• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestuesit hedhin molotov drejt Bashkisë, improvizohet “arrestimi” i Veliajt

11:59 : 14/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ka nisur me molotov protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me opozitën para bashkisë së Tiranës, ku kryefjala është dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”.

Protestuesit kane hedhur molotov, tymuese dhe vezë në drejtim të bashkisë së kryeqytetit e cila është shndërruar në një institucion ku kryhet “korrupsion galopant” nga çdo drejtues me në krye Erion Veliajn.

Kujtojmë që disa ditë më parë shoqëria civile së bashku me opozitë protestuan përballë Bashkisë së Tiranës ku kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”, ku disa prej drejtorëve të kësaj Bashkie kishin përfituar miliona euro tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”, që sipas SPAK, pronarët “de facto” të saj ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla.

 

1 nga 13
- +
  • Pas molotovit/ Protestuesit përleshen me policinë, shkulin gardhin metalik të Veliajt

Qytetarët kanë filluar të shkulin një nga një gardhin metalik me të cilën kryebashkiaku Erion Veliaj “blindoi” bashkinë e Tiranës.

Lexo edhe:

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

Protestuesit pasi kanë hedhur molotov kanë filluar të përleshen me policinë ndërsa gardhet metalike po çmontohen nga institucioni që është kryefjala e “korrupsionit”.

Ndryshe nga herët e tjera, gardhi metalik nuk është vedosur në tokë por betonizuar, për ta bërë të pamundur shkuljen e tij nga toka. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të mos hedhin molotov drejt policisë.

Protestuesit kanë lidhur një litar të gjatë me anë të të cilit tentojnë të shembin gardhin, ndërkohë që disa të tjerë po e tërheqin me duar. Pas gardhit rrethues gjendet kordoni i forcave policore, i cili është zëvendësuar tashmë nga efektivët e FNSH dhe Shqiponja.

  • Bashkia e skandaleve/ Protestuesit “arrestojnë” Erion Veliajn

Gjatë fjalës së Belind Këliçit protestuesit kanë improvizuar “arrestimin” me pranga në duar të kryebashkiakut Erion Veliaj i cili është përgjegjës për korrupsionin galopant që ka përfshirë godinën e bashkisë së kryeqytetit ku 5 drejtorët e emëruar prej tij janë arrestuar me urdhër nga SPAK për vjedhjen e miliona eurove.

Një protestues ka vendosur në kokën e tij fytyrën e Erion Veliajt ndërsa duart e tij janë të prangosura.

 

1 nga 2
- +
  • Teliti: Opozita nuk tërhiqet! Do jemi këtu deri sa të largojmë Veliajn dhe Ramën

Drejtuesi i këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, gjatë fjalës së tij, në protestën e sotme para Bashkisë Tiranë, ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet deri në arritjen e objektivit, vendosjen përpara drejtësisë të atyre që kanë kryer aferat korruptive.

Më tej Teliti tha se opozita do jetë këtu gjer në dorëheqjen e Erion Veliajt dhe shefit të tij, kryeministrit Edi Rama.

“Kjo bashki mbyllet me zinxhirë se nuk kanë kurajo të përballen me shkeljen që kanë bërë. Kjo është bashkia që ka hedhur në kosh të plehrave të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Ne nuk tërhiqemi, do të qëndrojmë këtu çdo javë gjer në arritjen e objektivit, vendosjen përpara drejtësisë të atyre që kanë kryer aferat korruptive. Jemi betuar në Kushtetutë dhe flamur se mbrojtja e interesit të qytetarëve është misioni ynë i vetëm. Të ndalojmë abuzimin me të ardhmen e fëmijëve tonë. Qëndresa është këtu, Tirana është këtu, Shqipëria do jetë këtu gjer në dorëheqjen e Erion Veliajt dhe shefit të tij, kryeministrit Edi Rama. Ata të dy bashkë janë bashkëfajtorë për këtë Tiranë dhe Shqipëri të mjerë,” tha Teliti.

  • Mehdi Malkaj: Si s’të lodhi Ramë hajduti o shqiptar

Teksa opozita po mban protestën e 7 para Bashkisë Tiranë, ku kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me skandalin ‘5D’, aktori Mehdi Malkaj ka përdorur vargjet e Çajupit për të thumbuar kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa po ashtu aktori ka kujtuar fjalët e të atit “burri ka gjithmonë kohë për tu turpëruar pavarësisht nga mosha”.

“Babai im thoshte se burri ka gjithmonë kohë për tu turpëruar pavarësisht nga mosha. Se si u rri në trup kjo e dini juve. Kam vjedhur i çikë Çajupin e se dua te them tre katër vargje. Shqipërinë e vodhi Edi, i vu zjarr, Shqiptar mos rri po duku, shqiptar Te ka barë perëndia luftëtar”, tha Malkaj.

  • Protesta para Bashkisë Tiranë, Këlliçi: SPAK të çojë Veliajn para drejtësisë

Belind Këlliçi tha se qëllimi i protestës është çuarja para drejtësisë e kryebashkiakut Erjon Veliaj. Ai tha se SPAK ka vetëm dy rrugë, ose të çojë Veliajn para drejtësisë, ose të rrëzojnë Reformën në Drejtësi.

“Ne nuk kemi ndonjë pritshmëri që një hajdut që qëndron aty do të japë dorëheqje. SPAK qëndron sot para dy opsioneve. Ose do të çojë para drejtësisë një hajdut të kapur në flagrancë ose do të shembë reformën në drejtësi dhe vetë Dumani i cili në raportin që ka shkuar vetë e ka cituar emrin e Veliajt 11 herë, si person të lidhur me inceneratorin e Tiranës. Tani o ka Dumani të drejtë, ose do të bjerë Reforma në Drejtësi, sepse zgjidhje tjetër nuk mund të ketë. Në vijojmë t’i qëndrojmë kërkesës tonë për të cuar para drejtësisë të gjitha ta që kanë vjedhur taksat e qytetarëve. Cdo ditë kalon ne njihemi me fakte të reja me dononcime të reja për të gjithë ekipin dhe zinxhirin elektoral të Veliajt në Tiranë’, tha Këlliçi per News24.

  • Veliaj blindon Bashkinë e Tiranës me gardh metalik

Skandalet dhe aferat korruptive që çuan në arrestimin e një numri të madh drejtorësh të Veliajt kanë sjellë edhe reagimin e banorëve të kryeqytetit por jo vetëm. Godina e Bashkisë është rrethuar me gardh metalik dhe forca të shumta policie kanë rrethuar të gjithë zonën.

Siç mund të shihni në pamjet më poshtë i gjithë institucioni është rrethuar dhe “blinduar” nga dhjetëra policë. Ndërkohë, struktura metalike është ngulur më vida në tokë që të mos shkulet lehtë nga protestuesit.

Etiketa: 5DaferaBashkiakorrupsionmolotovprotestaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

19:50 : 05/06/2025
AKTUALITET

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

10:53 : 04/06/2025
AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

08:17 : 02/06/2025
AKTUALITET

Nesho: Duhet qeveri teknike dhe protestë deri në rrëzimin e autokracisë

17:39 : 01/06/2025
AKTUALITET

“Mbreti bën qejf me Nusretin”/ Paloka: Pensionistët pa bukë, por Rama në festë

16:41 : 01/06/2025
Para

Teliti: Opozita nuk tërhiqet! Do jemi këtu deri sa të largojmë Veliajn dhe Ramën

TË GJITHA

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com