• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Faktet në SPAK/ Si Veliaj favorizoi mikun e Xhafajt për të ndërtuar kulla pa lejë në Tiranë

14:20 : 15/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar ditën e sotme faktet se si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka favorizuar bashkë me ish-ministrin e Bredshëm, Fatmir Xhafaj, mikun e këtij të fundit, Armand Lilo, pronar i kompanisë “Arlis ndërtim-shpk”.

Këlliçi ka paraqitur sot para opinionit publik, të tjera fakte lidhur me operacionin policor “Metamorfoza”, ku foli për sekuestrimin e disa aseteve kriminale në kompleksin “Square 21” dhe një ndërtimi tjetër pranë Farmacisë nr.10.

Ai tha se në datë 3 nëntor të vitit 2023, me shkresën nr. prot. 271, i ka përcjellë zyrtarisht informacion Altin Dumani për fakte të rënda penale, fakte që përfshijnë Bashkinë Tiranë, kompaninë “Arlis Ndërtim” dhe kompleksin “Square 21”. Sipas Këlliçi në atë informacion zyrtar, kanë vënë në dijeni SPAK-un se Erion Veliaj, në bashkëpunim me famozin Armand Lilo të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, kanë fallsifikuar dokumentacionin e pronës publike, në një pjesë të së cilës është ndërtuar kompleksi “Square 21”.

Këlliç shtoi se pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, sipas e-maileve të bëra publike nga PD-ja ka favorizuar subjektin “Arlis Ndërtim” për të depozituar dherat në landfillin e Sharrës pa pagesë, në lidhje me këtë projekt korruptiv.

Denoncimi nga Belind Këlliçi:

Lexo edhe:

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

“Ditën e djeshme, nëpërmjet një njoftimi zyrtar të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me operacionin “Metamorfoza”, u informuam për sekuestrimin e disa aseteve kriminale në kompleksin “Square 21” dhe një ndërtimi tjetër pranë Farmacisë nr.10.

Sot, nuk do futem në diskutimin për hetimet e kësaj dosje, por dua të parashtroj disa fakte që lidhen me korrupsionin e Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me këtë subjekt. Më datë 3 nëntor të vitit 2023, me shkresën nr. prot. 271, i kam përcjellë zyrtarisht informacion z. Altin Dumani për fakte të rënda penale, fakte që përfshijnë Bashkinë Tiranë, kompaninë “Arlis Ndërtim” dhe kompleksin “Square 21”.

Në atë informacion zyrtar, kemi vënë në dijeni SPAK-un se shtetasi Erion Veliaj, në bashkëpunim me famozin Armand Lilo të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, kanë fallsifikuar dokumentacionin e pronës publike, në një pjesë të së cilës është ndërtuar kompleksi “Square 21”.

Erion Veliaj, ka miratuar lejen e ndërtimit për atë projekt, pa patur asnjë tagër ligjor mbi këtë pronë publike. Disa muaj më vonë, Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj, është munduar të mbulojë këtë paligjshmëri për të shpëtuar nga prangat kryebashkiakun e Tiranës.

Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi përveç 5.000 metrave katrorë pronë publike, i dha të drejtën kësaj kompanie, të shëmbte godinat ku ushtronin detyrat e tyre Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë, për të ngritur përbindësha të rinj betoni shumëkatësh në zemër të Tiranës.

Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, sipas e-maileve të bëra publike nga kjo foltore, ka favorizuar subjektin “Arlis Ndërtim” për të depozituar dherat në landfillin e Sharrës pa pagesë, në lidhje me këtë projekt korruptiv.

Të nderuar qytetarë, Për subjektin “Arlis Ndërtim”, Erion Veliaj ka fallsifikuar letrat e pronës, ka miratuar lejen e ndërtimit në kundërshtim me ligjin si dhe minimalisht i ka kursyer atij kompleksi ndërtimi të paktën 1 milionë euro kosto për depozitimin e dherave. Pyetja që shtrojmë sot për Prokurorinë e Posaçme është:

A është regjistruar nga ana juaj, ky kallëzim penal i depozituar 6 muaj më parë?
A nuk janë këto veprime, tregues i qartë i veprimtarisë të një pronari faktik të kompleksit “Square 21”? I bëjmë thirrje sërish SPAK, të administrojë të gjithë dokumentacionin e kompleksit “Square 21”, të administrojë të gjithë kontratat e shitjes, kontratat e kleringut dhe njëlloj si në rastin e Olti Bistrit, të sekuestrojë të gjithë asetet e fshehura të drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe vetë Erion Veliajt në këtë kompleks.

Pas kësaj deklarate, kjo kërkesë do ti depozitohet zyrtarisht SPAK. Garantojmë qytetarët shqiptarë, se Partia Demokratike dhe unë personalisht, do vijojmë pa asnjë kompromis zbardhjen e korrupsionit galopant në Bashkinë Tiranë, që nis me 5D, vijon me inceneratorin fantazmë të Tiranës, dhe përfundon me pastrimin e parave në kullat më të larta të kryeqytetit.”

Etiketa: aferaArlis-ndertimarmand liloBashkia e TiraneskellicikorrupsionmetamorfozaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

21:54 : 13/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025
AKTUALITET

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës, ngrehina pa operim

16:51 : 09/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, avokatët e Veliajt: Mund të burgosni një person, por jo të vërtetën e tij

13:17 : 08/11/2025
AKTUALITET

Blenë vota për PS-në në Lezhë, SPAK çon për gjykim 3 persona (EMRAT)

16:12 : 07/11/2025
Para

Elmar Brok në ballkonin e Berishës, ‘opozitarët’ fshihen si struci në rërë!

TË GJITHA

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
Foto ilustruese

Digjen dy makina të parkuara në Shkodër, detajet

12:14 : 15/11/2025

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

11:49 : 15/11/2025

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025

Photo Balluku–Wright / Did the U.S. Secretary of Energy know he was meeting an official indicted by SPAK?

11:21 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com