• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nacionalizmi është streha e fundit e horrave”/ Pse shkoi Rama në Greqi

11:58 : 17/05/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Fatos Lubonja

Shprehje “Nacionalizmi është streha e fundit e horrave” është e shumëcituar, por shpesh ka një keqkuptim në interpretimin e saj. Rëndom ajo përdoret, duke pasur parasysh krimet e mëdha që ka shkaktuar nacionalizmi në shekullin e XX – dy luftërat botërore, por edhe shumë luftëra e konflikte të tjera me bazë nacionale që kërcënojnë botën edhe sot, – për të akuzuar nacionalistët.

Ky kontekst ka sjellë edhe dallimin konceptual midis termit “nacionalist” që përkufizohet nga disa si urrejtje për të tjerët dhe “patriot”, që përkufizohet si dashuri për vendin tënd. Keqkuptimi për të cilin e kam fjalën është se autori i shprehjes së mirënjohur, shkrimtari, poeti, linguisti i shquar anglez Samuel Johnson, e ka thënë këtë në një periudhë kur nacionalizmi nuk kishte lindur ende si ideologji. Madje, shprehja e saktë e përdorur prej tij është: “Patriotizmi është streha e fundit e horrave”, frazë që ia ka drejtuar më 1775 lordit William Piit duke e akuzuar për patriotizëm të rremë.

Pra, shprehja e Johnsonit nuk kërkon të na thotë se patriotët apo nacionalistët në përgjithësi janë horra – temë kjo tjetër e një kohe tjetër – por se horrat, kur nuk u mbetet asnjë argument apo justifikim tjetër për të fshehur apo shpëlarë horrllëqet e tyre, hiqen sikur këto i kanë bërë apo bëjnë për patriotizëm. Në pamfletin e tij “Patrioti” ku kritikon patriotizmin e rremë, Johnson shkruan midis të tjerash se patriotizmi i vërtetë është “të qenit vazhdimisht vigjilent për të kapur çdo makinacion (që dëmton vendin) dhe për të shquar me largpamësi çdo rrezik publik”.

Vizita e Ramës në Greqi duhet parë në optikën e kuptimit origjinal të shprehjes “Patriotizmi është streha e fundit e horrave”.

Lexo edhe:

“The Albanian Files”: Portrete luksoze mbi nje trup pa kocka

Rama pritet me protesta në Gjermani, shqiptarët tubim në Düsseldorf: Jepe dorëheqjen!

Shqipëria sot po zien nga disa skandale që e kanë tronditur opinionin publik më shumë se kurrë gjatë viteve të fundit – si ai i inceneratorëve, ai 5D i Bashkisë së Tiranës apo edhe reportazhi investigativ i RAI 3 – që tregojnë se vendi qeveriset nga banditë të paskrupullt që e kanë shndërruar atë në një narkoshtet. Janë skandale që do ta shtynin çdo patriot të vërtetë – sipas kuptimit që i jep Johnson – të brengosej e të mendonte se ç’duhet bërë për të frenuar rrezikun që bart ky lloj banditizmi që ka shumë shenja se po çon në pastrimin etnik të shqiptarëve nga vendi i tyre.

Ndërkaq, çfarë bën kryeministri i këtij vendi që, po të ishte një patriot i vërtetë, do të duhej të ishte më i alarmuari për faktin se i paska shpëtuar nga vigjilenca aktiviteti i banditëve rreth tij? E para, ai nxiton të mbajë brenda vendit një fjalim dyorësh me rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve nëpërmjet të cilit i thotë opinionit se ai nuk ka asnjë lidhje me këta njerëz e këto akte – ndërkohë që këta njerëz i ka vënë ai në postet e larta dhe aktet e tyre i ka mbështetur e aprovuar e promovuar ai vetë deri ditën që u zbuluan se ishin kriminale.

Së dyti, nxiton të organizojë në një stadium në Greqi shpëlarjen në një banjë turme, me ujin dhe sapunin e një fjalimi patriotik dhe me shtupa flamujsh kuqezi, ndotjen e tij nga skandalet në Shqipëri. Së bashku me miklimin e ndjenjës së mburrjes kombëtare të shqiptarëve të cilëve u tha se nga shërbëtorë të të huajve, tani janë bërë bashkëzotër me grekët, të barabartë mes të barabartëve me popujt evropiane që deri dje i kanë trajtuar si inferiorë, ai u përpoq të demonstrojë atje, duke sjellë gjysmën e pjesëmarrësve me autobusë nga Shqipëria, se është një lider i dashur për shqiptarët dhe jo siç flasin qartë skandale e fundit, koka e një bande kriminale që u grabit shqiptarëve jo vetëm tokat, siç kanë bërë në Himarë e gjetkë, por edhe të ardhmen.

Këtë kamuflim të një “rreziku publik” në patriot, Samuel Johnsoni do ta quante ilustrimin më gjetur të thënies së tij. E vlefshme kjo edhe për të gjithë ata që e shoqëruan me këngë, valle, lavde dhe brohoritma në këtë kamuflim.

Etiketa: athineEdi Ramafatos lubonjaGreqiNacionalizmiskandalet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“The Albanian Files”: Portrete luksoze mbi nje trup pa kocka

13:42 : 01/07/2026
AKTUALITET

Rama pritet me protesta në Gjermani, shqiptarët tubim në Düsseldorf: Jepe dorëheqjen!

12:42 : 01/07/2026
AKTUALITET

Flamingot dhe tre premisa

10:22 : 01/07/2026
AKTUALITET

Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje! Reuters: Shkak ngurrimi i administratës Trump dhe shpenzimet e ulëta në mbrojtje

09:54 : 01/07/2026
AKTUALITET

Dorëheqja mashtruese e Vuçiç dhe mësimi për protestat e Tiranës!

08:24 : 01/07/2026
AKTUALITET

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit kalojnë para Parlamentit: Rama, Sala f*ck you!

22:07 : 30/06/2026
Para

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi trafikndarëse

TË GJITHA

Instituti i Vjenës ul parashikimin për ekonominë shqiptare

13:52 : 01/07/2026

Zjarri përfshin ndërtesën shumëkatëshe në Antwerp të Belgjikës, raportohet për 5 viktima

13:50 : 01/07/2026

“The Albanian Files”: Portrete luksoze mbi nje trup pa kocka

13:42 : 01/07/2026

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

13:34 : 01/07/2026

Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar

13:32 : 01/07/2026

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, përmbyset makina, plagosen 6 persona

13:14 : 01/07/2026

Raporti i PPE/ Berisha: Përmendet dosja Balluku dhe AKSHI! Sugjerohet qeveria teknike

13:10 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetperabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio giriş