• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i Mikro-Kredive/ Lëshohen 9 urdhër-arreste, në pranga dhe Arben Meskuti

09:56 : 23/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 9 urdhër-arreste për administratorët e subjekteve financiare dhe përmbaruesve në lidhje me skandalin e mikrokredive.

Prej urdhër-arresteve, 5 prej tyre janë masa të sigurisë “arrest në burg”, ndërsa katër të tjera janë masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, teksa Policia e Tiranë ka ekzekutuar vetëm 8 prej tyre dhe një person është shpallur në kërkim.

Më konkretisht, në kuadër të operacionit të koduar “LIABILITY-3” është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit Aldo Daka, 35 vjeç, Albert Gega, 36 vjeç, Edmond Mato, 51 vjeç dhe Arben Meskuti , 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë;

Ndërkohë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetaset K.S., 36 vjeçe, Elda Ibro, 42 vjeçe, Alketa Tanushi, 39 vjeçe, dhe Jorsida Dervishi, 35 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë. Në kërkim është shpallur shtetasi A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, teksa Policia njofton se po punon për kapjen e tij.

Urdhër-arrestet janë lëshuar në lidhje me kallëzimin penal të bërë në vitin 2020 nga Ministria e Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

Lexo edhe:

Qumështi me aflatoksinë/ Resuli: Skandali ka pasoja të rënda! Ministria e Bujqësisë po e fsheh rastin

Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal

“Këta shtetas, duke qenë me detyrë përmbarues gjyqësor privat, kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në vitin 2019, Ministria e Drejtësisë iu ka hequr atyre, licencën për ushtrimin e detyrës si përmbarues gjyqësor.  Tre shoqëri përmbarimore dhe dy institucione financiare, me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja. Subjekte të ndryshme, në kushtet e mirëbesimit, janë mashtruar për të marrë kredi të reja te institucionet financiare, për të likuiduar kredi të vjetra që ata kishin në banka, dhe këto kredi ishin blerë nga një institucion financiar. Me marrjen e një kredie të re nga ky institucion, zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë dhe llogaritë e debitorëve, por më vonë dilte një kërkesë e re për likuidimin e shumave të tjera.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Rezultatet e hetimit të Prokurorisë së Tiranës:

“Nga aktet e administruara, rezulton se këto shoqëri morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera.

Kjo skemë është përdoruar tek kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.

Nga ana tjetër, këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania’ Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 leke.

Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi.

Sa më sipër, prokuroria arriti të vërtetojë nga aktet e administruara dhe provojë me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta se përmbaruesit A.M., A.K., dhe A.T. kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Po kështu u provua se shtetasja K.S., në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘Vjedhjes’, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

Ndërsa shtetasit A.D., A.G. dhe E.M., në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore Star-FS dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal. Po kështu edhe shtetasja E.I., administratore e MCA, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘vjedhjes’ parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.”

Skandali i Mikro-Kredive

Në Shqipëri, aktualisht, një numër operatorësh të prezantuar si “mikrokredit” kanë lulëzuar falë injorancës së përgjithshme të qytetarëve mbi problemet financiare, por edhe mungesës deri në nivel të papërgjegjshmërisë, të veprimeve paralajmëruese dhe parandaluese nga ana e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe më gjerësisht, të autoritetit shtetëror.

Këto zyra që në Shqipëri janë prezantuar me termin e rrejshëm “mikrokredi” kanë natyrë zhvatëse dhe shënjestrim me marketing agresiv të qytetarëve më të pambrojtur nëpër zonat më të varfra e periferike të një vendi. Këto zyra japin kredi për shqiptarët naivë apo ata të gjendur në vështirësi me normë interesi mbi 100% në vit.

Kredi me norma të tilla interesi detyrimisht do të dështojnë të paguhen nga një pjesë thelbësore e huamarrësve. Dhe rrjeti ligjor shqiptar sot, në vend që të mbrojë huamarrësit, duket se është vënë në dispozicion të fajdexhinjve.

Sipas ekspertëve, kjo skemë nisi të aplikohet kryesisht pas vitit 2014, periudhë kur ekonomia globale hyri në një stanjacion ekonomik dhe kriza e likujditetit u bë gjithmonë e më pranishme, duke prekur bizneset dhe kreditë individuale. Kjo krizë u shfrytëzua me sukses edhe në Shqipëri, ku filluan të lindnin dhjetëra kompani. Këto kompani, pasi blinin kreditë e këqija nga bankat e nivelit të dytë, filluan ti mbledhnin ato duke shkelur rëndë të drejtat e këtyre kreditorëve. Situata arriti deri aty sa atyre u vendosej gjoba, duke shkuar në masën e 30 për qind.

Ky operacion duhej të kishte mblidhur kreditë e këqija nga kreditorë të mëdhenj, por në fakt përfundoi si një aksion për të grabitur të pamundurit, sidomos kreditorët e vegjël. Nismëtari i këtij operacioni ishte ish-zv. kryeministri i kohës, Arben Ahmetaj. Ai e pa si zgjidhje për problemet e borxhit që kreditorët kishin ndaj bankave, shitjen e këtyre kredive të cilat u konsideruan të këqija te institucione të licensuara për të mbledhur këto borxhe. Pas aprovimit të këtij megaoperacioni për pastrimin e kredive të këqija, në Shqipëri, brenda një periudhe të shkurtër, u shfaqën dhjetra institucione tagrambledhëse.

Dy ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u thirr në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat me kërkesë të deputetëve të opozitës, ku mohoi përgjegjësitë e tij për skandalin e mikrokredive.

Nga “Micro Credit” te “Final”/ Si institucionet e mikrokredisë mashtruan qytetarët dhe u shitën banesat

Banka e Shqipërisë mbron abuzimet skandaloze të Micro Credit Albania

Etiketa: Alban KoteAlbert GegaAldo DakaAlketa TanushiArben MaksutiEdmond MatoElda IbroJorsida DervishiKejda SeferiMikro-kreditëskandali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qumështi me aflatoksinë/ Resuli: Skandali ka pasoja të rënda! Ministria e Bujqësisë po e fsheh rastin

10:17 : 22/04/2025
AKTUALITET

Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal

13:30 : 10/04/2025
AKTUALITET

Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, në pikën kur skandali mbulon skandalin

11:01 : 08/04/2025
AKTUALITET

Skandali i koncesionit të pullave fiskale, si iu grabitën 60 mln euro bizneseve në 10 vite

09:33 : 31/03/2025
AKTUALITET

Skandali/ Gazetarja: 4 herë më ra të fikët! Si përfundova në spital pasi hëngra fileto pule

11:20 : 29/03/2025
BOTA

Skandali me rrjedhjen e informacionit në grupin e mesazheve, Rubio: Dikush bëri një gabim të madh

21:49 : 26/03/2025
Para

Aksident i trefishtë në Lezhë/ PAMJE

TË GJITHA

Dëshirë e trajnerit Tetova, Egnatia përforcon repartin e sulmit

15:31 : 13/05/2025

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

15:21 : 13/05/2025

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025

Kandidatja dhe vëzhguesit e ‘Mundësia’ u përplasen me numëruesit, policia i nxjerr jashtë KZAZ

14:59 : 13/05/2025

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

14:53 : 13/05/2025

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

14:31 : 13/05/2025

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i Europës/ Rrugët që do bllokohen të enjte dhe të premte

14:19 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com