Sipas disa lajmeve mediatike, deputeti Flamur Noka është nën hetim nga SPAK për fshehje të pasurisë.
I pyetur në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV , Noka tha se nuk ka as dijeni, por as shqetësim, sepse është i pastër.
“Unë nuk kam asnjë dijeni, por asnjë shqetësim. Unë e di se presioni politik sillet dhe mbështillet. Shikoni këto këtu (tregon duart) janë të pastra. Unë jam i qetë natë e ditë. Unë nuk e vras mendjen fare. Mua do të më kenë në ballë të protestës opozitare, se Altin Dumani është peng, është kryepengu i Edi Ramës. Burgos Sali Berishën për klubin “Partizani” dhe është e njëjta gjë për klubin “Dajti” ku u është rrëmbyer prona për kullë.
Në dosje Sali Berisha thuhet se shtyu përdorimin e dosjeve të privatizimit. Sot rama e shtyu sërish. Do të më kenë në ballë, në front. Kjo doli si formë presioni pas ngjarjeve në bashkinë e Tiranës. Bukuria për këtë a e di kush ëhtë? Kam dëgjuar se jhë i shpallur terrorist nga SHBA ka thënë se do të bëjë kallëzim. Flamur Noka presionin nuk e ha. Unë kam një makinë që është pronë e bankës credins që kam edhe 1 vit për ta paguar dhe një apartament nga Enti i Banesave që kam edhe 9 vite për ta paguar”-tha Noka.