• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“TIMS nuk kontrollonte pasaportën e trafikantit Tedi Malaveci”, Berisha: Si ndërhyri Bruno Veizaj në sistem

21:08 : 08/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar skandalin që ka përfshirë prej kohësh sistemin TIMS në Shqipëri. Berisha ka publikuar një dokument se si sistemi TIMS është manipuluar me qëllim që të mos lexojë hyrje e daljet e disa personave.

Në dokumentin që lexoi kryedemokrati, në krye ishte emri i Tedi Malavecit, të dënuar në Holandë për trafik droge dhe në Shqipëri është në krye të shërbimit kombëtar të përmbaruesve.

Berisha deklaron se “sistemi E-Gates dhe TIMS kriminal janë sisteme të ndërtuara nga Bruno Veizaj gjatë kohës që ai punonte në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.

Lideri i opozitës deklaron se Bruno Veizaj kishte ndërhyrë në sistem që të mos lexohej pasaporta e tij “kur ai transportonte drogë, apo kur merrte misione krimi”.

Lexo edhe:

Vjedhja e TIMS dhe ‘Xibraka’, Ferdinand Dervishi kallëzon në SPAK Bledi Çuçin, Taulant Ballën dhe 10 të tjerë

MANIPULIMI – Për skandalin e TIMS nuk ka kallëzim në SPAK

“Do më lejoni t’u lexoj sonte para jush dhe shqiptarëve një dokument zyrtar.

Ky dokument i drejtohet nga dy punonjës Çeliku dhe një tjetër, Kraca, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesit madhor, Muhamet Rrumbullaku.

I nderuar zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Berisha lexon DOKUMENTIN: TIMS-i nuk kontrollonte pasaportat e disa personave,

Me qëllim përmirësimin e problematikës së hasur me datën 9.11.2023 me sistemin E-Gates dhe TIMS, me autorizimin tuaj erdhi zoti Neritan Maliqi, ish-punonjës i ICITAP dhe zhvillues i sistemit TIMS (është fjala kjo për vitin 2009).

Gjatë hetimit të shkakut të mosfunksionimit të sistemeve u vu re se problematike gjenerohej në serverin TIMS, kodi i këtij servili ishte ndërruar pak ditë para datës 9.11.2023.

Duke u përpjekur të kuptohet ndryshimi i ndodhur, stafi i sektorit të sistemeve ktheu në kopje back-up të këtij serveri të datës 19.5.2023.

Kopja e rikthyer u ekzaminua për të kuptuar mënyrën e funksionimit të këtij serveri, pasi departamenti i teknologjisë së informacionit, siç jeni vënë në dijeni edhe më parë. nuk disponon asnjë nga kodet e sigurisë të asnjërit prej sistemeve të sigurisë pasi nuk janë depozituar sipas procedurave standarde të punës. (Nuk janë depozituar sepse i janë dorëzuar kriminelëve).

Gjatë ekzaminimit të serverit të kthyer në back-up, u dallua se për një grup prej 5 dokumentesh udhëtimi të tipit pasaportë, sistemi nuk kryente kërkimin në TIMS-in kriminal.

(E kuptoni që për këto pasaporta e kishin verbuar dhe shurdhuar sistemin me program).

Duke sjellë kështu moskontrollin e tyre. (Sepse ishte dhënë komanda që duhen injoruar këto pasaporta).

Këto dokumente të injoruara u përkasin:

1. Tedi Malaveci, trafikant droge i dënuar në Roterdam vite të tëra, sot i emëruar nga Ulsi Manja dhe Edi Rama në krye të shërbimit kombëtar të përmbaruesve.

2. Aida Shuap Jaupllari.

3. Bruno Mario Veizaj, i gjithkudogjendshmi në çdo lloj krimi dixhital.

4. Nevila Cako Xoxa.

5. Lorela Shehu.

Berisha lexon DOKUMENTIN: TIMS-i nuk kontrollonte pasaportat e disa personave,

Siç jeni në dijeni, sistemit E-Gates dhe TIMS kriminal janë sisteme të ndërtuara nga Bruno Veizaj gjatë kohës që ai punonte në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Pra, Bruno Veizaj kishte ndërhyrë në sistem që të lexonte pasaportën e secilit prej jush, por jo të Bruno Veizaj kur Bruno transportonte drogë, kur Bruno merrte misione krimi apo misione të zeza, ai nuk duhej të lexohej.

Çfarë thotë informatori?

Thotë që këta persona të listuar më sipër mendojmë se kanë njohje dhe lidhje me njëri-tjetrin dhe e kanë bërë qëllimisht për të kaluar pa gjurmë kufirin.

Pra, dhe ekzistenca e kësaj qasje si fenomen, na bën të mendojmë se veprime të tilla mund të jenë në sisteme të tjera të Policisë së Shtetit në kohë të ndryshme dhe individë të tjerë.

A e shihni miq se si është dorëzuar shteti në duart e kriminelëve?

Se si sistemet që për hir të sigurisë kombëtare janë të detyruara të regjistrojnë çdo zyrtar nga presidenti i Republikës e poshtë, shurdhohen, verbohen për kriminelë, për trafikantë, për mafiozët.

Shkoni kërkoni po të doni në TIMS kalimin e Arben Ndokës, Xhelal Rrajës, Ndokëve, Troplinit, nuk janë kurrkund.

Nuk flasin sepse i kanë verbuar sistemet, ua kanë dorëzuar sistemet.

Tani a mund t’u bëjmë një pyetje të gjithë atyre që akoma ose të paguar, ose në verbëri, insistojnë se ky nuk është narkoshtet.

Jo narkoshtet, po ky është shteti më i rrezikshëm i drogës, krimit dhe vjedhjeve të Shqipërisë.

Për informacionin tuaj, Taulanti me 5 mbiemra ka raportuar për këto që dëgjuat ju se nuk ka asnjë dëmtim dhe nuk ka asnjë problem me sistemin e TIMS.

Të njëjtin mashtrim, veçse e ka quajtur gabim njerëzor, e ka bërë edhe i rekrutuari, i marri peng i Edi Ramës, Met Rrumbullaku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Miqtë e mi, ky shtet i drejtuar nga kriminelë, i drejtuar nga pushtetarë të lidhur këmbë e kokë me krimin, është një rrezik madhor për jetën e çdo shqiptari.

Për veprimtarinë e çdo shqiptari.

Është një rrezik madhor për stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit.

Është shndërruar në eksportues kryesor të krimit dhe drogës.

Ndaj e hëna po vjen.

Ditën e hënë të gjithë te bashkia.

Ditën e hënë, Erion Veliaj, një monstër njerëzore që vjedh 100 përqind taksat e shqiptarëve, duhet të dalë për leckash nga bashkia.

Duhet të varet në shtyllën e turpit në sheshin Skënderbej.

Vetëm beteja juaj, vetëm përpjekja juaj për të marrë fatin tuaj dhe të Shqipërisë në dorë, do të sjellë shpëtimin tuaj, të ardhmes tuaj.

Qeveri teknike, zgjedhje të reja.

Fitore, fitore, fitore!”- deklaron Berisha.

Etiketa: bruno veizaje gateTedi MalaveciTIMS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vjedhja e TIMS dhe ‘Xibraka’, Ferdinand Dervishi kallëzon në SPAK Bledi Çuçin, Taulant Ballën dhe 10 të tjerë

15:06 : 09/04/2025
AKTUALITET

MANIPULIMI – Për skandalin e TIMS nuk ka kallëzim në SPAK

11:13 : 27/03/2025
AKTUALITET

“Lubi Balluku është zhdukur”/ Berisha zbulon prapaskenat: Ku i gjeti Nesti Angoni të dhënat e TIMS?!

13:21 : 12/02/2025
AKTUALITET

Spiropali e mbylli në sirtar, Salianji firmos dhe dërgon nga burgu kallëzimin për “TIMS”

09:49 : 14/11/2024
Lajmet e Dites

Salianji: Dosja e skandalit ‘TIMS’ shkon në SPAK, zbuluam më shumë se sa imagjinonim

10:43 : 06/08/2024
AKTUALITET

“Ka pasur 2 sulme kibernetike, nuk janë raportuar”/ Salianji: Iranianët u përdorën si justifikim

21:32 : 26/07/2024
Para

Çfarë i bëjnë trupit valët e të nxehtit, kush është më i rrezikuar

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com