• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ “Malet” me plehra të papërpunuara ndryshojnë relievin e Sharrës

14:30 : 20/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Disa foto të shkrepura nga “Boldnews.al” këtë fundjavë dëshmojnë se sasia gjigande e mbeturinave të papërpunuara ka ndryshuar relievin gjeografik në zonën e landfillit të Sharrës, në periferinë perëndimore të Tiranës.

Në pamjet e siguruara nga redaksia, dallohet një mjet i rëndë, eskavator që po mundohet të mbulojë me dhé tonelata mbetje urbane, të cilat shtrihen në të gjithë shpatin e asaj që duket si kodër, por që në realitet ka qenë një fushë.

Në foto: Pamje nga “malet” me mbeturina në landfillin e Sharrës

Përpunimi dhe menaxhimi i mbetjeve urbane duket i pamundur, ndërkohë që kompania koncesionare nuk ka arritur të ndërtojë impiantin e përpunimit të mbeturinave me djegie, pavarësisht se kontrata me qeverinë shqiptare parashikonte që inceneratori të ndërtohej brenda vitit 2020.

Pas disa shtyrjeve, kompania koncesionare pritej që të ndërtojë impiantin e përpunimit të mbetjeve në fund të këtij viti. Por, situata në terren është shumë larg atyre që thuhen në letra.

Lexo edhe:

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

Në gusht 2017, Qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, nënshkroi me shoqërinë “Integrated Energy bv” kontratën koncesionare me objekt “ndërtim, operim dhe transferim të venddepozitimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane në Sharrë”, për një afat 30-vjeçar, me kosto koncesionare 128 milionë euro.

Kontrata parashikonte që impianti i incenerimit të mbetjeve të përfundonte në vitin 2020. Kompania nuk arriti të përmbushte këtë detyrim, megjithëse Bashkia e Tiranës dhe disa të tjera në qarkun e kryeqytetit paguajnë tarifën e plotë të depozitimit dhe djegies së mbeturinave.

Në mesin e vitit 2020, qeveria i miratoi kompanisë koncesionare një shtyrje afati për ndërtimin e inceneratorit, deri në fund të vitit 2024.

Por, deri më tani, jo vetëm që nuk është ndërtuar impianti i incenerimit, por as nuk janë gjetur fondet për ndërtimin e tij, të cilat arrijnë afërissht në rreth 100 milionë euro, sipas llogaritjeve të kryera nga koncesionari.

Nga ana tjetër, kompania koncesionare është vendosur nën sekuestro, bazuar në hetimet e kryera prej Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), nën dyshimet për mashtrim, korrupsion, shpërdorim detyre e pastrim parash.

“Afera” e inceneratorit të Tiranës ka dërguar para prokurorëve një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë, të cilët, deri më tani mbajnë statusin e “personave që kanë dijeni për veprën penale”.

Skandali i inceneratorit të Tiranës është disa-planësh. Afera nis me procedurat e ndjekura për këtë kontratë, e vijon më tej me zbatimin e saj.

Një degëzim i dyshimtë i aferës së inceneratorit të Sharrës është vendosja e një lloj detyrimi “indirekt” që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u ka vendosur kompanive të ndërtimit që të depozitojnë pranë landfillit privat të Tiranës, kundrejt tarifave të vendosura nga koncesionari, dherat dhe inertet e prodhurara nga kantieret e tyre të ndërtimit.

Kjo sasi dherash e inertesh duket se po përdoret për të mbuluar kodrat artificiale me mbeturina, të cilat po grumbullohen, por nuk po përpunohen në landfill.

Bazuar në kontratën koncesionare, një ndër detyrimet e kompanisë koncesionare ishte kompostimi (mbulimi) i një pjese të mbeturinave. Për të realizuar procesin e kompostimit, kompania duhet të blinte dheun dhe inertet tek kompani të ndryshme që e prodhonin.

Por, në realitet ndodhi tërësisht e kundërta. Koncesionari jo vetëm që nuk i blen dheun dhe inertet e nevojshme për kompostim, por, përkundrazi, po paguhet që të marrë këtë material, i cili i shërben për përmbushjen e detyrimeve të tij kontraktuale me shtetin.

Etiketa: inceneratorimalembeturinaqeveriarelievin gjeografiksharratonelata mbetje urbane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025
BOTA

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
RAJONI

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025
RAJONI

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025
RAJONI

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

20:18 : 25/10/2025
Para

Çmendet 63-vjeçarja në Pogradec, plagos me thikë një vajzë të mitur

TË GJITHA

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025

“Miliona euro shkelje në tendera”/ Bardhi: Balluku nën hetim, por vijon të jetë numri dy i qeverisë

11:27 : 29/10/2025

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com