• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Strategjia e KLGJ/ Stoku i dosjeve ulet, “me kismet”, në 2030. Asnjë fjalë për cilësinë

12:46 : 21/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Aktorë dhe subjekte institucionale, të cilët me vendime apo mbështetje të ekzagjeruar, kanë kontribuuar në kolapsin e sistemit të drejtësisë, u mblodhën të hënën e kësaj jave për të diskutuar mekanizmat e uljes së stokut të dosjeve në gjykata, në një organizim që duket se mbështetet në “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) prezanton “Strategjinë Kombëtare të Uljes së Çështjeve të prapambetura në gjykata 2024-2027”.

Në takimin e drejtuar nga kreu i KLGJ-së, Naureda Llagami, kishin nga një fjalë përshëndetëse përfaqësuesit e selive diplomatike kryesorë në Tiranë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, si edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Lexo edhe:

Deputetja e PD, Elda Hoti reagon pas arrestimit të bashkëshortit: Policia po përdoret nga Ulsi Manja

Ngjarja e Dajçit/ Manja: Gjin Gjoni po nxit dhunë, duhet të marrë përgjegjësi politike dhe ligjore

Në takim nuk ishte ftuar të merrte pjesë asnjë përfaqësues i opozitës parlamentare, megjithëse vota e të gjithë deputetëve është vendimtare për zbatimin e Strategjisë së hartuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në foto: Në takimin e KLGJ-së nuk ka asnjë pjesëmarrës nga opozita

Strategjia e hartuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për uljen e stokut gjigand në sistemin e drejtësisë përmblidhet në së paku tre elementë kryesorë; ndryshime ligjore për të bërë më fleksibël punën e organeve të drejtësisë; rritje e fondeve për gjyqësorin dhe rritje e fondeve për staf administrativ.

Pra, pas më shumë se 10 vitesh nga Reforma në Drejtësi, institucionet e shohin sërish zgjidhjen tek pika zero-te ndryshimet ligjore dhe shtimi i fondeve.

Por, edhe këto ndryshime të mundshme, siç sugjerohen në Strategjinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, sërish nuk arrijnë në një zgjidhje përfundimtare.

Sipas projeksioneve të KLGJ-së dhe vetëm nëse plotësohen kushtet për ndryshime ligjore dhe shumë fonde shtesë, stoku i dosjeve mund të ulet ndjeshëm deri në vitin 2030.

Ky është gjithësesi një projeksion, i cili jo domosdoshmërisht do të plotësohet. Dhe këtë e pranon edhe vetë Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili, në tekstin e Strategjisë, shprehet: “Skenari për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura është i arritshëm vetëm nëse plotësohen në mënyrë kumulative e graduale supozimet e mësipërme…”.

Apelet, stoku edhe pas 2030

Strategjia e re e Këshillit të Lartë Gjyqësor, megjithëse synon t’i japë një zgjidhje stokut të dosjeve në drejtësi, sërish është tejet pesimiste për volumin e prapambetjeve në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm dhe në atë të Apelit Administrativ.

“Problematikat më të mëdha shfaqen në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në atë Administrative të Apelit”, thuhet në tekstin e Strategjisë së re.

“Nëse gjykatat e apelit nuk e rrisin produktivitetin e tyre (numri i çështjeve që gjykohen për gjyqtar në vit) në vitin 2030 do të ketë ende një numër të lartë të çështjeve të prapambetura. Pavarësisht nga rritja strukturore e numrit të gjyqtarëve nga viti 2024 – 2030, do të jetë nevoja për të zbatuar masa shtesë për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, kombinuar me ndryshime immediate infrastrukturore dhe ndryshimet ligjore, rritjen e produktivitet të gjyqtarëve si dhe rritjen e stafit mbështetës jo gjyqtar për menaxhimin e çështjeve të prapambetura në mënyrë më efektive dhe për të arritur objektivin e uljes realiste të numrit të çështjeve të prapambetura”, thuhet më tej në tekstin që prezantohet të hënën.

Në foto: KLGJ parashikon që stoku i dosjeve në Apel do të jetë i lartë edhe pas vitit 2030

Gjykata e Tiranës

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreson që Gjykata më e madhe e juridikisionit të përgjithshëm, ajo e Tiranës, të nisë uljen e stokut të dosjeve në vitin 2027.

Por, edhe kjo pritshmëri e KLGJ-së varet nga disa faktorëve, të shprehur me disa “nëqoftëse”.

“Nëse ecuria e numrit të çështjeve të ardhura dhe performanca e gjyqtarëve individualë mbeten të njëjta, atëherë pritet që gjykata të jetë në gjendje të ulë numrin e të gjitha çështjeve të prapambetura në vitin 2027. Në rast se zbatohen masat e tjera shtesë për uljen e numrit dhe parandalimin e çështjeve të prapambetura, si dhe në rast se miratohet në kohë paketa e ndryshimeve ligjore të për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, pritet që edhe më herët të ndodhë një pakësim i ndjeshëm i çështjeve të prapambetura në këtë gjykatë”, thuhet në Strategjinë e re të KLGJ-së.

Në foto: Strategjia e KLGJ-së parashikon që, nëse plotësohen disa kushte, gjykata e Tiranës mund të ulë stokun në 2027-2029

Gjykata administrative Tiranë

Në rastin më të mirë, stoku i dosjeve të prapambetura në Gjykatën e shkallës së parë administrative në Tiranë, pritet të fillojë uljen rreth vitit 2029, sipas Strategjisë së re të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Por, edhe ky parashikim bazohet në disa projeksione, të cilat nuk dihet nëse do të arrijnë të përmbushen.

Në foto: Strategjia e KLGJ-së parashikon që, nëse plotësohen disa kushte, gjykata administrative e shkallës së parë Tiranë mund të ulë stokun në 2028-2029

“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka një numër të madh vendesh vakante. Sipas analizave të të dhënave në lidhje me ngarkesën dhe performancën e kësaj gjykate, numri i gjyqtarëve duhet të rritet. Me supozimin se numri i çështjeve të ardhura mbetet i njëjtë në të ardhmen, produktiviteti i gjyqtarëve mbetet i njëjtë/rritet, ndërsa numri i gjyqtarëve rritet në 27, mund të arrihet skenari i mëposhtëm i uljes së numrit të çështjeve të prapambetura”, thuhet në dokumenti strategjik.

Zero plan për cilësinë

Strategjia e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dëshmon se, të paktën deri në vitin 2030, cilësia e vendimmarrjes së gjyqësorit nuk përbën aspak prioritet. I gjithë fokusi është përqendruar tek aspekti sasior, pra tek gjetja e mënyrave për të ulur stokun e dosjeve të prapambetura.

Në dokumentin strategjik të KLGJ-së, presupozohet se cilësia e vendimmarrjes do të vijë me uljen e ngarkesës në punë të gjyqtarëve.

“Gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit në Shqipëri të arrijnë ekselencën duke u karakterizuar nga një ulje e numri të çështjeve të prapambetura në një nivel normal e të pranueshëm, nga vonesa minimale në proceset gjyqësore si dhe nga dhënia e shpejtë e me cilësi e drejtësisë, si e vetmja rrugë për garantimin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në Strategjinë e Uljes së Stokut.

Duke u nisur nga premisa se ulja e stokut do të rrisë cilësinë e vendimeve gjyqësore, KLGJ nuk ka parashikuar asnjë mjet për rritjen e cilësisë nëse strategjia për uljen e dosjeve të prapambetura nuk realizohet.

Etiketa: Këshilli i Lartë GjyqësorKLGJKlotilda Bushkaministri i drejtesiseNaureda Llagamistoku i dosjeveUlsi Manja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deputetja e PD, Elda Hoti reagon pas arrestimit të bashkëshortit: Policia po përdoret nga Ulsi Manja

11:58 : 11/05/2025
AKTUALITET

Ngjarja e Dajçit/ Manja: Gjin Gjoni po nxit dhunë, duhet të marrë përgjegjësi politike dhe ligjore

21:20 : 05/05/2025
AKTUALITET

Rritje e ankesave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, Metani: Të parandalojmë krijimin e stokut

19:31 : 30/04/2025
AKTUALITET

KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

18:44 : 23/04/2025
AKTUALITET

“E kam 100% të sigurtë”/ Berisha: Olsi i Altin Hajrit në bisedat e “Sky Ecc” është Ulsi Manja

13:25 : 04/04/2025
AKTUALITET

“Do ta mbys me thonj”/ Zbardhen përgjimet, si Veliaj jepte urdhra për të kontrolluar mediat

21:06 : 03/04/2025
Para

Merr zjarr makina brenda tunelit të Krrabës, bllokohet qarkullimi i automjeteve

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com