Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, pavarësisht se u përjashtua nga seanca e sotme plenare nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, nuk i është bindur vendimit dhe vazhdon të qëndrojë në sallë.
Gjatë momentit kur po fliste deputeti socialist Nasip Naço, Noka i është afruar ku ka tentuar t’i ndërpresë fjalën dhe të flasë nga mikrofoni i atij. Ky moment ka sjellë dhe një përplasje mes Flamur Nokës dhe një gardisti.
Ndërkohë, pas thirrjeve të vazhdueshme për të lënë seancën, Lindita Nikolla paralajmëroi Flamur Nokën se rastin e tij do t’ia çojë Komisionit të Etikës për të marrë masa ndaj tij.