• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Derrkuci transgjinor i Tiranës

12:15 : 19/05/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Luçiano Boçi

Fëmijët dhe prindërit e shfaqjes së ofruar nga Bashkia e Tiranës u gjendën përballë një skene të pamenduar kur përpara tyre u zbulua pamja e një derrkuci transgjinor, i konfiguruar nudo.

Nuk e di cili ka qenë reagimi i audiencës dhe aq më pak mund të parashikoj përgjigjet e prindërve ndaj pyetjeve kurioze të fëmijëve të tyre, por di që media jonë e famshme, ajo që ka ndikim në opinion, pse jo dhe edukim (pa zëvendësuar shkollën) e përcolli në heshtje si normalitet.

Derrkuci transgjinor i Tiranës pati si pararendës Kllounin e kullës së sahatit në Elbasan, i cili i tregonte fundshpinën festuesve të ditës së verës. Këtu asgjë s’është e rastit.

Reagimin e parë ndaj këtij perversiteti e lexova nga e mirënjohura Caslli.

Lexo edhe:

Teliti – Veliajt: Nxirr këto 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet Tiranën

Veliaj jep urdhrin e parë nga qelia pasi Gjykata Kushtetuese e la në detyrë

Guximi provokues i ideatorëve me agjenda të qarta të majta dhe apatia e publikut përballë këtij perversiteti, ndërkaq më kanë lënë pa fjalë.

Provokatorët politikë majtistë, kanë kohë që investojnë në qëllimsinë e tyre për të devijuar perceptimin gjinor të shoqërisë. Shpesh si në rastin konkret e bëjnë në emër të artit (që nuk është aspak i tillë). Herë të tjera në emër të mosdiskriminimit dhe modernitetit.

Dhe më pas akoma më keq, perversiteteve të tyre i japin formën e ligjeve për të imponuar standardin e tyre social me dhunë.

Kjo ka kohë që ka nisur dhe shënjestra është familja, disintegrimi i saj nëpërmjet denatyrimit të konceptit gjinor të individëve dhe të vendit e rolit të anëtarëve brenda saj.

Sulmi është i egër dhe i vazhdueshëm. Është politik, social dhe moral.

Duan të thyejnë me çdo kusht konstitucionin tonë shpirtëror, tërësinë e atyre normave dhe rregullave të cilat kanë qenë mburoja jonë kryesore morale e shpirtërore që na ka mbajtur në këmbë përballë stuhive të kohës e historisë.

Kjo agjendë ka autorët e saj pushtetarët e krenaristët e sotëm, të cilët madje e shohin këtë agjendë si mbështetësen kryesore, krahas të tjerave, nga ku buron dhe sundimi i tyre politik.

Pasi shembën kolonat themelore të edukimit në arsimin parauniversitar, Rama me bashkiakët e tij e me stanin e rilindjes së tij,  iu sulën familjes me prindi 1, prindi 2 dhe me birësimet e deformuara.

Po njëherazi duan të eliminojnë vlerën e mëmësisë me surrogacinë dhe tani promovojnë njeriun pa identitet gjinor, njeriun e transfiguruar në gjysma gjinish ose në mish-mash gjinish.

Ky është ai njeriu i ri i dëshiruar i Rilindjes. Një njeri me mendje hermafrodite, pa identitet, pa ato vlerat e ndara  qartazi e të mbartura nga Zoti e natyra tek femra dhe mashkulli. Një njeri që nuk mendon, nuk reagon, nuk ka virtyte, ideale e ëndrra por vetëm një dimension fizik të përzier dhe të amullt që reflekton një gjendje psikike të dorëzuar e të nënshtruar përballë çdo të keqe, duke qenë vetë produkt dhe simbol i së keqes dhe i së shëmtuarës.

Ky është projekti më kobzi që Rilindja e Ramës po realizon për atë që ai me pompozitet e lançon si Shqipëria e 2030-tës.

Po publiku?!

Publiku shpesh qesh, ose duartroket, me idenë profane se është në një shfaqe, pa llogaritur traumatizmin e moshave të vogla dhe thyerjet e atyre tabuve që mbajnë të shëndoshë raportet familjare e sociale.

Perversiteti krijon gjithmonë kuriozitet dhe ilaritet në përballjen e parë, por efekti i tij le njollën e pashlyer tek fëmijët e njerëzit me dije të cunguar që e shohin atë si imponim kulturor dhe më pas e pranojnë si normalitet, duke ndikuar kësisoj në formën e të menduarit dhe të sjellurit të tyre.

Perverisitete të këtilla minojnë dhe hedhin në erë ato rregulla të domosdoshme që kanalizojnë drejt ekuilibrit dhe zhvillimit një shoqëri normale.

Përballë kësaj publiku duhet të reagojë.

Zërat e Casllit apo të disa të tjerëve nuk mjaftojnë dhe nuk bëhet fjalë këtu për reagime shoqatash që mbrojnë vlerën e familjes.

Derrkuci transgjinor i Rilindjes është një projekt politik që duhet shembur një orë e më parë.

Shembja politike është shërimi nga kjo gjëmë që po pushton shoqërinë.

Etiketa: Bashkia e TiranescirkuderrkuciErion Veliajfemijeti Tiranësliqeniluciano bocitransgjinor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Teliti – Veliajt: Nxirr këto 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet Tiranën

11:05 : 11/11/2025
AKTUALITET

Veliaj jep urdhrin e parë nga qelia pasi Gjykata Kushtetuese e la në detyrë

09:21 : 11/11/2025
AKTUALITET

Fierza në krizë ekologjike! Liqeni i mbushur me mbeturina, anija e pastrimit jashtë funksioni

10:41 : 10/11/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Vendimi i GJK për Veliajn, i dirigjuar nga Rama pas situatës që i ndodhi me Ballukun

12:52 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

10:42 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Veliaj do kthehet në zyrë”, Këshilltari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”!

21:30 : 08/11/2025
Para

Gara çiklistike 723 km, Policia u kërkon shoferëve shmangien e këtyre akseve rrugore

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com