• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Polonia akuza Rusisë: Po përdor emigrantët për ndihmuar të djathtën evropiane

17:47 : 04/06/2024
në BOTA

Një grua somaleze kalon dorën e saj të lidhur me fasho përmes shufrave metalike të rrethimit që ndan Bjellorusinë me Poloninë. Së bashku me katër gra të tjera, ato i mbajnë sytë drejt Bashkimit Evropian.

Gratë tundin kokën me mirënjohje kur një punonjës polak i organizatave të ndihmave u thërret nga përtej kufirit për t’u premtuar se do t’i ndihmojnë. Ushtarët polakë patrullojnë aty pranë.

Pylli i gjelbërt Bialowieza përgjatë kufirit është ndër pikat kryesore të ngërçit mes Bjellorusisë, aleates së saj kryesore Rusisë dhe bllokut evropian prej 27 vendesh anëtare, ku po përjetohet një rritje e numrit të emigrantëve ndërsa të enjten fillojnë zgjedhjet për parlamentin evropian.

ÇFARË KA NDODHUR NË KUFI?

Numri i përpjekjeve për kalimin e paligjshëm të kufirit nga Bjellorusia drejt vendit anëtar të BE-së, Polonisë, janë shtuar në gati 400 në ditë, nga vetëm në disa në ditë, që kanë qenë gjatë gjithë këtij viti, thonë zyrtarët polakë.

Lexo edhe:

Ish-shefi i CIA: Ukraina ka tejkaluar SHBA-në në prodhimin dhe përdorimin e dronëve

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

Patrullat kufitare polake kanë vënë në dukje gjithashtu një sjellje gjithnjë e më agresive nga disa prej emigrantëve në anën bjelloruse të kufirit. Janë publikuar video me disa nga emigrantët që hedhin gurë, drurë, madje edhe degë që po digjen, drejt forcave polake në anën tjetër të gardhit.

Ka patur raste ushtarësh dhe rojesh kufitare që janë shtruar në spital pasi janë goditur me thika. Të martën e kaluar pranë fshatit Dubicze Cerkiewne, zyrtarët thanë se një emigrant, ndonëse matanë gardhit 5 metra të lartë, goditi me thikë në brinjë një nga ushtarët polakë.

Njësitë polake që ruajnë vijën kufitare me Bjellorusinë
Njësitë polake që ruajnë vijën kufitare me Bjellorusinë
Gjatë viteve të fundit, autoritetet evropiane kanë akuzuar presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko se përdor emigracionin duke i joshur njerëzit drejt vendit të tij me premtimin e një hyrjeje më të lehtë në BE, krahasuar me udhëtimin e rrezikshëm përmes Detit Mesdhe.

ÇFARË THOTË POLONIA?

Polonia e shikon valën e re në kufi si një përpjekje të orkestruar nga Rusia dhe Bjellorusia për të ushqyer ndjenjat kundër emigrantëve, gjë që mund të ndihmojë partitë e krahut të djathtë gjatë votimeve evropiane.

Emigrantët kanë bërë rrugëtim të gjatë për në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik; disa vijnë që nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Polonia dhe Bashkimi Evropian thonë se emigrantët po përdoren nga Rusia dhe Bjellorusia për të destabilizuar Evropën, e cila ka mbështetur Ukrainën në mbrojtjen ndaj sulmit të Rusisë që filloi mbi dy vite më parë.

Një rrethim metalik me kosto prej 405 milionë dollarësh është ngritur përgjatë një pjese të kufirit 180 kilometra të gjatë, gjatë qeverisjes konservatore të Polonisë në vitin 2022. Kjo është një ndër masat ndaj fluksit të emigrantëve që shumë në Evropë dëshirojnë ta ndalin.

Rrethimi kufitar i ka dhënë një fitore partive kundër emigracionit, të cilat shpesh mbështeten nga Rusia.

Tashmë qeveria e kryeministrit Donald Tusk, që mori pushtetin në dhjetor me premtimin e një drejtimi të ri pro-evropian pas tetë viteve të qeverisjes konservatore, është zotuar të shtojë masat e sigurisë dhe ka thënë se duhet të mbrojë kufirin e BE-së.

“Nuk po përballemi thjesht me azilkërkues këtu. Përballemi me një operacion të koordinuar, shumë efikas, për të çarë kufirin polak dhe me përpjekje për të destabilizuar vendin”, tha zoti Tusk javën e kaluar ndërsa vizitoi forcat e mbrojtjes së kufirit.

CILAT JANË SYNIMET POLITIKE?

Sipas Polonisë, skenari i Moskës për ta mbingarkuar Evropën me emigrantë do të ofronte material politik për partitë anti-emigracion të së djathtës së skajshme në vende si Franca, Gjermania dhe Italia.

Ministri i Jashtëm polak Radek Sikorski tha në një takim të hënën në Bialystok, në Poloninë lindore, se shumë nga emigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin polak “janë njerëz me viza ruse” – që do të thotë se në një moment u lejuan të hynin në Rusi përpara se të niseshin drejt Bjellorusisë dhe drejt Perëndimit.

“Minimalisht u inkurajuan dhe ndoshta edhe u rekrutuan për këtë operacion, kështu që ne e dimë se kush qëndron pas këtij operacioni”, tha ai. “Kjo synon të ketë një efekt politik – për të forcuar të djathtën ekstreme, e cila premton ta shkatërrojë nga brenda Bashkimin Evropian”.

Ministria e Brendshme në Gjermaninë fqinje, destinacioni kryesor për shumë emigrantë, ka evidentuar një tendencë në rritje të emigrimit të paautorizuar që lidhet me Rusinë dhe Bjellorusinë. Gjermania ia atribuoi pjesërisht rritjen masave të shtuara të ndërmarra nga zyrtarët rusë të sigurisë kundër emigrantëve të paligjshëm pas sulmit vdekjeprurës terrorist në një sallë koncertesh në Moskë në muajin mars.Kritikët kanë akuzuar Rusinë nën drejtimin e presidentit Vladimir Putin për veprime të ndryshme kundër Perëndimit në vitet e fundit, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhje, dezinformimin dhe fushatat e lajmeve të rreme, ndërhyrjet piraterike në kompjutera dhe helmimin e dyshuar jashtë vendit të armiqve të shefit të Kremlinit – akuza që Moska i mohon.

Sviatlana Tsikhnaouskaya, udhëheqëse e opozitës bjelloruse që jeton në mërgim, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se qeveria e zotit Lukashenko po përpiqet “të shantazhojë BE-në dhe ta trembë atë me valë emigrantësh jashtë kontrollit”.

“Këtu përputhen interesat e Lukashenkos dhe të Putinit”, tha ajo.

CILI DO TË JETË FATI I EMIGRANTËVE?

Të gjendur në mes janë vetë emigrantët, ndër ta shumë gra dhe fëmijë të bllokuar në këneta dhe pyje përgjatë kufirit. Gjatë muajit maj, vullnetarët në anën polake të kufirit u panë ndërsa i jepnin ujë një burri nga Algjeria.

Aktivistët e organizatave të ndihmave e kanë akuzuar qeverinë e zotit Tusk për politika të ashpra për kufirin. Ai vetë ka pranuar se shumë nga ushtarët gjenden në dilemën mes nevojës për të mbrojtur kufirin dhe simpatisë për punonjësit e ndihmave që duan të ndihmojnë njerëzit në nevojë.

Emigrantët që arrijnë ta kalojnë kufirin mund të aplikojnë për të përfituar mbrojtje ndërkombëtare brenda kufijve të BE-së. Kjo lloj mbrojtjeje jepet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Shumë prej tyre deportohen drejt vendeve të tyre.Olga Cielemencka, aktiviste me Shërbimin Humanitar Vullnetar të Emergjencave Podlaskie, që ka premtuar se do ta ndihmojë gruan nga Somalia me dorën të lidhur me fasho, thotë se organizata e saj po përpiqet të ofrojë këshillim dhe ndihma për emigrantët.

“Por, mundësitë tona për të vepruar janë shumë të kufizuara”, tha ajo. “Nuk mund të bëjmë më shumë”./ VOA

Etiketa: bjellrusiaemigrantetPoloniaRusiavoa

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-shefi i CIA: Ukraina ka tejkaluar SHBA-në në prodhimin dhe përdorimin e dronëve

15:04 : 17/07/2026
BOTA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026
BOTA

Lufta e fshehtë e Inteligjencës Ruse në Europë!

16:13 : 07/07/2026
BOTA

Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Kiev

10:27 : 06/07/2026
BOTA

Forbes: Ditët e Putinit në pushtet janë të numëruara!

21:18 : 03/07/2026
BOTA

Rusia sulmon Kievin/ 20 të vrarë dhe 90 të plagosur nga breshëria e dronëve dhe raketave

15:51 : 02/07/2026
Para

Zëvendësohen gjyqtarët, shtyhet seanca në Gjykatën e Lartë ndaj Dritan Dajtit

TË GJITHA

Probleme që nuk njohin stinë

11:41 : 23/07/2026

100 vite burg për rrjetin e kokainës në Itali, dënohen edhe drejtuesit shqiptarë të organizatës

11:40 : 23/07/2026

Lirohet gruaja që u burgos bashkë me foshnjën 1-vjeçare

11:30 : 23/07/2026

“Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë”/ Tabaku ‘sfidon’ socialistët: Dilni në protestë!

11:25 : 23/07/2026

Lushnjë/ Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 27-vjeçare, shpallet në kërkim 42-vjeçari

11:15 : 23/07/2026

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet shefi i ri i Komisariatit të Vlorës (Emri)

11:09 : 23/07/2026

“Çojeni Saliun në burg”/ Berisha përplaset me Ballën në Kuvend: Shërbëtor i karteleve të drogës

11:07 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinokingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet