• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çifligu i Ymer Markut në Bërxullë, zbulohet pronë tjetër 20 mijë m2 me ullinj

16:37 : 16/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Hetimi i nisur në prokurorinë e Tiranës për abuzimin e disa zyrtarëve të ish-komunës Bërxullë, në skemën e tjetërsimit të pronave, ka zbuluar fakte “kokë forta” se në krye të kësaj skeme ka qëndruar ish-kryekomunari i PD, Ymer Marku.

Njeriu që ka drejtuar për disa vite me rradhë ish-komunën Bërxullë, i cili pak vite më parë shpresoi për të drejtuar edhe bashkinë e Vorës, sot ndodhet në burg, për shkak se hetimet e zhvilluara nga prokuroria e kryeqytetit kanë zbuluar një seri abuzimesh me tjetërsimin dhe më pas shitjen e pronave.

Shitjet fiktive, dhurimet dhe kalimet e pronësisë nga njëri mik apo i afërm tek tjetri shok apo kushëri i Ymer Markut, janë një skemë e përdorur gjerësisht në Bërxullë, ku pronari real që fshihet pas këtij çifligu pronash dyshohet se është pikërisht ish-zyrtari, Ymer Marku.

Së fundmi hetimet e kryera nga prokuroria e Tiranës kanë nxjerë në dritë një praktikë të dyshimtë pronësie, ku 20 mijë m2 tokë që aktualisht është e mbjellë me Ullinj, besohet se ka në prapavijë pronarin real ish-kryekomunarin, Ymer Marku.

Pasuria rezulton të jetë rregjistruar përmes dokumentave të falsifikuara në emër të shtetasit Muharrem Muka dhe ndodhet në zonën e Kodër Bërxullës. Aktualisht ky person nuk jeton më.

Lexo edhe:

Ndërpritet energjia elektrike, Vora dhe Bërxulla në errësirë prej dy orësh

Zjarr i madh në pyjet e Baldushkut, digjen ullinj shekullorë

Muharrem Muka, më parë ka shërbyer si kryeplak i fshatin Bërxullë i cili është emëruar në këtë detyrë nga ish-kryekomunari Ymer Marku.

Sipas burimeve të prokurorisë lidhja e Muharrem Mukës me Ymer Markun është bërë përmes Vath Mukës, i cili është kushëri i Muharremit.

Për shkak të kësaj miqësie disa prona të tjetërsuara në zonën e Bërxullës, janë rregjistruar përmes dokumentave të falsifikuara në emër të Muharrem Mukës dhe kushëririt të tij, Vath Muka.

Vath Muka, është një person që po ashtu rezulton pronar me dokumenta të falsifikuara në një sipërfaqe toke prej 10 mijë 800 metra katror, që më pas i është shitur kompanisë Alko Impex”të Arbër Abazaj.

Përfituesi i parë ka qenë Vath Muka, më pas prona i ka kaluar fiktivisht Tahir Cenës, djali i dajës së Ymer Markut.

Por nuk ka kaluar shumë dhe ky i fundit e ka shitur këtë pasuri kundrejt 43 milion lekë të vjetra tek Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit të PS Sadri Abazi.

Ymer Marku dhe Arbër Abazi i kompanisë “Alko Impex” kanë një njohje të vjetër mes tyre, pasi Ymeri njihet prej vitesh me babain e Arbërit, Sherif Abazi, me të cilin kanë punuar tek Drejtoria e Hekurudhës.

Sapo ka blerë këtë sipërfaqe toke me 10 mijë e 800 metra katror, punonjësit e Arbër Abazit janë shfaqur në teren për të bërë rrethimin e kësaj pasurie.

Mes personave që do thiren në vijim apo janë thirur gjatë kësaj kohe hetimore, janë Arbër Abazaj, Dali Cejku, Tahir Cena, gruaja e këtij të fundit Fidarie Cena, Driton Cena, Florjan Cena, Ismail Cena, Agron Marku, Gazmend Cena, vëllai i Ymerit, Sokol Marku, shoferi i këtij të fundit Arjol Bici, topografi i komunës Bërxullë Sakip Domi, hidrauliku i komunës, Arben Tafa, shoku i ngushtë i Ymer Markut, Vath Muka, Mersim Murati, i cili ka qënë ish-punonjës i komunës Bërxullë.

Pjesë e grupit që kanë shërbyer si fasadë për të kryer tjetërsimin dhe rregjistrimin e pronave në zonën e Bërxullës, besohet se kanë shërbyer Muharrem Muça dhe Xhaf Sefo, të cilët tashmë janë ndarë nga jeta.

Paralelisht me hetimin për të provuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, ndaj Ymer Markut dhe personave të tjerë ka nisur dhe një hetim pasuror, ku deri në këtë fazë ish-zyrtarit të komunës Bërxullë i janë zbuluar dy apartamente të padeklaruar dhe pritet që në ditët në vijim prokuroria të kërkojë sekuestrimin e tyre në gjykatë./Ora News

Etiketa: BërxullëçifliguMuharrem MukaproneullinjVath MukaYmer Markuzyrtar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërpritet energjia elektrike, Vora dhe Bërxulla në errësirë prej dy orësh

20:21 : 28/09/2025
AKTUALITET

Zjarr i madh në pyjet e Baldushkut, digjen ullinj shekullorë

09:31 : 21/09/2025
AKTUALITET

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, juristët: Duhet të përfshihen edhe zjarret e përmbytjet

13:24 : 14/08/2025
AKTUALITET

Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës

22:22 : 29/07/2025
AKTUALITET

Vajza denoncon zjarrfikësit në Delvinë: E lanë babain dhe gjyshin të digjet, edhe i rrahën

18:47 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

13:54 : 18/07/2025
Para

Mbërritja e Mbappe, ndryshon pozicionin e Jude Bellingham te Real Madrid

TË GJITHA

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025

“Shpëtoje Tiranën duke votuar Florin”/ Rezart Veleshnja mbështet Binajn për kryebashkiak

16:25 : 08/10/2025

“Po i trajtojnë francezët si budallenj”, Le Pen zotohet se do të bllokojë formimin e një qeverie të re

16:19 : 08/10/2025

Konferenca e NATO-s kufizon qarkullimin në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen

16:00 : 08/10/2025

Prokuroria: Gjon Shkambi dyshohet se shtyu nipin të vriste gjyqtarin Astrit Kalaja

15:53 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës nis hetim penal ndaj Elvis Shkambit dhe dy të tjerëve (Akuzat)

15:40 : 08/10/2025

Tekstilet e këpucët në krizë, rënie drastike e punësimit në fasoneri

15:26 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com