• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas “deklaratave bombastike” të Dumanit/ Ku janë shefat e Policisë, ortakë me krimin?

16:23 : 14/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmet e Dites

Nga Boldnews.al

Rreth një muaj më parë, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, lëshoi një deklaratë, e cila, në një vend normal, jo si ky i joni, duhet të kishte shkaktuar tërmet shtetëror.

“Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta. Hetimet tona kanë treguar që eksponentë të policisë së shtetit, madje me funksione të larta kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar, referuar dhe cështjeve që kemi hetuar, dhe çështjeve që kemi në hetim e sipër”, deklaroi Dumani gjatë raportimin vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në 4 Prill të këtij viti.

Fjalët ishin shumë të rënda dhe të mjaftueshme që Presidenti të thërriste Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të gjetur zgjidhje, kryeministri të kërkonte me urgjencë informacion nga Ministri i Brendshëm dhe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Komisioni i Sigurisë në Parlament të zhvillonte seanca të hapura e të mbyllura për të mësuar më shumë për këtë situatë alarmante, pasi njerëzit kryesorë që duhet të luftojnë krimin, janë vendosur në anën tjetër të llogores.

Lexo edhe:

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

Por, asnjë nuk ndodhi. Deklaratat e Dumanit humbën në kakofoninë politike, ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, nuk ka bërë asnjë lëvizje në kuadrin drejtues.

Aktualisht, pjesa më e madhe e drejtorëve të Policisë në qarqe, pra ata që duket se janë “targeti” kryesor i deklaratave të Dumanit, janë thuajse të njëjtët që drejtuan policinë në “epokën e kanabizimit të Saimir Tahirit”.

Afërmend, nëse vijohet të punohet me “arkitektët e kanabizimit”, nuk mund të pritet një rezultat i ndryshëm në luftën kundër krimit të organizuar.

Fjalët e Dumanit nuk i bënë asnjë përshtypje kreut të Policisë, Rrumbullaku. Si përgjegjësi kryesor për caktimin e kuadrit drejtues të Policisë së Shtetit, ai mund të merrte qëndrime të forta, megjithëse jo fort të pranueshme.

Rrumbullaku mund të vendoste një “bllokim” bashkëpunimi me SPAK, derisa kjo strukturë dhe drejtuesi i saj të reagonin procedurialisht dhe me hetime ndaj shefave të policisë që “bashkëpunojnë me krimin”.

Kjo zgjidhje mund të mos ishte shumë ligjore, por, siç përmendet shpesh në vitet e fundit, “situata të jashtëzakonshme kërkojnë zgjidhje të jashtëzakonshme”. Me këtë devizë u shkatërrua sistemi i drejtësisë dhe, po me këtë devizë u krijua edhe vetë SPAK-u.

Por, Rrumbullaku nuk reagoi aspak. Nuk reagoi fare as Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili u mjaftuar vetëm me një status në rrjete sociale, ku foli për “proces në vijim të vetëpastrimit të Policisë së Shtetit”.

E, natyrisht, megjithëse ka kaluar mbi një muaj nga këto deklarata, nuk ka reaguar me forcë as vetë SPAK-u.

“Ithtarët” e kësaj strukture speciale mbushën eterin mediatik e publik me pandehma të bazuar në “informacione shumë të sigurta”, se, menjeherë pas deklaratave të Dumanit, prokurorët do të trokisnin në zyrat e drejtuesve të rëndësishëm të Policisë me mandat arresti në dorë.

Kaluan ditë, javë e muaj, por ende asgjë nuk duket në dritë në këtë drejtim.

Kreu i SPAK-ut, Dumani, iu referua hetimeve që po kryen në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), por deri më tani, zyrtarë policie të arrestuar janë vetëm ata që u erdhën të gatshëm në letrat belge e franceze, si komunikues në rrjete “Sky/Encrochat”.

Kritikët e “drejtësisë së vjetër” i shihnin dështimet e hetimeve për lidhjet e zyrtarëve të lartë policorë me krimin në disa aspekte; zgjedhja nga politika e Prokurorit të Përgjithshëm, që krijonte mundësi ndikimi ekstra-ligjor; si edhe përfshirjen e Policisë së Shtetit në përgjime dhe hetime në terren, gjë e cila rriste mundësinë e dekonspirimit të hetimeve ndaj shefave të mëdhenj të uniformave blu.

Pikërisht, për këto arsye, u krijua një strukturë e posaçme, e shkëputur thuajse totalisht nga Policia e Shtetit.

SPAK-u ka në mbështetje të tij agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët janë tërësisht të shkëputur nga Policia e Shtetit, ka infrastrukturë dhe bërthamë të personalizuar përgjimesh, që sërish nuk ka asnjë pikë kontakti me uniformat blu. Madje, ka edhe njësi të posaçme për kryerjen e arrestimeve, për rastet kur nuk ka rrezikshmëri për integritetin fizik të tyre.

Pra, ka gjithçka që i duhet për të kryer hetime sekrete, pa dekonspirim të mundshëm. Por, deri më tani, nga SPAK-u ka vetëm deklarata bombastike, por pa asnjë rezultat konkret.

Drejtuesit e lartë policorë, ata që “dyshohet se bashkëpunojnë me krimin e organizuar”, vijojnë të jenë ende në detyrë, e, madje, të pashqetësuar, edhe kur kriminaliteti godet ditën për diell.

Etiketa: ALTIN DUMANIdrejtore policiekrimimuhamet rrumbullakupolicia e shtetitspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

18:04 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin”, Llabani: T’i sekuestrojnë celularin dhe do gjejnë prova të pakontestuara!

18:01 : 24/10/2025
Para

Inteligjenca artificiale po tejkalon trurin, OpenAI prezanton GPT-4o

TË GJITHA

“I mora te gabi”, Oriola Marashi kërkon ndjesë pasi u akuzua se ofendoi komunitetin rom

16:33 : 25/10/2025

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com