• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet vendimi/ Kush janë 2 anëtarët e Kushtetueses që ishin pro lirimit të Belerit

18:34 : 16/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Shumica vendos dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm, por ai i 21 marsit për Fredi Belerin ka edhe mendim pakice me dy anëtarë që kanë qenë pro lirimit të Alfred Belerit nga qelitë e burgut.

Nuk kanë mundur të ndryshojnë qëndrimin e shumicës, që konfirmoi masën “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, por Marsida Xhaferrllari dhe Sonila Bejtja, e kanë vlerësuar si jo të përshtatshme këtë masë sigurie.

Qëndrimi i dy gjyqtareve në trupën 9 anëtarësh të Kushtetueses, del në dritë në vendimin e arsyetuar ndaj Belerit, të sigururar nga A2 CNN. Në verdiktin e zbardhur, anëtarët e pakicës arsyetojnë se Kushtetuesja duhet të vlerësonte çështjen jo vetëm në rrethanat e procedimit penal ndaj Belerit, por edhe funksionit kushtetues që ai pritej të ushtronte.

“Kriteret kushtetuese për kontrollin e çështjes duhet të ishin identifikuar sidomos nga perspektiva e kërkesave për funksionimin e përshtatshëm të Bashkisë Himarë, ku kërkuesi pritet të marrë pozicionin e kryetarit, institucion i cili është pjesë e sistemit kushtetues demokratik të vendit. Është fakt se për shkak të kufizimit të lirisë personale të kërkuesit Bashkia Himarë edhe sot është ende pa kryetar, duke sjellë në këtë mënyrë edhe deficit të legjitimitetit demokratik, pra deformim të vullnetit të qytetarëve që kanë votuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Xhaferrllarit e Bejtjes, shtatë kolegët e tyre në shumicë kanë mbajtur në vëmendje vetëm vlerësimin e kritereve kushtetuese që lidheshin me lirinë personale të Belerit dhe jo të drejtës së tij kushtetuese për t’u zgjedhur.

Lexo edhe:

Sonila Bejtja ikën nga Gjykata Kushtetuese

Urdhri i ri i mjekut/ Kushtetuesja: Drejtori i spitalit nuk mund të vendosë për dypunësimin e mjekëve

“Pa vënë në dyshim interesin publik për mbarëvajtjen e procedimeve penale, sidomos të atyre që lidhen me çështje të korrupsionit zgjedhor, ritheksojmë se në çështjen konkrete janë vënë në diskutim jo vetëm liria personale e kërkuesit, por edhe e drejta për t’u zgjedhur dhe cilësia e legjitimitetit demokratik në Bashkinë Himarë”.

Përkundër argumentave të shumicës, gjykatat e zakonshme sipas mendimit të pakicës në këtë vendim kushtetues nuk kanë analizuar mjaftueshëm mbi proporcionalitetin e caktimit të masës së “arrestit në burg” ndaj Alfred Belerit.

“Caktimi i masës së sigurimit të arrestit në burg dy ditë përpara ditës së votimit për zgjedhjet vendore dhe vazhdimi i kësaj mase, që e ka penguar atë në fakt të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë, si pasojë e prezumimit të korrupsionit në zgjedhje, duhej vlerësuar arbitrare për shkak të mungesës së garancive të mjaftueshme procedurale. Për rrjedhojë, vlerësojmë se pretendimi i kërkuesit për cenimin e lirisë personale dhe së drejtës për t’u zgjedhur, në raport me parimin e proporcionalitetit, të lidhur me standardin e arsyetimit të vendimit gjyqësor është i bazuar”.

Në kushtetuese, Belerit, i dënuar me 2 vjet burg për “korrupsion në zgjedhje” nga Gjykata e Posaçme, kërkoi shfuqizimin e masës “arrest në burg”, caktuar ndaj tij nga tre shkallët e gjyqësorit. Më 27 maj, ora10:00, Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar seancën e parë të shqyrtimit të ankimit të bërë prej tij kundër këtij vendimi./A2 CNN

Etiketa: Fredi BeleriGjykata KushtetuselirimiMarsida Xhaferrllariprosonila bejtjavendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sonila Bejtja ikën nga Gjykata Kushtetuese

16:37 : 24/10/2025
AKTUALITET

Urdhri i ri i mjekut/ Kushtetuesja: Drejtori i spitalit nuk mund të vendosë për dypunësimin e mjekëve

20:05 : 17/10/2025
AKTUALITET

GJK i hapi rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas, Berisha: Po shkelmon ligjin

13:03 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

Begaj letër Kushtetueses: Zhbllokoni zgjedhjet në Tiranë, shpallni moskompetencën për dekretin presidencial

16:02 : 15/10/2025
BOTA

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025
Para

Duke pirë birra, shikoni ku fshihej Eduart Denaj pasi masakroi gruan - VIDEO

TË GJITHA

Neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e foshnjës, merren të pandehura dy gjinekologet e “Hygeia-s”

18:06 : 29/10/2025

Liqeni Artificial i sëmurë, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025

I shpëtoi atentatit me tritol në Shkodër, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

17:59 : 29/10/2025

Delvinë/ Konsumoi ilaçe, 12-vjeçarja niset me helikopter drejt Tiranës

17:42 : 29/10/2025

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025

Meritoni refuzoi të fliste për Ilnisën, Agolli: Historia ka përfunduar, nuk ka nevojë për koment

17:26 : 29/10/2025

Zhduket e miutura në Korçë, e motra: Nuk ka ardhur në shtëpi prej një jave

17:25 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com