• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Historiani Noel Malcolm kritikon BE-në për ngërçin Prishtinë-Beograd

19:21 : 14/05/2024
në RAJONI

Një ditë më parë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork u shfaq filmi dokumentar “Mirënjohje” kushtuar kontributit të historianit britanik Noel Malcolm për ndërgjegjësimin e botës mbi të vërtetën e historisë së Kosovës.

Autori i librit të botuar më 1998 “Kosova: Një histori e shkurtër” ishte i pranishëm në këtë tubim.

Në një intervistë me gazetarin Burim Goxhuli, historiani i njohur britanik komentoi procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kushtet e reja të disa vendeve perëndimore për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Historiani i njohur britanik, Sir Noel Malcolm kritikoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për trysninë ndaj Kosovës dhe, siç u shpreh ai, lëshimet e vazhdueshme ndaj Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Lexo edhe:

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën teksa shtohet frika për luftë tregtare

Irani përjashton bisedimet bërthamore me SHBA-në

“Përgjegjësia kryesore bie mbi Beogradin, që mendoj se në vazhdimësi ka treguar qëllime të këqija. Përgjegjësi i dytë është Bashkimi Evropian, përfaqësuesit e tij dhe ndërmjetësit, të cilët vazhdimisht kanë bërë lëshime për palën serbe në një mënyrë të pashembullt, që nganjëherë mendoj se ngre pikëpyetje serioze mbi jo vetëm paanshmërinë e këtij procesi, por edhe vlefshmërinë e tij bazuar në ligjin ndërkombëtar”, thotë zoti Malcolm për Zërin e Amerikës.

Sipas zotit Malcolm, kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është një qasje e padrejtë që ndërlikon edhe më shumë pajtimin mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Mënyra se si përfaqësuesit e BE-së janë përpjekur të ndryshojnë kushtet e tyre, duke pranuar kushtet në rritje të Serbisë, nuk është një histori suksesi e diplomacisë ndërkombëtare, nga mënyra se si janë munduar ta keqpërdorin këtë çështje. Qeveria e Kosovës, nga fillimi, nga Plani i Ahtisarit, që është themeli i pavarësisë së Kosovës, është pajtuar që të ketë një asociacion të komunave me shumicë serbe. Por janë kushtet që janë shtuar përgjatë viteve ato që e kanë bërë këtë çështje gjithnjë e më problematike”, thotë zoti Malcolm.

Çështja e Asociacionit është një nga pikat më të nxehta në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e vendeve perëndimore e kanë kritikuar në mënyrë të vazhdueshme qeverinë e Kosovës për mospërmbushje të detyrimeve ligjore që dalin nga procesi i bisedimeve.

Një marrëveshje e arritur vitin e kaluar ndërmjet palëve parashihte mes tjerash që Prishtina të fillonte punën për themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbia të mos e kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Beogradi ka bërë fushatë aktive për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke vënë theksin tek Asociacioni.

Disa vende evropiane si Franca dhe Gjermania i kërkuan qeverisë së Kosovës të ndërmerte hapa konkretë për themelimin e Asociacionit para anëtarësimit.

Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e cilësoi si të papranueshëm një kushtëzim të tillë.

Historiani Malcolm thotë se ky ngërç krijon mundësi për Moskën që të destabilizojë Ballkanin, në veçanti pas sulmit rus në Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë e ka përkeqësuar aspektin gjeopolitik të Evropës dhe ka ndikuar negativisht edhe në Kosovë. Jam i sigurt se njerëzit janë më të shqetësuar se Serbia mund të jetë një lloj kali i Trojës në Ballkan, që punon për Moskën. Kjo është e kuptueshme. Por në aspektin afatgjatë, mendoj se lufta në Ukrainë do të ndikojë që Perëndimi të kuptojë se kush janë miqtë e vërtetë të tij. Dhe ne e dimë se Kosova dhe Shqipëria janë vendet më pro-perëndimore, pro-NATO, pro shoqërisë amerikane në të gjithë rajonin. Këta janë miqtë e vërtetë, ndërsa Serbia po tregon vazhdimisht se nuk është fare mike”, thotë për Zërin e Amerikës historiani britanik.

Serbia aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian por ruan lidhjet e forta me Rusinë dhe Kinën. Sipas historianit Malcolm veprimet e Beogradit janë një tregues se ky vend është më afër që t’i bashkohet grupit ‘BRICS’ të përbërë nga Rusia, Kina, India, Brazili dhe Afrika e Jugut, sesa Bashkimit Evropian.

“Do të ishte e lehtë për të thënë se ( presidenti serb Aleksandar) Vuçiç po luan një lojë të mençur. Ai e di se çfarë e shqetëson Berlinin, Parisin, Uashingtonin dhe kështu ndaj tij do të bëhen lëshime të tjera. Por nuk është thjesht një taktikë. Shihni rezultatet e sondazheve në Serbi. Ekziston një ndjenjë e gjerë publike se ata duan më shumë Putinin sesa çdo politikan perëndimor. Mbështetja për Putinin në sondazhet serbe është trodnitëse”, thotë ai.

Këto komente, zoti Malcolm i bëri gjatë një aktiviteti në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, ku u shfaq dokumentari “Mirënjohje” kushtuar kontributit të tij për Kosovën, një film me tre pjesë i realizuar nga ish ambasadori i Shqipërisë në Britani, Mal Berisha.

Sir Noel Malcolm është autor i librit “Kosova: Një histori e shkurtër”, i cili u botua në vitin 1998 dhe ishte një nga librat e paktë që tregoi historinë e Kosovës, në një kohë kur ajo nuk njihej nga vendet e tjera.

“Mendova ta bëj këtu edhe si një shenjë shumë e rëndësishme e asaj çfarë është Kosova. Një Kosovë, që para aq vitesh, para luftës, këtu ishte pothuajse e panjohur, ndërsa sot është një vend i cili ka përfaqësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të bësh një aktivitet me Sir Noelin këtu, i cili ka luajtur një rol shumë të madh në ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për ndërhyrjen në Kosovë, për t’i shpëtuar kosovarët nga thundra sebre, për mua është diçka shumë kuptimplotë“, thotë autori Berisha.

Konsulli i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka thotë se libri i historianit Malcolm ndihmoi në ndërgjegjësimin e diplomacisë botërore mbi çështjen e Kosovës edhe pas çlirimit dhe pavarësisë së vendit.

“Në vitin kur e publikoi, kishte filluar lufta çlirimtare e Kosovës dhe ky libër ndryshoi tërësisht historiografinë deri atëherë spekuluese dhe propaganduese të Serbisë, sepse me fakte zhveshi mitet false të Serbisë për Kosovën. Nga libri i tij, për këto 24-25 vite, çerek shekulli, jo vetëm historia botërore por edhe diplomacia botërore gjeti referenca, argumente të bollshme për të dëshmuar se pse ishte e domosdoshme lufta çlirimtare në vitin 1998”, thotë Ambasadori Reka.

Autori Berisha thotë se çështja e Kosovës nuk është një kapitull i mbyllur dhe se duhet angazhimi i të gjithë veprimtarëve shqiptarë kudo në botë.

“Të punojmë së bashku që ta mbajmë Kosovën të fortë ashtu siç e duam. Sepse ajo në fakt, rënia e Kosovës është rënie për çdo shqiptar. Nuk është rënie për qytetarët e Kosovës. Ajo është një dështim për të gjithë botën shqiptare”, thotë zoti Berisha.

Më 2016 Sir Noel Malcolm është nderuar nga shteti i Kosovës me dekoratën ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”./VOA

Etiketa: Dialogu Kosovë – SerbiSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën teksa shtohet frika për luftë tregtare

08:08 : 17/07/2025
BOTA

Irani përjashton bisedimet bërthamore me SHBA-në

13:04 : 16/07/2025
BOTA

Trump: Britania do të luftonte për SHBA-të, për BE-në nuk e di

10:53 : 16/07/2025
Lajmet e Dites

Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë

10:03 : 16/07/2025
AKTUALITET

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari shqiptar

09:59 : 16/07/2025
BOTA

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati

08:16 : 16/07/2025
Para

Varet nga rezultatet e hetimit, Shqipëria nuk ka një datë për rikthimin e fondeve IPARD

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com