• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Gjykata Speciale liron ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj

12:36 : 15/05/2024
në RAJONI

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se është liruar “me kushte të rrepta”, ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj. Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së dorëzanisë prej 30.000 eurosh. Në nëntor të vitit 2023, Kilaj u arrestua nga Dhomat e Specializuara në Hagë, nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.

Pavarësisht se ai është liruar me kusht, Dhomat e Specializuara thanë se në vendimin për rishikimin e paraburgimit ndaj Kilajt, gjykata ka konstatuar se “ende ekziston dyshimi i bazuar që Kilaj ka kryer vetë ose së bashku me të tjerë, vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”. Gjykata tha se pavarësisht vendimit për lirim, ka ende rrezik “të moderuar” që Kilaj të arratiset dhe të pengojë ecurinë e proceduraleve penale, si dhe “të kryejë vepra të tjera penale”.

“Megjithatë, gjykatësi arriti në përfundim se zgjatja e paraburgimit të zotit Kilaj, në rrethanat aktuale do të ishte e paarsyeshme, duke marrë në konsideratë prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën e tij për liri në rrethanat e zhvillimeve të reja”, u tha në njoftim.

Po ashtu, ndër arsyet e vendimit për lirimin e Kilajt u përmend edhe vendimi i Prokurorisë së Specializuar që synon të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar ndaj tij dhe kjo mund të marrë kohë. Në njoftimin e Dhomave të Specializuara, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, u theksua se Kilaj mund të dënohet deri me pesë vjet burgim për veprat për të cilat dyshohet.

Kilaj ka qëndruar për pothuajse gjashtë muaj në qendrën e paraburgimit në Hagë. Kur u arrestua, Prokuroria e Specializuar tha se ai dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe shkeljen e sekretit të procedurave.

Lexo edhe:

Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit, Gjykatat dënon dy zyrtarë dhe liron nga akuza gjashtë të tjerë

“Ndikuan te votuesit”, Gjykata cakton një muaj paraburgim për 7 drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

Kilaj kishte drejtuar komunën e Malishevës në dy mandate, nga 2007 deri më 2009 dhe nga 2009 deri më 2013. Më 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatën Speciale, e cila funksionon me ligje të Kosovës, por në territorin e Holandës. Në këtë institucion punojnë prokurorë dhe gjykatës të huaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Deri më tani, Specialja ka shqiptuar dënim për pengim të drejtësisë ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, të cilët vitin e kaluar u liruan me kusht. Ndërkaq, aktualisht pranë Dhomave të Specializuara janë duke u zhvilluar dy raste gjyqësore, ai ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Rasti i dytë ka të bëjë me akuzat për krime lufte ndaj Pjetër Shala./Rel

Etiketa: gjykatagjykata specialeIsni Kilajmalisheve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit, Gjykatat dënon dy zyrtarë dhe liron nga akuza gjashtë të tjerë

11:50 : 29/05/2026
RAJONI

“Ndikuan te votuesit”, Gjykata cakton një muaj paraburgim për 7 drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

16:00 : 22/05/2026
BOTA

U arrestua për postimet kundër presidentit Erdogan, Gjykata liron gazetarin e “Deutsche Welle”!

16:40 : 21/05/2026
AKTUALITET

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për pavlefshmëri të përgjimeve

19:40 : 19/05/2026
AKTUALITET

Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në Korçë, ‘arrest në shtëpi’ për mjekun Nikolla Nunka

14:54 : 14/05/2026
BOTA

“Specialja” publikon video nga qendra e paraburgimit në Hagë

19:01 : 12/05/2026
Para

U konfliktuan me tre vëllezërit, babë e birë plagosin me armë 25-vjeçarin në Durrës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom