• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Toleroi 100 objekte pa leje/ KLSH: Të shkarkohet kryeinspektori i Durrësit, Dorian Mema

17:41 : 01/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon shkarkimin nga detyra të Kryeinspektorit Ndërtimor të Bashkisë së Durrësit, Dorian Mema, pasi ka evidentuar të paktën 150 raste të shkeljeve të detyrimeve të tij ligjore.

Kontrollorët shtetërorë thonë se Mema, në cilësinë e titullarit, nuk ka vepruar me prishjen e 35 objekteve të paligjshme, me gjobitjen e 97 subjekteve për shkelje të ligjit mbi territorin, si edhe nuk ka kërkuar mbështetje të specializuar për të zbatuar vendimet e prishjes për 17 objekte të tjera.

Në foto: Dorian Mema, Kryeinspektori Ndërtimor i Bashkisë Durrës

Të dhënat janë publikuar në Raportin e Auditit Financiar dhe të Përputhshmërisë të zhvilluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashkinë e Durrësit dhe të përfunduar së fundmi.

Lexo edhe:

Xhafaj-KLSH: Mos u fokusoni te milionat e dëmit ekonomik, ndihmoni administratën të mos “gabojë”

Akuzat e rënda të KLSH-së/ Largohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola

Shkeljet e kryeinspektorit ndërtimor

Kontrolli i Lartë i Shtetit i rekomandon kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, zgjidhjen e kontratës së punës me kryeinspektorin Dorian Mema, i cili ushtron këtë funksion që prej 1 janarit 2022.

Në foto: Raporti i KLSH-së mbi shkeljet nga IMT-Durrës

Në auditimin e KLSH-së, janë konstatuar shkeljet, në mënyrë të përmbledhur;

– Në 35 raste, edhe pse ka procesverbal konstatimi për ndërtime pa leje, të mbajtura nga Inspektorët e terrenit, nga Kryeinspektori i IMT-së nuk është vijuar procedura brenda afatit 10 ditor për nxjerrjen e vendimit për “Prishje e Objektit të Kundërligjshëm” dhe vendimin për “Dënim me Gjobë”, çka ka bërë mosrespektim të afateve të parashikuara në ligj dhe mosvijimin e procedurave për nxjerrjen e vendimeve për subjektet që kanë ndërtuar pa leje ndërtimi për qëllim fitimi.

– Në 94 raste, nga Kryeinspektori i IMT-së nuk është vijuar procedura për nxjerrjen e “Urdhrit të Ekzekutimit për Prishjen e Objektit të Kundërligjshëm“, që do të thotë se objektet e konstatuara të Kundërligjshëm, për të cilat ka një vendim prishje, vijojnë të pa ekzekutuara nga IMT-ja e Bashkisë Durrës, duke u bërë shkaktar i rritjes së numrit të ndërtimeve informale që kalojnë në procesin e legalizimit, ku subjektet kanë përfituar parcela ndërtimore në pronësi publike, në zonat që kanë përparësi zhvillimin e turizmit.

Në foto: Një pjesë e objekteve pa leje, për të cilët nuk është nxjerrë urdhër-prishjeje nga IMT, Durrës

– Në 17 raste nga Kryeinspektori i IMT-së nuk është bërë “Kërkesë për mbështetje” drejtuar Institucioneve ligjzbatuese, në lidhje me ekzekutimin e Urdhrit të Ekzekutimit për prishjen e objektit të kundërligjshëm, çfarë ka bërë që objektet e konstatuara të Kundërligjshëm për të cilat ka një vendim prishje. vijojnë të pa ekzekutuara nga IMT-ja e Bashkisë Durrës,

Masa edhe për inspektorët

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje edhe në aktivitetin e disa inspektorëve ndërtimorë, duke rekomanduar masën administrative “vërejtje” për katër prej tyre.

  1. S. M., me detyrë inspektor nga periudha 17.06.2019, për parregullsitë e konstatuara në 2 raste në zbatimin në terren të lejeve të ndërtimit të miratuara me objekt:

– “Struktura akomoduese dhe shërbimi për promovimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore”, miratuar me vendimin Nr.3009, datë 10.03.2022, me zhvillues R.S. dhe V.S., në adresën Lalëz, njësia administrative Ishëm, Durrës.

– “Strukturë banimi 2 kat, shtesë anësore 2 kat dhe shtesë 1 kat mbi objektin ekzistues 1 kat”, miratuar me vendimin Nr. 2736, datë 18/01/2022, me zhvillues B. M., në Lalz, Durrës.

  1. G. H., me detyrë inspektor i IMT-së, nga periudha 27/12/2017, për parregullsitë e konstatuara në 1 rast në zbatimin në terren të lejeve të ndërtimit të miratuara me objekt:

“Godinë Banimi dhe Shërbimi 2-4 dhe 6 Kate me 1 Kat Nëntokë”, miratuar me vendimin Nr. 3004, datë 10.03.2022, me zhvillues “K.K. 2003”, në adresën lagjja 6, Rruga “Aleksander Goga “, Durrës.

  1. A. H., me detyrë inspektor i IMT-së, nga periudha 10.5.2021, për parregullsitë e konstatuara në 1 rast në zbatimin në terren të lejeve të ndërtimit të miratuara.
  2. K. L., me detyrë inspektor i IMT-së, nga periudha 05.05.2014, për lejimin e zhvillimit të ndërtimeve pa u pajisur me leje ndërtimi dhe pa deklaratë paraprake punimesh, në rrugën “Vath Turja”, Durrës
Etiketa: Dorian Memaklshkryeinspektori i Durrësitobjekte pa leje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xhafaj-KLSH: Mos u fokusoni te milionat e dëmit ekonomik, ndihmoni administratën të mos “gabojë”

21:29 : 08/07/2026
AKTUALITET

Akuzat e rënda të KLSH-së/ Largohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola

11:04 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arben Shehu takon Ambasadorin turk në Shqipëri, fokus bashkëpunimi mes KLSH dhe Gjykatës Turke të Llogarive

15:25 : 30/06/2026
AKTUALITET

ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

18:23 : 15/06/2026
AKTUALITET

A është Shqipëria e para në prokurimet publike?

20:50 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

11:32 : 15/05/2026
Para

“The Champions”/ Historia dhe teksti i himnit më të dashur në Europë

TË GJITHA

Një hap larg finales, starton supersfida Angli-Argjentinë

21:12 : 15/07/2026

50 milionë euro pa garë financiare/ ARRSH kualifikon vetëm nga një kompani për çdo lot

21:05 : 15/07/2026

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Vuçiç: Nuk pasqyron vullnetin tim

20:48 : 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet/ Arrestohet drejtoresha e Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

20:41 : 15/07/2026

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

20:24 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş