• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i kryetarit/ Britma e ofendime, KLP tregon “derexhenë” e “Drejtësisë së Re”

12:36 : 27/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Pasthirma, sharje, bërtitje, ofendime personale, kjo ishte panorama e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë këtë të hënë (27 mars 2024), në të cilën po diskutohej nëse duhej ndërprerë mandati i kryetarit Alfred Balla, i shkarkuar pak ditë më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), institucioni i shkallës së dytë të Vetingut.

Në 21 Maj, KPA vendosi me shumicë votash ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së Alfred Ballës dhe ndalimin e tij për t’u emëruar për 15 vjet në institucionet e larta të drejtësisë, përfshirë Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në vitin 2017, kur nisi procesi i rivlerësimit, Balla mbante statusin e ndihmësit-ligjor në Gjykatën e Lartë. Më tej ai u largua pas një procedure jo shumë korrekte të ish-kreut të Gjykatës së Lartë dhe, në fund të vitit 2019, Balla u emërua anëtar i KLP-së nga radhët e shoqërisë civile. Prej marsit të vitit 2022, Alfred Balla mbante edhe postin e kreut të “qeverisë së prokurorëve”.

Vendimi i javës së kaluar të KPA-së për shkarkimin e tij nga detyra, si pasojë e “dorëheqjes nga statusi i ndihmësit ligjorë” u bë shkak për një mbledhje me tone shumë të larta të Këshillit të Lartë të Prokurorisë këtë fillim jave.

Lexo edhe:

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

Mbledhja e drejtua nga zv.kryetari Tartar Bazaj, i cili ka shprehur më herët publikisht qëndrimin e tij se Alfred Balla duhet të ishte larguar vetë nga detyra, pas shkarkimit nga KPA.

Anëtarja Nurihan Seiti, më e zhurmshmja në mbledhje, mbajti që në krye të seancës qëndrimin se KLP nuk duhet të shkarkonte Alfred Ballën.

Seiti dha një argument disi të pakuptueshëm, kur e nisi fjalën e saj me qëndrimin se ajo vetë, si edhe Alfred Balla e zv.kryetari Tartar Bazaj, kanë përfunduar mandatin 5-vjeçar në dhjetor 2023 dhe për këtë arsye nuk duhet të ishin fare në mbledhje.

Por, megjithëse pretendoi se edhe ajo vetë nuk duhet të ishte në detyra, anëtarja Seiti vijoi më tej, duke u shprehur se vendimi i KPA-së nuk ka efekt mbi Alfred Ballën, pasi ai nuk e kishte statusin e ndihmës-ligjorit, pra rrjedhimisht as atë të subjektit të Vetingut, pasi ishte zgjedhur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e shoqërisë civile.

Ky argument i rrëmujshëm i Seitit nxiti anëtarin tjetër, Sokol Stojani, që, duke lexuar bazën ligjore, tentoi t’i jepte një drejtim normal rrjedhës së diskutimit.

Por, qëndrimi i Stojanit nuk ishte aspak sqarues për Nurihan Seitin, e cila rimori fjalën me tone të ashpra, duke u përplasur shpesh me drejtuesin e seancës dhe njëkohësisht zv.kryetarin e KLP-së, Tartar Bazaj.

Për më shumë se 30 minuta, mes dyshes Seiti-Bazaj pati një debat me emocione të larta, ku shumica e fjalëve që thoshin ishin të pakuptueshme, për shkak të interferencave të sinjalit audio të mikrofonëve të njëri-tjetrit.

Disa prej anëtarëve të tjerë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë tentuan që, me qetësi, të ulnin tonet mes debatuesve dhe të vijonin me argumentimin e qëndrimeve të tyre, si edhe, në fund, me vendimmarrjen nëse Alfred Balla duhet të jetë më në krye të KLP-së apo duhet të shkarkohet.

Përtej detajeve mbi ligjshmërinë e vendimmarrjes, e cila u shty për në mesditë, niveli i debatit në mbledhjen e paradites së kësaj të Hëne në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dëshmon se në çfarë “derexheje” janë institucionet e “Drejtësisë së Re”.

Ajo çfarë mund të kuptohet nga kjo mbledhje, por jo vetëm prej saj, është fakti që Shqipëria, në vitin 2016, mori vrull me “Drejtësinë e Re” për t’u afruar me Europën, por devijoi rrugën dhe përfundoi në standartin afrikan, të asaj Afrike që ende nuk e ka njohur organizimin dhe rigorozitetin shtetëror.

KLP i ndërpret mandatin Alfred Ballës, vetëm Nurihan Seiti voton kundër

Etiketa: Alfred BallabritmaderexhenëdrejtesiaklpmandatiMandati i kryetaritofendimeshkarkimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kryetarja e KLP raporton në Kuvend, asnjë nga deputetë nuk e dëgjon

12:58 : 30/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Blendi Fevziu: Drejtësia është në kaos, askush nuk mban përgjegjësi

21:35 : 27/10/2025
Para

Dhunoi të motrën, arrestohet 36-vjeçari në Gramsh

TË GJITHA

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com