• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Taksimi për profesionet e lira, Rama “detyron” shqiptarët që ta mbyllin aktivitetin

16:36 : 20/05/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Pasi qeveria vendosi të taksojë deri në 23% profesionistët e lirë, mijëra individë që preken nga ky regjim kanë kërkuar mbyllje të aktivitetit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Në 4 muajt e parë të vitit, QKB ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi. Ekspertët parashikojnë rritje të numrit nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë kundër profesionistëve të lirë.

Hyrja në fuqi e taksimit progresiv të profesionistëve të lirë ka detyruar mijëra prej tyre të mbyllin aktivitetin.

Sipas ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat, shkalla e taksimit të të ardhurave për bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, është 15 për qind. Ndërsa, taksa për bizneset me xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë, arrin në 23 për qind.

Ky regjim taksimi ka shtyrë 3620 individë të kërkojnë mbyllje të biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Sipas, QKB-së 35% e tyre janë mbyllur zyrtarisht, teksa pjesa e mbetur janë ende në proces.

Lexo edhe:

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

“Aplikimi për mbyllje ka një afat kohor verifikimi nga organet tatimore dhe bashkiake prej 30 ditë pune, prandaj aplikimet e ardhura në muajin prill marrin përgjigje nga institucioni ynë në muajin pasardhës.”, sqaron QKB.

  • Shpresat tek Gjykata Kushtetuese

Ligji i ri mbi të ardhurat që prek të gjithë të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira është ankimuar katër herë në Gjykatën Kushtetuese.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike
Kontabilistët dhe audituesit (IKM dhe IEAKA)
400 profesionistë të ndryshëm
Shoqata e Autoshkollave

Gjykata ka përcaktuar datën 18 qershor për mbajtjen e seancës së parë ku do të shqyrtohen tre paditë e para.

“Ne pa diskutim që kemi shpresë sepse e kemi të bazuar [ankimimin] në ligj po varet se si do ta gjykojnë ata të Gjykatës Kushtetuese. Unë shpresoj…”, thotë kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Sipas tij, rishikimi i kësteve apo ndryshimi i normës tatimore nga Gjykata Kushtetuese janë shpresa e vetme për të gjithë të prekurit nga regjimi i ri i taksimit progresiv. Në rast se Gjykata del me vendim negativ, Dhamo parashikon se numri i biznesve të mbyllura do të rritet më tej.

“Do të mbyllen edhe më shumë në rast se Gjykata Kushtetuese do të ketë vendim negativ. Një pjesë ende pret vendimin e saj.”, argumenton profesor Dhamo.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë vendimtar për fatin e mijëra profesionistëvë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

“Në fund ata që do të paguajnë janë qytetarët, pasi çmimet do të rriten. Kostot e rritura i vetëpunësuari do t’i përcjellë tek produktet apo shërbimet që ofron”, argumenton eksperti për çështje fiskale, Eduard Gjokutaj.

Veç rritjes së çmimeve, taksimi i profesionistëve të lirë sipas Gjokutajt, krijon shteg për informalitet si dhe i nxit profesonistët drejt largimit.

“Kur s’i ke mbyllur shtigjet e evazionit do t’i detyrosh këto profesionistë të lirë të kalojnë në informalitet ose nga ana tjetër do t’i nxisësh për t’u larguar në vendet fqinje.”, thekson ai.

  • Përfundim

Taksimi progresiv i profesionistëve të lirë do të hynte në fuqi në 2023. Por e gjendur përballë kundërshtive të forta të mijëra profesionistëve të lirë, në një vit zgjedhor, mazhoranca bëri një hap pas. Socialistët e shtynë për këtë vit taksimin e avokatëve, noterëve, kontabilistëve, audituesve e gjithë profesioneve të tjera të lira.

Ministria e Financave, thotë se regjimi i ri tatimor përfshin deri në 29 mijë biznese të profesioneve të lira. Në llogaritë e financave, rreth 90% e totalit të bizneseve të prekura (të ndarë sipas 3 kategorive, si: të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë) janë në fashën e të ardhurave vjetore deri në 14 milionë lekë në vit që do të thotë se do të paguajnë normë tatimi 15%.

Qeveria parashikon të mbledhë 3 miliardë lekë më shumë të ardhura në buxhet nga kjo taksë./ Esmeralda Top / Faktoje.al

Etiketa: emigracioniprofesionetprofesionet e liraqeveriaRamataksa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
Para

Agjenti i Asanit konfirmon bisedimet, anësori kuqezi drejt klubit të njohur gjerman

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com