• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Këngë raciste dhe përshëndetje naziste/ VIDEO-ja virale shkakton indinjatë në Gjermani

12:56 : 25/05/2024
në BOTA

Një video virale tregon njerëz duke kënduar tekste raciste dhe me përshëndetje naziste në një klub në ishullin gjerman të Sylt-it. Klubi e dënoi incidentin.

Policia në landin verior gjerman të Schleswig-Holstein-it po heton një video virale në mediat sociale, që duket se tregon një grup të rinjsh duke kënduar tekste raciste pranë një lokali në ishullin Sylt.

“Një video që tregon njerëz duke festuar në ishullin Sylt po qarkullon në mediat sociale,” tha policia në X, dikur Twitter, të premten në mëngjes. “Ne jemi në dijeni për këtë video, e cila është nën hetim për shkak të përmbajtjes së saj potencialisht të paligjshme”.

Videoja, e cila duket se është xhiruar jashtë klubit ekskluziv të natës Pony në qytetin ishull Kampen fundjavën e kaluar, tregon njerëzit duke kërcyer me hitin e DJ-it italian Gigi D’Agostino  ‘Love Always’, por duke ndryshuar tekstin në “Të huajt jashtë, Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë”.

N­ë video duket nj­ë i pranish­ëm që imiton mustaqet e shkurta t­ë diktatorit nazist Adolf Hitler dhe q­ë b­ën përshëndetjen naziste. Askush në video nuk duket i shqetësuar nga kjo sjellje.

Lexo edhe:

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

Klubi i natës dënon incidentin dhe raporton emrat e “nazistëve”.

Pasi mësoi videon, “Pony” shkroi në Instagram se ishte “thellësisht i tronditur” dhe se “distancohet nga të gjitha format e racizmit dhe diskriminimit”.

Teksti vazhdon: “Çdo mysafir është i mirëpritur, pavarësisht nga origjina e tij etnike… Ne jemi krenarë për diversitetin tonë. Po ta kishim ditur këtë incident, padyshim që do t’i kishim dëbuar personat e përfshirë. Nuk ka vend për racizëm!”

Dhe si sh­ënim n­ë fund, shkruhet: “Kushdo që e sheh veten duke kënduar në këtë video, je i ndaluar (t­ë hysh n­ë klub)!”

Jan Böhmermann, satiristi i njohur i televizionit kombëtar e publikoi videon në rrjetin social dhe pyeti 2.7 milionë vetë: “Kush dhe ku janë këta njerëz?

Disa orë më vonë, klubi tha se “ia kishin dërguar emrat e këtyre nazistëve” dhe “do të bënte një ankesë kundër kësaj sjelljeje të neveritshme me të gjitha mjetet ligjore”.

Scholz thotë se nuk duhet të ketë tolerancë

Kancelari Olaf Scholz dënoi ashpër thirrjet raciste të filmuara.

“Është e qartë se slogane të tilla janë të neveritshme dhe të papranueshme”, tha Scholz-i. “Nuk duhet të ketë tolerancë. Dhe kjo është arsyeja pse është e drejtë që të të gjitha aktivitetet tona synojnë pikërisht parandalimin e përhapjes së kësaj.”

Gazetarja dhe prezantuesja gjermane Dunja Hayali tha: ” Mustaqe Hitleri dhe shampanjë, por jo “të huaj”. Sylt 2024. Ditën kur kremtojmë përvjetorin e Ligjit Themelor”.

Tendenca e ekstremit të djathtë

Videoja u zbulua në ditën kur Gjermania shënoi 75-vjetorin e Kushtetutës së vendit, të njohur si Ligji Themelor, paragrafi i parë i së cilës thotë: “Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm”.

Tendenca e të kënduarit të teksteve raciste të riformuluara në melodinë “Love Always” u përhap në qarqet e ekstremit të djathtë në Gjermani që në vitin 2023.

Deri tani në vitin 2024, policia ka nisur hetime për incidente të ngjashme në festa dhe festime në disa qytete të largëta në Bavari, Gjermani jugore, si dhe në landin verior Schleswig-Holstein./DW

Etiketa: Gjermaniindinjatëkëngë racistepërshëndetje nazistevideo virale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025
BOTA

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

09:21 : 29/10/2025
BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025
BOTA

Gjermani/ Përleshja mes grupeve përfundon me armë, disa të plagosur

20:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

12:25 : 22/10/2025
Para

“Do ta gjesh derën hapur”/ Pse efektivja qëlloi veten me plumb në zemër?

TË GJITHA

Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

10:31 : 31/10/2025

Kosovë/ Qeveria në detyrë miraton buxhetin për vitin 2026

10:26 : 31/10/2025

Presidenca kërkon moskompetencë të Kushtetueses për ankimimin e Veliajt, gjyqtarët tërhiqen për vendim

10:23 : 31/10/2025

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025

Erion Veliaj në Kushtetuese, nis seanca në gjykatë/ LIVE

10:09 : 31/10/2025

Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore, Irani reagon ashpër: Veprim i papërgjegjshëm

10:03 : 31/10/2025

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

09:53 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com