• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT-DETAJET/ I dënuar për vrasje, ky është burri që masakroi me thikë gruan në Tiranë

08:53 : 23/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë brenda familjes së regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se autori është shtetasi Jakup Shahu, 52 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur me thikë në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen Edlira Shahu, 46 vjeçe.

Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, teksa ata janë dhe prindër të një fëmije. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, teksa në momentin e krimit ata nuk ndodheshin në banesë.

46-vjeçarja ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar, Jakup Shahu është arrestuar nga Policia për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:

Presidenca kërkon moskompetencë të Kushtetueses për ankimimin e Veliajt, gjyqtarët tërhiqen për vendim

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

E shkuara e errët e autorit Jakup Shahu

Në vitin 2011, Jakup alias Arben Shahu është dënuar me 13 vite burg për vrasjen me armë zjarri të 28-vjeçarit Arjan Mejdani, ngjarje kjo e ndodhur më 7 shtator 2011, në lagjen “Selitë”, te rruga “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Sherri mes Jakup Shahut dhe viktimës Arjan Mejdani ka pasuar si shkak konfliktin e vazhdueshëm të bashkëshorteve të tyre. Gratë e dy protagonistëve të ngjarjes pretendonin për tradhti bashkëshortore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, në mes të pallateve ku banon pjesa më e madhe e komunitetit rom. Policia dhe dëshmitarët okularë thanë se ngjarja mund të kishte pasur përmasa edhe më të mëdha nëse autorit nuk do t’i bllokohej arma automatike tip “Kallashnikov”, me të cilën kreu vrasjen.

Në atë ngjarje mbetën të plagosur dhe babai i viktimës, Bujar Mejdani dhe kunati i këtij të fundit, Arben Muharremi, të cilët janë qëlluar nga Agron Isiu, i përfshirë në sherr.

Vrasja e 28-vjeçarit Mejdani dhe plagosja e dy të tjerëve, sipas autoriteteve policore kishte ndodhur për motive xhelozie. Nga të dhënat hetimore të mbledhura nga oficerët e seksionit të krimeve kundër jetës mësohet se autori i ngjarjes, Jakup Shahu, kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e viktimës Arjan Mejdani.

Kjo lidhje fillimisht është zbuluar nga bashkëshortja e autorit, e cila ka kërkuar shpjegime te gruaja e viktimës, pasi sipas saj, ishte ajo që i vardisej të shoqit. Sipas dëshmitarëve, të cilët janë pyetur nga policia, gruaja e të dyshuarit Jakup Shahu, një javë para ngjarjes, ka shkuar për te lokali i viktimës, aty ku ndodhi edhe vrasja, dhe ka nisur të debatojë me gruan e Arjan Mejdanit, duke e akuzuar se i kishte marrë bashkëshortin. Aty ka nisur konflikti mes dy bashkëshorteve, fillimisht me fjalë e më pas janë kanë nisur të godasin njëra-tjetrën me sende të forta. Gjatë këtij debati kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e familjes së viktimës, të cilët kanë ndërhyrë duke i dhënë fund përkohësisht dhunës mes tyre. Sherri ka vijuar pothuajse çdo ditë.

Sipas dëshmitarëve, të dyja gratë, sa herë që përballeshin në rrugë apo në lokal, ziheshin me njëra-tjetrën duke u kapur nga flokët, derisa shkonin persona të tjerë për t’i ndarë. Për këtë konflikt të vazhdueshëm është vënë në dijeni viktima Arjan Mejdani, të cilit i kanë treguar të afërmit e vet, por edhe banorë të tjerë të lagjes që kishin parë sherret e vazhdueshme të bashkëshortes së tij me të shoqen e autorit.

Pasi ka dëgjuar variantin e gruas së tij, me të cilën kishte 3 fëmijë, Mejdani ka shkuar të takojë të dyshuarin Jakup Shahu, i cili banonte pranë shtëpisë së Mejdanit. Duke debatuar me të, në mes është futur bashkëshortja e Shahut, e cila ka rrëfyer edhe historinë e tradhtisë nga ana e të shoqit dhe gruas së viktimës. Ky debat është bërë dy ditë para se të ndodhte krimi i rëndë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky ka qenë edhe shkaku i debatit që nisi para se të përdoreshin armët.

Fillimisht viktima dhe të plagosurit kanë nisur të debatojnë me autorët në lokalin e tyre dhe më pas ata kanë nxjerrë armët nga një “dum-dum” që ishte i parkuar para lokalit dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre. Nga plumbat janë plagosur rëndë Arjan Mejdani, babai i tij, Bujar Mejdani dhe kunati, Arben Muharremi. Arjan Mejdani ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në Spitalin Ushtarak, ndërsa dy të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Etiketa: Arjan MejdaniEdlira ShahugruaJakup ShahuplagosjathikeTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Presidenca kërkon moskompetencë të Kushtetueses për ankimimin e Veliajt, gjyqtarët tërhiqen për vendim

10:23 : 31/10/2025
AKTUALITET

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari përdhunon një djalë të mitur

11:24 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

11:07 : 29/10/2025
Para

Sonte nata e Hënës së plotë, cilat janë supersticionet që lidhen me të

TË GJITHA

Presidenca kërkon moskompetencë të Kushtetueses për ankimimin e Veliajt, gjyqtarët tërhiqen për vendim

10:23 : 31/10/2025

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025

Erion Veliaj në Kushtetuese, nis seanca në gjykatë/ LIVE

10:09 : 31/10/2025

Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore, Irani reagon ashpër: Veprim i papërgjegjshëm

10:03 : 31/10/2025

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

09:53 : 31/10/2025

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025

Me pranga në duar, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj

09:32 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com