Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17 do të luajë dy miqësore me bashkëmoshatarët e tre të Malit të Zi në datat 22 dhe 24 maj.
Takimi i parë do të zhvillohet në Podgoricë, në kompleksin stërvitor FCSG, në datën 22 maj, duke nisur prej orës 17:45.
Ndërsa ndeshja e dytë është programuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dy ditë më pas, në orën 20:30.
Grumbullimi i kuqezinjve të vegjël do të nisë të hënën. Trajneri Bledi Shkëmbi ka publikuar listën me 20 lojtarët e thirrur për dy miqësoret ndaj Malit të Zi.
Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në ligat e huaja. Me ekipe si Empoli, Schalke 04, Novara, Genoa, Torino, Reggiana, Panathinaikos, CE L’Hospitalet, Koln dhe Sasso Marconi.
LISTA E SHQIPËRISË U-17