• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mirela Bogdani zgjidhet në krye të KLP-së, fituese e paracaktuar që në 2022-shin

11:12 : 07/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Juristja Mirela Bogdani është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke zëvendësuar në këtë post Alfred Ballën, i cili u shkarkua më 27 Maj nga KLP pasi vetingu e përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Mirela Bogdani ishte kandidate e vetme në garë., Anëtarët e KLP-së kanë votuar unanimisht me 10 vota pro saj, ndërkohë që nuk i munguan dhe “lavdet” e thurura në drejtim të saj gjatë marrjes në pyetjke në mbledhjen e sotme që ka zgjatur rreth 1 orë.

E vetmja “kundërshti”, nëse mund ta konsiderohet e tillë, ishte e anëtares Nurhan Seiti, e cila në fillim të mbledhjes deklaroi se do të dëshironte që të kandidonte dhe Arta Mandro.

“Ajo që dua ti them Këshillit dhe opinionit është se unë mendoj se do ketë një pikëpyetje për këtë mbledhje të këshillit për kryetar. Nga koha ku ndodhemi, ligji ka kohën dhe zgjedhjen dhe mendoj se koha si një faktor për mua dhe për zëvendësin Tartar Bazaj duket si një kohë negative. Pra ne duket sikur përjashtohemi nga kjo mundësi. Mundësia për tu zgjedhur kryetar dhe nënkryetar i takon pjesës civile që vjen nga kuvendit, ndërsa anëtarët prokuror kanë të drejtën e shumicës me 6 prokurorë. Kjo nuk do jetë e lehtë. Nuk i heq asnjë presje dhe kam superlativë për të vetmen kandidate, zonjë Bogdani sepse e kam pasur në krah, është shfaqur dinjiteti i votës. Por po shoh edhe një dashamirësi që të kishte konkurrencë edhe nga zonja Mandro. E kam këtë me pjesën njerëzore, pjesën profesionale. Më duket kjo zgjedhje për ti dhënë një shans KLP edhe me pjesën e konkurrimit”, tha Nurihan Sehiti.

Gjatë paraqitjes së platformës në KLP, juristja Mirela Bogdani tha se fokus i saj është bashkëpunimi me të gjitha institucionet, Prokurorinë e Përgjithshëm, ILD, Shkollën e Magjistraturës dhe të tjera.

Lexo edhe:

“Ka mungesë me 35% të prokurorëve”/ Olsian Çela raporton në KLP: Arkivat, problem që kërkon zgjidhje

Emërimet në SPAK/ Kushtetuesja nxjerr zbuluar KLP-në për rastin e Ndini Tavanit

“E shikoj rolin e drejtuesit të këshillimit me shumë si rol koordinues. Dua të them se është shumë e rëndësishme fryma e bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët ndërkombëtare. Do të vijoj ndërkohë bashkëpunimin me te gjitha institucionet e drejtësisë dhe koordinimin me Prokurorinë e Përgjithshme për përmirësimin dhe garantimin e akteve ligjore dhe nënligjore. Edhe procedurat për rekrutimin e nëpunësve civilë. Bashkëpunimi me KLGJ për shkëmbimin e eksperiencave, për ndryshimet ligjore. Bashkëpunimi me ILD për çështje që lidhen me procedime disiplinore dhe Shkollën e Magjistraturës për rritjen e kapaciteteve dhe trajnimeve. Fokus ka plotësimi i kuadrit ligjore, e lidhur me rregulloren e vlerësimit etik dhe profesional të prokurorëve në shkallën ë parë. Synohet të bëhet një rishikim i rregullores për të vijuar me vlerësimin e prokurorëve, një kërkesë e BE dhe një parakusht për zhvillimin e karrierës së tyre, ka pasur pengesa, kërkon burim e njerëzore, kalkulim të mirë të të dhënave.

Çështje tjetër qe e kam përmendur, është sistemi i menaxhimit të çështjeve. Është kompetencë që lidhet më shumë me Prokurorinë e Përgjithshme, por do doja që këshilli të ofrojë asistencën, sistem që regjistron çështjet penale deri në momentin që shkojnë në gjykatë. Është në proces dizenjimi i këtij programi, do ofroja mbështetjen maksimale. Në fakt, deri me tani KLP nuk ka patur përfaqësimin e duhur, dhe është e vështirë te gjesh institucione për të bashkëpunuar. Vetëm duke koordinuar punën, mund të arrijmë te performojmë me mire. Fokus tjetër, rritja e transparencës në KLP. Vlerësoj punën e deritanishme te Këshillit dhe te kolegëve. Aty ku ka vullnet, gjendet mënyra për ta kryer punën.” – tha Mirela Bogdani.

Mirela Bogdani u zgjodh si anëtare e KLP-së në vitin 2022 si një zgjedhje e Shkollës së Magjistraturës. Ajo u zgjodh vetëm me votat e maxhorancës socialiste, pas dy tentativave të dështuara për të emëruar anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) me konsensus politik të të gjithë palëve.

Ndërkohë, emri i saj u përfol që në vitin 2022 për të marrë drejtimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por më pas ajo u tërhoq duke moskandidur dhe Alfred Balla edhe në atë kohë ishte kandidat i vetëm në garë.

Duket se vendimin për t’u tërhequr në atë kohë, Mirela Bogdani e mori pas raportimeve mediate, më konkretisht Boldnews.al, ku ngritëm dyshime mbi paligjshmëri në zgjedhjen e saj si anëtare të KLP-së, që çon rrjedhimisht edhe zgjedhjen e saj në krye të KLP-së në paligjshmëri.

Më konkretisht, Mirela Bogdani nuk rezultonte të kishte qenë pedagoge e Shkollës së Magjistraturës, para se të zgjidhej anëtare e KLP-së. Në një “biografi personale” zyrtare, zonja Bogdani rezultonte se ishte pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë.

Në foto: Biografia profesionale publike e juristes Mirela Bogdani

Po ashtu, dhe nga një kërkim në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës, zonja Bogdani nuk rezulton të kishte qenë pedagoge pranë këtij institucioni arsimor.

Në foto: Kërkimi për “Mirela Bogdani” në faqen e internetit të Shkollës së Magjistraturës nuk dha asnjë rezultat

Ligji për “Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, në nenin 134 të saj, parashikon ndër të tjera se: “Shkolla e Magjistraturës përzgjedh jo më shumë se një kandidat nga radhët e pedagogëve me kohë të plotë, jomagjistrat në detyrë, dhe pedagogëve me kohë të pjesshme, me kushtin që të mos jenë magjistratë në detyrë, avokatë ose të punësuar me kohë të plotë në organizatat e shoqërisë civile”.

Pra, ligjërisht është e qartë se kandidaturat e përzgjedhura nga Shkolla e Magjistraturës për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë duhet të jenë më së paku pedagogë të kësaj Shkolle e më tej të plotësojnë një seri kriteresh të tjera, që përfshijnë vjetërsinë në punë, gradat, integritetin personal, e të tjerë.

Po ashtu, një seri nenesh të tjera të të njëjtit ligj theksojnë faktin që kandidatët e Shkollës së Magjistraturës për në KLGJ e KLP duhet të jenë pedagogë të saj.

Ndaj, emërimi i Mirela Bogdanit si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në atë kohë ka qenë në paligjshmëri dhe njëkohësisht tashmë edhe për postin e kryetares së KLP-së.

Mirela Bogdani, e emëruar në kundërshtim me ligjin, pritet të drejtojë KLP

Etiketa: e paracaktuarfitueseKëshilli i Lartë i ProkurorisëklpkryetareMirela Bogdani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka mungesë me 35% të prokurorëve”/ Olsian Çela raporton në KLP: Arkivat, problem që kërkon zgjidhje

11:50 : 29/04/2025
AKTUALITET

Emërimet në SPAK/ Kushtetuesja nxjerr zbuluar KLP-në për rastin e Ndini Tavanit

12:01 : 24/04/2025
AKTUALITET

Dumani: Kemi nevojë për këshilltarë ligjorë, KLP t’i adresojë problemin Kuvendit

11:59 : 14/04/2025
AKTUALITET

Raporti vjetor/ Dumani në KLP: Në 1 vit, SPAK ka marrë në hetim 33 ish-zyrtarë të lartë!

11:31 : 14/04/2025
AKTUALITET

U pezullua nga detyra për korrupsion, KLP largon Kledian Llahon si kreu i Prokurorisë së Sarandës

11:49 : 10/04/2025
AKTUALITET

Konkluzionet për prokurorin Llaho dëgjohen pas dyerve të mbyllura në KLP

16:01 : 29/03/2025
Para

Vrasja në Himarë/ Policia Gjyqësore nis verifikimin pasuror për hotel “Greccia”

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Nuk e di çfarë k*** bën në futboll”, presidenti i Milanit i përgjigjet Boban: E kishte për veten

19:43 : 14/05/2025

Arrestohen 97 studentë në Stamboll pas protestës në universitet

19:39 : 14/05/2025

Rama: Linda, opozita e vetme që nuk e mund dot!

19:35 : 14/05/2025

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Beratit

19:31 : 14/05/2025

Rama për partitë e reja: Uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër

19:27 : 14/05/2025

Samiti i BE/ Burimi: Rama pretendon që të jetë më shumë me Rusinë sesa me prëndimin

19:24 : 14/05/2025

Trajneri i ri te Vllaznia, zbulohen dy kandidatët për stolin

19:19 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com