• Kontakt
Wednesday, September 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës së Sarandë

09:44 : 14/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Sarandës ka vendosur 4 masa sigurimi për ish zyrtarë të ASHK Sarandë dhe një ish deputet, te dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”. Pas vendimit të dhënë nga Gjyqtari i seancës paraprake i cili la në fuqi kërkesën e Prokurorisë, policia e Sarandës ka ekzekutuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish Drejtoreshën e ASHK Sarandë, Aida Demi 40-vjeç, si dhe masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish zyrtarët e po të njëjtit institucion, Erald Lika 33-vjec dhe Ermen Stroka 34-vjec dhe ish deputetin e Partisë Demokratike Gani Hoxha. Gjatë caktimit të masës së lehtë të sigurisë ndaj Demit, mësohet se janë marrë parasysh edhe kushtet specifike familjare të saj, si nënë e dy fëmijëve të mitur.

Njëkohësisht Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 4 personave të mësipërm.

Zyrtarët e ndaluar mësohet se kanë legalizuar një objekt 4 kate në hyrje të qytetit të Sarandës me sipërfaqe ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqe 1056 m2 aktivitet social ekonomik, duke i bashkangjitur edhe një truall 1000 m2. Objekti bashkë me truallin më pas është pajisur me certifikatë pronësie në emër të shtetasit Gani Hoxha. Prokuroria e cilëson legalizimin dhe rregjistrimin e pronës si të paligjshëm, pasi kjo pronë realisht është e regjistruar në emër të familjes Sejko dhe është përfituar nga Hoxha me dokumente të falsifikuara.

Brenda tre ditëve në vijim, tre të ndaluarit pritet të paraqiten në Gjykatën e Sarandës për t’u njohur me masat e sigurisë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Lexo edhe:

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

Lejuan legalizimin e një objekti 4-kate me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq ish-drejtoreshën e ASHK dhe dy specialistët për ‘Shpërdorim detyre’

Pas hetimeve disa mujore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka mbyllur hetimet duke A.D., nën akuzë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për të njëjtën vepër penale akuzohen edhe  dy ish-specialistet e ASHK Sarandë, E.S. dhe E. L., të cilët me veprimet e tyre të kundraligjshme kanë lejuar legalizimin e një objekti katër kate në favor të një shtetasi i cili ka përdorur dokumenta të falsifikuara.

Ndaj shtetasve më sipër, me vendimin nr 113, datë 13.5.2024, pas kërkesës së organit të akuzës, është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, masa e sigurise “arrest në shtëpi” ndërsa ndaj ish-drejtoreshes së ASHK Sarandë, për shkak të statusit të saj “nënë me fëmijë nën tre vjeç” është caktuar masa e sigurisë “detyrim për paraqitje” në policinë gjyqësore dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është caktuar edhe ndaj shtetasit G. H., si personi që ka përfituar padrejtësisht nga procedura e legalizimit dhe që dyshohet se ka përdorur dokumenta të falsifikuara.

Nga këto veprime të kundraligjshme të specialiteve dhe ish-drejtoreshes së ASHK Sarande, është tjetërsuar pasuria (Truall me sipërfaqe 1000 m2 dhe godine katër kate me sip ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sip 1056 m2 aktivitet social ekonomik).

Kjo godinë disponohej dhe jepej me qira prej vitesh nga pronarët e vërtetë një subjekti të  njohur tregtar në të gjithë teritorin e vendit i cili ushtronte aktivitet edhe në periudhën kur janë kryer procedurat e legalizimit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijon hetimet edhe për fakte të tjera në ngarkim të zyrtarëve lokale të përfshire në paligjshmeri në ushtrim të detyrave shteterore.

Etiketa: Aida DemiASHK sarandehetimehoteli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
AKTUALITET

Tritoli te hoteli i Dakos ende pa pistë hetimi/ Kamerat nuk punonin, asnjë i dyshuar për ngjarjen

20:00 : 14/09/2025
SHOW BIZ

“Sa do na paguajë ky idiot?”/Zbardhen mesazhet tronditëse të mjekëve pas vdekjes së Matthew Perry

20:00 : 22/08/2025
AKTUALITET

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025
AKTUALITET

Stefano Boeri nën akuza për korrupsion në Itali/ PD: Në Shqipëri miqtë e Ramës përjashtohen nga hetimet

11:03 : 10/08/2025
Para

Theri nënën e tij/ 62-vjeçari bën deklaratën e fortë para hetuesve: Kam vrarë 2 mijë veta, por...

TË GJITHA

Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite miratimi i anëtarëve të komisioneve parlamentare

08:28 : 24/09/2025

BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

08:25 : 24/09/2025

Një arsye për emigrimin, të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

08:23 : 24/09/2025

Shqipëria po boshatiset! Të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie

08:16 : 24/09/2025

Këmbimi valutor 24 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:08 : 24/09/2025

Dita nis e kthjellët, pasdite parashikohen vranësira, moti për sot

08:05 : 24/09/2025

Horoskopi, e mërkurë, 24 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 23/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com