• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Xhaçkës sërish në Kushtetuese, ja data kur do të shqyrtohet padia e PD

17:56 : 16/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se kur do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike që depozituan sërish padi për shqyrtimin e mandatit të ish-ministres, deputetes Olta Xhaçka për konflikt interesi, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik.

Kushtetuesja ka caktuar 21 Qershor, ku do të marrë një vendim nëse do të pranojë për shqyrtim padinë e Partisë Demokratike apo jo.

Padia u depozitua më 24 Prill nga Gazment Bardhi në Kushtetuese, i cili bëri me dije se ishte firmosur nga 44 deputetë të opozitës dhe i bëri thirrje gjykatës që të mblidhet me urgjencë dhe të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur nga Kuvendi.

“Për herë të parë Kuvendi ka shpallur veten sovran. Kjo është një çështje që nuk ka të bëjë më me 1/10 e për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë. Ka të bëjë me autoritetin e Gjykatën Kushtetuese. Është në nderin e kësaj gjykate që pa asnjë vonesë, pa zgjatur proceduar me muaj të tërë, të mblidhet me urgjencë për të rivendosur në vend dinjitetin e përdhosur nga Kuvendi. Nuk ka ndodhur kurrë, pavarësisht kundërshtimeve që të hidhen në kosh me votë politike vendimet e Gjykatën Kushtetuese.” – tha Bardhi për mediat ditën e depozitimit të padisë.

LEXO EDHE: Debati shterpë Basha-Bardhi/ Të dy janë fajtorë për dështimin me mandatin e Xhaçkës

Lexo edhe:

Ambasadori i BE ‘shuplakë ‘ qeverisë Rama: Institucionet shqiptare të zbatojnë vendimet e Kushtetueses

Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar

Ridërgimi i padisë në Kushtetuese nga Partia Demokratike erdhi pasi 72 socialistë ngritën në Kuvend me urdhër të shefit të tyre Edi Rama kartonin e kuq, për të mbrojtur Xhaçkën që mandati i saj mos shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese. Votimi në Kuvend ndodhi më 11 Prill, pasi socialistët e zvarritën dhe e mbajtën për më shumë se një viti në sirtarin e kryeparlamentares Lindita Nikolla vendimin e Kushtetueses.

Investimi strategjik

Në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Gjilekë të Himarës për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Në atë kohë, Olta Xhaçka mbante postin e ministres së Jashtme.

Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në atë kohë, ngriti shqetësime për konflikt interesi.

Deputetë të Partisë Demokratike kërkuan në qershor të vitit 2022 heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçkës për përfitime antiligjore nëpërmjet statusit të investitorit strategjik dhënë bashkëshortit të saj. Kjo kërkesë erdhi pasi mazhoranca refuzoi ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.

Më vonë, Gjykata kushtetuese i kërkoi Kuvendit të dërgonte në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës, por në qershor të 2023-it, anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan që të rikthejnë në pikën zero diskutimin për këtë çështje duke propozuar rimarrjen në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve.

Prej më shumë se një viti, kjo çështje rrinte në sirtarët e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, duke moszbatuar vendimin e Kushtetueses. Tashmë, edhe më keq, publikisht, jo vetëm Nikolla, por e gjithë mazhoranca në bllok, me urdhër të Ramës u kthyen në mburojë të mandatit të Olta Xhaçkës dhe nuk zbatojnë një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

Rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës.

Për çështjen në fjalë, SPAK ka sekuestruar të gjithë sipërfaqen e tokës që i ishte falur ish-deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, për të ndërtuar resort si investitor strategjik.

Gjithashtu, në burg për këtë çështje ndodhet dhe ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro. Ky i fundit akuzohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të shoqërisë private të zotëruar nga Artan Gaçi.

Po ashtu, edhe vetë Artan Gaçi dhe bashkëshortja e tij deputete Olta Xhaçka kanë dëshmuar në SPAK në lidhje me këtë çështje që vijon të jetë në hetim.

Etiketa: Gjykata Kushtetuesemandatiolta xhackaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ambasadori i BE ‘shuplakë ‘ qeverisë Rama: Institucionet shqiptare të zbatojnë vendimet e Kushtetueses

11:35 : 14/07/2025
AKTUALITET

Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar

11:14 : 14/07/2025
AKTUALITET

“PD t’ju hapë derën të rinjve”/ Salianji: Të gjejmë mekanizmat për të rrëzuar regjimin

18:06 : 12/07/2025
AKTUALITET

PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

11:28 : 12/07/2025
AKTUALITET

Nuk i jep mandatin Lapajt/ Shabani zbulon bisedën me dajën: Zeqiri është mërzitur, ndihet i përdorur!

15:18 : 11/07/2025
AKTUALITET

‘Tradhtoi’ Ramën për Tom Doshin, kryebashkiaku socialist thirret në SPAK

14:26 : 11/07/2025
Para

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale, Tirana shpallet fituese në të trija grupmoshat

TË GJITHA

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14:01 : 14/07/2025

Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

13:59 : 14/07/2025

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

13:47 : 14/07/2025

Thethi, albanologu dhe albanofobi

13:46 : 14/07/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

13:30 : 14/07/2025
Foto ilustruese

Pas bllokimit të 2 mln € pasuri, fierakut i sekuestrohet “Lamborghini Urus Mansory”/ EMRI

13:30 : 14/07/2025

Vlorë/ E mitura dërgohet në spital me plumb në kokë

13:28 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com