjerrë në pah ndarjet në Evropën Qendrore, një rajon që është bërë veçanërisht i polarizuar sidmos pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Ndërkaq, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, Rusia ka rritur fushatën propagandistike të saj.

Kryeministri sllovak Robert Fico iu drejtua kombit me një mesazh në rrjetet sociale të regjistruar në shtëpinë e tij, pas daljes nga spitali, ku mori trajtim mjekësor pasi u qëllua disa herë me armë. Zoti Fico beson se sulmi ishte për shkak të pikëpamjeve të tij kundër mbështetjes për Ukrainën.

Duke u mbështetur në të dhënat nga sondazhet, analistët thonë se polarizimi midis atyre që mbështesin Ukrainën dhe atyre që janë në anën e Rusisë është rritur tejmase. Kjo nuk vërehet vetëm në rrugët e Sllovakisë, por në shoqëritë në të gjithë Evropën Qendrore.

Një raport, nga organizata sllovake ‘GLOBASEC’, thotë se zgjatja e luftës është arsyeja për uljen e mbështjetjes për Ukrainën në këto vende.

Lexo edhe:

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

“Ajo që ka ndodhur është rënia e mbështetjes që ekzistonte në fillim, në vitin 2022. Për shembull, në Poloni, krahasuar me vitin 2022, më pak njerëz e shohin të ardhmen e Ukrainës në BE, NATO ose në të dyja bashkë”, thotë për Zërin e Amerikës një nga bashkë-autorët e raportit, Patrik Szichrle, nga Qendra për Demokraci.

“Këto fushata dezinformuese nuk synojnë realisht të fitojnë zemrat e europianolindorëve, por t’i ngatërrojnë ata, t’i bëjnë të besojnë se Perëndimi nuk është aq i mirë”, thotë për Zërin e Amerikës Dorka Takscy nga Fondi Gjerman Marshall.

Analistët thonë se së bashku me rritjen e fushatave propagandistike në mediat sociale, Rusia vazhdimisht punon për të depërtuar në institucionet jo vetëm të vendeve të Evropës Qendrore, por edhe të Evropës Perëndimore. Së fundmi janë arrestuar spiunë të dyshuar rusë në Gjermani.

“Ne shohim atë që duket si një aktivizim i programeve të Rusisë për të shtrirë ndikimin e shërbimeve të saj të inteligjencës dhe sigurisë potencialisht për t’u përgatitur për konflikt me Evropën”, thotë për Zërin e Amerikës Keir Giles, nga organizata Chatham House me qendër në Londër.

Nga Riga në Bratislavë, vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore, dikur brenda sferës së ndikimit të Moskës, përballen me trysni në rritje që po i tensionon shoqëritë e tyre. Kjo trysni po po ngre shqetësime për të ardhmen e demokracisë në rajon./VOA

Etiketa: Europa QendroreUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
BOTA

Kallas: Presioni ndaj Ukrainës “nuk është rruga e duhur”

13:16 : 21/10/2025
BOTA

Zelensky gati të marrë pjesë në samitin Trump–Putin: Nëse marr një ftesë, do të shkoj

21:47 : 20/10/2025
BOTA

Rusia bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa, ndërprerje energjie

16:14 : 16/10/2025
BOTA

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025
Para

Aksident i rëndë në Kamëz, shoferja humb kontrollin dhe përfundon në oborrin e një banese

TË GJITHA

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com