• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Allen: Përparimi drejt Asociacionit thelbësor për rrugën euro – atlantike të Kosovës

19:21 : 19/05/2024
në RAJONI

Nënsekretarja amerikane e shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen, tha të dielën në Prishtinë se përparimi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është thelbësor për integrimet euro-atlantike të Kosovës.

“Ne mund të mbështesim më së miri rrugën e Kosovës drejt institucioneve evropiane dhe euro-atlantike, kur gëzojmë një bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim dhe e di se kjo është me rëndësi për ju. Diskutuam për hapin thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës duke ecur përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha zonja Allen.

Një marrëveshje e arritur vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, parashihte mes tjerash që Prishtina të fillojë punën për themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kosova nuk hodhi hapat e kërkuar, ndërsa Serbia u vu në fushatë për të penguar anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Lexo edhe:

Spiunazh për Serbinë, Gjykata e Prishtinës i zgjat paraburgimit të arrestuarit Fatmir Sheholli

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

Kosova nuk u vu në rend të ditës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi një pjesë e vendeve anëtare ritheksuan se kusht për përparimin e Kosovës është hedhja e hapave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Diplomatët perëndimorë shpesh janë shprehur të shqetësuar për mundësinë që problemet e pazgjidhura mund të krijojnë hapësirë për veprime keqdashëse në rajon.

Nënsekretarja Allen tha se mbrojtja e rajonit nga dezinformatat mbetët përparësi e punës së saj ndërsa së bashku me presidenten Vjosa Osmani nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës kundër keqpërdorimit të informacionit nga shtetet e huaja.

“Ne e dimë se qeveritë autoritare manipulojnë informacionin dhe përhapin dezinformata për të ndikuar tek njerëzit në mbarë botën për të mbjellë kaos e ndarje dhe për të ulur besimin në institucione, veçanërisht në institucionet demokratike. Siguria dhe qëndrueshmëria në Evropën jugore dhe jug qendrore veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, janë përparësi kryesore që i kam theksuar në çdo ndalesë të udhëtimit tim në rajon”, tha ajo.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se marrëveshja e nënshkruar është dëshmi e fuqizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Dezinformatat dhe sulmet kibernetike tashmë janë bërë pjesë e pandashme e luftës hibride të forcave dashakeqe për realizimin e agjendave gjeopolitike të autokratëve të cilët përmes tyre synojnë që të sjellin destabilitet, mosbesim dhe polarizim. Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme, të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon nëpërmjet satelitit të saj Serbisë. Kjo, jo vetëm që është shqetësuese, por paraqet rrezik aktiv për destabilizim të rajonit tonë”, tha presidentja Osmani.

Marrëveshja synon lehtësimin e informacionit ndërmjet dy vendeve, zhvillimin e strategjive për t’iu kundërvënë kërcënimeve të manipulimeve të informacionit dhe zhvillimin e mjeteve teknike dhe kapaciteteve njerëzore për një gjë të tillë./VOA

Etiketa: asociacionikosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Spiunazh për Serbinë, Gjykata e Prishtinës i zgjat paraburgimit të arrestuarit Fatmir Sheholli

15:18 : 10/11/2025
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

11:47 : 10/11/2025
RAJONI

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025
RAJONI

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025
RAJONI

Balotazhi në Kosovë/ Numërimi i kutive drejt fundit, kush kryeson në 18 komuna

20:37 : 09/11/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Dalin rezultatet e exit poll-eve, kush kryeson

19:34 : 09/11/2025
Para

Rrëzimi i helikopterit të Raisit, ende asnjë gjurmë, moti i keq vështirëson kërkimet

TË GJITHA

Këmbimi valutor 12 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:17 : 12/11/2025

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë me dosjen

08:12 : 12/11/2025

Presidenti kolumbian pezullon shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në

08:10 : 12/11/2025

Rikthehen ditët me diell, por ulen temperaturat! Ja parashikimi i motit për sot

08:00 : 12/11/2025

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com